LIVE UPDATES
Bota

'Vrasja, forma e fundit e censurës', në forumin e Davos u diskutua mbi rreziqet që i kanosen sot gazetarisë

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës Reporterët pa Kufij, Christophe Deloire, foli sot me shqetësim rreth asaj që e cilësoi një shtrembërim i pashembull i konkurrencës në botën dixhitale, që sikurse tha ai, po dobëson gazetarinë.

26 Maj 2022, 18:02 Nga DOSJA
'Vrasja, forma e fundit e censurës', në forumin e Davos u
foto ilustruese

ZVICËR- Gazetarë, mbrojtës të lirisë së shtypit dhe aktivistë të të drejtave të njeriut diskutuan të enjten rreth mënyrave se si qeveritë dhe sektori privat mund të garantojnë lirinë e shtypit. Komentet e tyre u bënë gjatë takimit të Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës, në një nga sesionet kushtuar kësaj çështjeje.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës Reporterët pa Kufij, Christophe Deloire, foli sot me shqetësim rreth asaj që e cilësoi një shtrembërim i pashembull i konkurrencës në botën dixhitale, që sikurse tha ai, po dobëson gazetarinë.

Për herë të parë në historinë e demokracive ka një shtrembërim të paprecedentë të konkurrencës, siç paraqitet aktualisht në ekosistemin dixhital, rrethana favorizuese për pendimin, gjuhën e urrejtjes, ekstremizmin dhe për njerëzit që shohin kudo komplote, ndërsa vetë gazetaria është dobësuar".

Gjatë komenteve të tij në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, në sesionin kushtuar lirisë së shtypit, Drejtori Ekzekutiv i organizatës “Human Rights Watch” Kenneth Roth tha se media sociale po ndihmon autokratët t’i shmangen përgjegjësive përpara së cilave i vendosin organizatat tradicionale të lajmeve. Sipas tij, qeveritë e fuqishme mund të krijojnë faqe të rreme e të prodhojnë dezinformata.

Nëse lexoni manualin e autokratëve, i cili realisht nuk ekziston, por edhe mundet, sepse po të shihni të gjithë zbatojnë të njëjtat strategji, e gjitha nis me mbylljen e medias së pavarur dhe ka një arsye për këtë. Një qytetar i thjeshtë ka nevojë të dijë se çfarë po ndodh, por nuk ka kohë ta bëjë një gjë të tillë. Këtë e bëjnë gazetarët, puna e të cilëve është të zbulojnë se çfarë po ndodh dhe ta përcjellin atë me sa më shumë kujdes. Më pas publiku në mënyrë të informuar i kërkon qeverisë se si të veprojë dhe çka nuk duhet të bëjë. Ndaj dhe autokratët duan t'u mbyllin gojën gazetarëve, sepse ata nuk e dëshirojnë këtë nivel llogaridhënieje".

Patrick Chappatte, President i Fondacionit Karikaturistët e Lirisë, tha se ata janë shpesh në shënjestër e autokratëve të cilët kanë frikë të ekspozohen përmes satirës dhe humorit.

"Karikaturat politike ose satira politike në të gjitha format e saj është një barometër i fjalës së lirë dhe një simptomë se kur ato sulmohen është diçka që duhet t'i kushtojmë vëmendje. Autokratët acarohen shpejt. Ata futen në panik kur shohin filma vizatimorë, sepse kanë shumë frikë nga humori. Ata i ndërtojnë perandoritë e tyre mbi frikën dhe mbi gënjeshtra, ndaj druhen se mos ekspozohen përmes satirës dhe karikaturave".

Për sekretaren e Përgjithshme të “Amnesty International” Agnes Callamard, vrasja është forma më e fundit e censurës.

Sipas zonjës Callamard vendosja e gazetarëve nën shënjestrën e këtyre akteve është një mesazh drejtuar gjithë shoqërisë, se ajo nuk duhet të kalojë të ashtuquajturat vija të kuqe./VOA/

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë