LIVE UPDATES
Bota

Pas vrasjes së 21 personave në Teksa, Kongresi Amerikan rikthen debatin për kontrollin e armëve

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur humbën jetën si pasojë e sulmit me armë në një shkollë fillore në Teksas të martën. Vrasjet rikthyen debatin mbi kontrollin e armëve. Guvernatori i Teksasit, republikani Gregg Abbot, u përball me kundërshtarin e tij demokrat Beto O’Rourke, i cili pretendon se lehtësirat ligjore për blerjen e armëve çuan në tragjedi.

26 Maj 2022, 17:59 Nga DOSJA
Pas vrasjes së 21 personave në Teksa, Kongresi Amerikan rikthen
Sulmi ne Teksas

SHBA- Ligjvënësit amerikanë do të votojnë sot për të shtuar kontrollet mbi të kaluarën e individëve që synojnë të blejnë të armë, pas sulmit me armë zjarri në një shkollë fillore të Teksasit këtë javë, incidenti i dytë më i rëndë në historinë e vendit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson, vrasjet rindezën debatin kombëtar mbi kontrollin e armëve, por shanset që politikanët të miratojnë ndryshime të mëdha janë të pakta.

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur humbën jetën si pasojë e sulmit me armë në një shkollë fillore në Teksas të martën. Vrasjet rikthyen debatin mbi kontrollin e armëve. Guvernatori i Teksasit, republikani Gregg Abbot, u përball me kundërshtarin e tij demokrat Beto O’Rourke, i cili pretendon se lehtësirat ligjore për blerjen e armëve çuan në tragjedi.

Guvernatori tha se 18 vjeçari i armatosur, Salvador Ramos, nuk dha sinjale se po planifikonte sulmin para se ta kryente atë. Zoti Abbot bëri thirrje për rritjen e shërbimeve të shëndetit mendor, në vend të ashpërsimit të ligjeve për armëmbajtje.

“E urrej ta them, por çdo fundjavë ka më shumë vrasje në Çikago sesa në shkollat e Teksasit. Çikago, Los Anxhelosi dhe Nju Jorku rrëzojnë teoritë e atyre që mendojnë se ndoshta me zbatimin ligjeve më të ashpra për armët, problemi do të zgjidhet”, thotë Guvernatori Abbott.

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Kongresit, që ka shumicë të vogël demokrate, të miratojë ndryshimet ligjore.

“Kur, në emër të Zotit, do të bëjmë atë që duhet bërë? Që edhe nëse nuk i ndalojmë plotësisht, të ulim ndjeshëm numrin e tragjedive”, thotë Presidenti Biden.

Demokratët thanë se duan të lëvizin me shpejtësi për të miratuar rregullore të reja.

“Epidemia e armëve në Amerikë nuk krahasohet me asnjë komb tjetër në botë që ekziston për sa ekzistojmë ne. Asnjë amerikan nuk është i sigurt nga kjo sëmundje dhe populli është lodhur nga kjo”, thotë udhëheqësi i shumicës në Senat Chuck Schumer.

Por demokratët theksojnë se përpjekje të ngjashme janë penguar në të kaluarën.

“Ky është diskutim për industrinë e armëve. Industria e armëve kërkon të ndalojë çdo debat për ndryshimin e ligjeve pas këtyre sulmeve. Ata e dinë se ky është momenti kur publiku kërkon ndryshimin e politikave”, thotë senatori demokrat Chris Murphy.

Ndërkohë republikanët e pranojnë shkallën e tragjedisë.

“Është e tmerrshme të mendosh jetët e atyre të rinjve të pafajshëm, që u vodhën nga ky brutalitet i pakuptimtë”, thotë udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell.

Republikanët paralajmëruan se ata janë kundër kufizimit të së drejtës kushtetuese të amerikanëve për të mbajtur armë.

Protestat nuk kanë arritur të shtyjnë Kongresin të miratojë ligje të reja, sa herë që janë shënuar sulme vdekjeprurëse.

“Supozohet se çdo politikë, që mbron reformën është një veprim për konfiskimin e armëve dhe ndryshime sipas modelit të Zelandës së Re. Kjo nuk është ajo që po propozojmë. Ka shumë masa ligjore, që janë propozuar, që do të krijonin pengesa për njerëzit që përpiqen të kryejnë akte të tilla”, thotë Matthew Valentine nga Universiteti i Teksasit.

Sipas një sondazhi të qendrës kërkimore “Pew” më 2021, gjysma e amerikanëve i shohin sulmet me armë si një problem serioz dhe një numër i madh demokratësh dhe republikanësh mbështesin shtimin e kontrolleve mbi të kaluarën e individëve që synojnë të blejnë të armë./VOA/

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë