26 Maj 2022, 20:39
Nga DOSJA
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Serbi me të drejtë vote në rivotimin në Tërnoc të Luginës që të dalin masivisht e të votojnë për Shaip Kamberin. Kurti me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Kamberi është mundësia e fundit e shqiptarëve që të kenë një përfaqësues në Kuvendin e Serbisë. Ai gjithashtu shkruan se Serbia ka bërë gjithçka që të ndalë përfaqësimin e shqiptarëve
Postimi i Plotë:
Tërnoci voton, shqiptarët fitojnë Të dashur vëllezër e motra, Të dashur shqiptarë, bashkëkombas të Luginës,
Tërnocit, Tashmë e kemi parë që Serbia, figurat dhe mekanizmat politik të saj, kanë bërë gjithçka që t'ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend. Andaj nesër punën e parë në agjendën tuaj ditore, bëni daljen dhe votimin në Qendrën e Votimit nr. 6 në Tërnoc. Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t'i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të.
Vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës nesër, është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote. Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi. Andaj, u bëj thirrje, që nesër, më 27 maj, të përbashkoheni të gjithë ju më të drejtë vote në Tërnoc duke votuar z.Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip e shqiptar, njerëzor e qytetar. Tërnoci voton! Shqiptarët fitojnë!
Posteri
(I.A/dosja.al)
Bota
26 Maj 2022, 20:16
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se trupat ruse kap&...
Bota
26 Maj 2022, 19:57
Alarm per bombe ne Serbi
SERBI- Në e-mailin e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), një prej organizatave që organiz...
Bota
26 Maj 2022, 18:57
Albin Kurti
Nga “shkrirja e akujve” dhe “era e luleve” e deri te qëndrimi “frytdhënës”, media serbe "Bli...
Bota
26 Maj 2022, 19:16
Flutura
ANGLI- Një raport nga Butterfly Conservation paralajmëron se 24 nga 58 speciet e fluturave nw Britani mund të zhduken së shpejt...
Bota
26 Maj 2022, 19:05
Donbas
UKRAINË- Forcat ruse po bombardojnë qytete dhe qytete në Ukrainën lindore me qëllimin e deklaruar për të "&c...
Bota
26 Maj 2022, 18:57
Vladimir Putin
RUSI- Moska është e gatshme të japë një "kontribut të rëndësishëm" për të shmangur nj...
Bota
26 Maj 2022, 18:37
Ramzan Kadyrov
POLONI- Në mes të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë, një video e liderit çeçen dhe aleatit t&eu...
Bota
26 Maj 2022, 18:21
Elon Musk dhe Bill Gates
SHBA- CEO i Tesla, Elon Musk, kritikoi të mërkurën filantropin miliarder Bill Gates pasi një raport pretendont...
Bota
26 Maj 2022, 18:25
Antonio Guterres
GJENEVË- Sekretariati i OKB-së paralajmëroi këtë javë në një letër drejtuar 193 vendeve...
Bota
26 Maj 2022, 18:13
Klitschko dhe Vulin
SERBI- Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryebashkiakut të Kie...