LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Fitore e rëndësishme për Biden, demokratët ruajnë kontrollin e Senatit

Kjo është një fitore të rëndësishme për Presidentin Joe Biden, i cili shprehu kënaqësinë për rezultatin. Republikanët mbeten pranë marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ndërsa zyrtarët vazhdojnë numërimin e votave pas zgjedhjeve për Kongresin të së martës.

13 Nëntor 2022, 15:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SHBA/ Fitore e rëndësishme për Biden,
Kongresi amerikan

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara, demokratët arritën të mbajnë kontrollin e Senatit pasi Senatorja Catherine Cortez Masto fitoi rizgjedhjen në Nevada. Kjo është një fitore të rëndësishme për Presidentin Joe Biden, i cili shprehu kënaqësinë për rezultatin. Republikanët mbeten pranë marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ndërsa zyrtarët vazhdojnë numërimin e votave pas zgjedhjeve për Kongresin të së martës.

Demokratët arritën të mbajnë kontrollin e Senatit, duke zmbrapsur kështu përpjekjet e republikanëve për të marrë shumicën dhe duke ua bërë atyre më të vështirë pengimin e programit të Presidentit Biden. Vetë zoti Biden tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur nga rezultati.

“Urime Senatorit Schumer, pasi ka shumicën sërish dhe tani po përqëndrohemi në Xhorxhia. Ndjehemi mirë për situatën dhe ju e dini që unë jam optimist i madh dhe nuk më befasoi rezultati. Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga pjesëmarrja, e cila mendoj se reflekton cilësinë e kandidatëve tanë dhe programit të njëjtë me të cilin po kandidojnë... Pra ndjehem mirë dhe jam optimist për dy vitet në vazhdim”, tha Presidenti Biden.

E ardhmja e Dhomës së Përfaqësuesve mbetet ende e paqartë ndërsa Partia Republikane po përpiqet të arrijë një shumicë me diferencë të ngushtë. Fitorja e Senatores Catherine Cortez Masto në Nevada ndaj republikanit Adam Laxalt, një ish-prokuror i përgjithshëm i shtetit, që kishte mbështetjen e ish-presidentit Donald Trump, u dha demokratëve 50 vendet që iu nevojiten për të ruajtur kontrollin e Senatit. Fitorja e saj reflekton fuqinë befasuese të demokratëve në zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Masto konsiderohej ndër senatorët më të rrezikuar pasi po rikandidonte në një shtet në vështirësi ekonomike, ku çmimet e karburantit janë nga më të lartat në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka shtuar zhgënjimin e republikanëve që kishin besimin se ajo do të mundej. Kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer shpalli fitoren mbrëmjen e së shtunës duke shkruajtur në Twitter: “Shumica juaj demokrate në Senat!”.

“Demokratët në Senat patën disa arritje gjatë dy viteve të para të presidencës Biden. Ata miratuan Ligjin për Investimet në Infrastrukturë. Ata miratuan Ligjin për Uljen e Inflacionit, për masat lehtësuese për COVID-in, ndihmën për Ukrainën. Këto të gjitha janë konsideruar arritje nga demokratët”, thotë Lisa Mascaro, nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Me rezultatet në Nevada tashmë të përcaktuara, Xhorxhia është i vetmi shtet ku të dyja palët janë ende në garë për një vend në Senat. Senatori aktual demokrat Raphael Warnock do të përballet me sfiduesin republikan Herschel Walker në balotazhin e 6 dhjetorit. Gara për Senatin në Alaska vazhdon, megjithëse vendi do të qëndrojë në duart e republikanëve.

Kontrolli i Senatit nga demokratët siguron një proces më të qetë për emërimet në kabinetin e Presidentit Biden dhe ato në gjyqësor, përfshirë emërimet për vakanca të mundshme në Gjykatën e Lartë.

“Presidenti Biden ka punuar për të emëruar gjithnjë e më shumë gjykatës. Dhe sigurisht, ai emëroi anëtaren e parë afrikano-amerikane të Gjykatës së Lartë, Ketanji Brown Jackson. Dhe Joe Biden po përpiqet të emërojë të tjerë gjykatës, me prejardhje diverse, në mbarë sistemin federal të gjyqësorit amerikan”, thotë zonja Mascaro.

Partia Demokrate gjithashtu do të ruajë kontrollin mbi komisionet dhe do të ketë fuqinë për të kryer hetime ose mbikëqyrje të administratës së Presidentit Biden, si dhe do të jetë në gjendje të refuzojë projektligjet e dërguara nga Dhoma e Përfaqësuesve, nëse Partia Republikane fiton shumicën në atë dhomë.

Marrë nga VOA

shba joe biden

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit