LIVE UPDATES
Bota

Sërish alarm për bomë në Serbi, evakuhen pjesëmarrësit e festivalit “Mirëdita, dobar dan”

Njoftimi erdhi menjëherë pasi festivali, i cili prezanton skenën kulturore dhe sociale të Kosovës në Serbi, u hap zyrtarisht të enjten rreth orës 18:00 në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në qendër të Beogradit.

26 Maj 2022, 19:57 Nga DOSJA
Sërish alarm për bomë në Serbi, evakuhen
Alarm per bombe ne Serbi

SERBI- Në e-mailin e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), një prej organizatave që organizon festivalin "Mirëdita, dobar dan", ka mbërritur një raport për vendosjen e një bombe.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi festivali, i cili prezanton skenën kulturore dhe sociale të Kosovës në Serbi, u hap zyrtarisht të enjten rreth orës 18:00 në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në qendër të Beogradit.

Është bërë e ditur se publiku dhe pjesëmarrësit do të evakuohen nga qendra në mënyrë që policia të kontrollojë hapësirën.

"Ne besojmë se ky është një tjetër presion mbi festivalin," tha Sofija Todoroviq nga YIHR.

Një ditë para ceremonisë zyrtare të hapjes së festivalit, më 25 maj, në Beograd u hap ekspozita me fotografi "Të gjithë lotët tanë" kushtuar viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi, e cila është gjithashtu pjesë e programit të festivalit.

Nga ora 19:00 ishte planifikuar të luhej shfaqja “Stifler” me regji të Kushtrim Koljiqit.

Gazetarët e RSE raportojnë se nuk ka grupe të krahut të djathtë të mbledhur para Qendrës për Dekontaminimin Kulturor.

Festivali “Mirëdita, dobar dan”, që nga themelimi i tij në vitin 2014, është shoqëruar me protesta të organizatave dhe partive të djathta në Serbi – ata kërkuan ndalimin e festivalit dhe tentuan të pengojnë mbajtjen e tij.

Programi i festivalit të nëntë, sipas organizatorëve, është një ndërthurje e artit, skenës bashkëkohore kulturore dhe ngritjes së çështjeve të rëndësishme në kohëra që janë sfidë e madhe për Kosovën dhe shoqërinë serbe.

"Ka një hendek të madh midis shoqërisë serbe dhe asaj kosovare. Festivali po përpiqet ta zvogëlojë atë hendek derisa të zhduket, ndërsa elitat politike po punojnë për ta thelluar atë," tha për Radion Evropa e Lirë (RFE) Fiona Jelici nga organizata për të drejtat e njeriut (YIHR), një nga organizatat që organizon festivalin.

Festivali “Mirëdita, dobar dan” mbahet në Beograd që nga viti 2014, me qëllim të krijimit të një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.

Përpara hapjes së ekspozitës “Të gjithë lotët tanë”, aktivistët e Partisë së djathtë Demokratike të Serbisë kanë mbajtur të mërkurën një protestë përpara sallës “Enxhio hab”.

Kryetari i kësaj partie, Millosh Jovanoviq, ka thënë se festivali promovon pavarësinë e Kosovës, e cila, sipas tij, cenon rendin kushtetues të Serbisë.

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) protestoi përballë "Engio Hub", duke kërkuar anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, 25 maj 2022.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008.

Ndryshe, javëve të fundit, ka pasur disa kërcënime të rreme me bomba në adresa të ndryshme në Serbi, por edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor./REL/

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi