LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale në Brazil, Lula-Bolsonaro shkojnë në balotazh

Ish-presidenti i majtë brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva mori 57 milionë vota në zgjedhjet presidenciale të së dielës, duke mos kaluar pragun prej 50%, të nevojshëm për të shmangur balotazhin.

4 Tetor 2022, 18:09 Nga e.k
Zgjedhjet presidenciale në Brazil, Lula-Bolsonaro shkojnë në
Flamuri i Brazilit

BRAZIL- Ish-presidenti i majtë i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva dhe presidenti aktual i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, do të përballen në balotazh më 30 tetor, pasi asnjëri prej tyre nuk mori votat e nevojshme për të kaluar pragun zgjedhor.

Ish-presidenti i majtë brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva mori 57 milionë vota në zgjedhjet presidenciale të së dielës, duke mos kaluar pragun prej 50%, të nevojshëm për të shmangur balotazhin.

Zoti Lula mori 48.4% të votave të vlefshme.

“Gjithmonë kam menduar se do t’i fitojmë këto zgjedhje dhe dua t’ju them se do t’i fitojmë këto zgjedhje. Është vetëm çështje kohe”.

Presidenti aktual, Jair Bolsonaro i ekstremit të djathtë, mori 43.2% të votave të vlefshme, ose më shumë se 50 milionë vota, duke ngushtuar hendekun, ndryshe nga sa parashikonin sondazhet. Zoti Bolsonaro ka qenë një kritik i ashpër i parashikimeve.

“Ne e mposhtëm gënjeshtrën e sotme, statistikat që parashikonin rezultatin 50-30. Po shkojmë drejt një territori të barabartë”.

Zoti Bolsonaro, një nga udhëheqësit më të spikatur të ekstremit të djathtë në Amerikën Latine, tregoi një forcë befasuese.

Përveç sigurimit të balotazhit, më shumë se 100 aleatë të Partisë Liberale të zotit Bolsonaro u zgjodhën në parlament, duke fuqizuar pozitat e partisë, kryesisht në shtetet vendimtare si Sao Paulo që është më i pasuri dhe më i populluari në Brazil.

Rreth 120 milionë brazilianë morën pjesë në votimet paqësore të së dielës.

“Është e rëndësishme të votojmë për dikë që përfaqëson vlerat dhe synimet tona”, tha për Zërin e Amerikës Alexandra Padilha, ndërsa hidhte votën të dielën.

Alexandra Padilha thotë se ajo mbështeti zotin Bolsonaro nga frika se Brazili do të kthehej në një vend socialist si Venezuela.

“Do të thotë uri, mungesë e të drejtave, e lirisë fetare. Do të thotë një parti e vetme”.

Arthur Stelle, i cili është 16 vjeç dhe votoi për herë të parë, thotë se dëshiron ndryshim.

“Ishte një ndjenjë e mahnitshme. Është e pabesueshme të marrësh pjesë në ndryshimet e vendit. Na duhet një ndryshim i madh në drejtimin e qeverisë”.

Ekspertët thonë se kandidatët Lula dhe Bolsonaro tani do të luftojnë për të tërhequr votuesit, sidomos ata që votuan për kandidatët e tjerë, një detyrë jo e lehtë.

“Ajo që më bën të votoj është vendosja e fatit të vendit tim, por nuk do të votoj për Lulën apo Bolsonaron”, thotë Patricia do Vale.

Zoti Lula formoi aleanca gjatë gjithë fushatës së tij dhe ka gjasa që kandidati centrist Simone Tebet, i cili zuri vendin e tretë në zgjedhje, ta mbështesë atë.

Balotazhi mes kandidatëve Lula dhe Bolsonaro është caktuar për më 30 tetor.

Marrë nga VOA

brazil zgjedhjet ne brazil

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj