LIVE UPDATES
Bota

Fadil Novalliç 'non grata' nga SHBA, kryeministrin e BiH e "dogjën" patronazhistët

Ai i dërgoi letra dhe mesazhe të moshuarve duke i premtuar rritje pensionesh nëse do ta votonin që të vinte në krye të qeverisë. E gjitha ndodhi një javë para zgjedhjeve të vitit 2018. Novaliç i përdori patronazhistët, të cilin e mori falë pozicionit të tij si kryeministër.

4 Tetor 2022, 16:37 Nga k.m.
Fadil Novalliç 'non grata' nga SHBA, kryeministrin e BiH e
Fadil Novalliç

SARAJEVË- Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novalliç, dhe Sllobodan Stanoviç, biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, janë personat e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar. Kjo për shkak të keqpërdorimit të të dhënave personale të pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike, para zgjedhjeve të 2018. Një version alla “patronazhistë” si në Shqipëri, por vetëm me një grup-moshë të caktuar. Ai i dërgoi letra dhe mesazhe të moshuarve duke i premtuar rritje pensionesh nëse do ta votonin që të vinte në krye të qeverisë. E gjitha ndodhi një javë para zgjedhjeve të vitit 2018. Novaliç i përdori patronazhistët, të cilin e mori falë pozicionit të tij si kryeministër.

"Ky aktivitet është një shkelje e ligjeve të BiH dhe është një pasqyrim i një metode më të gjerë, të njohur publikisht të përdorimit të ndikimit politik personal për përfitime personale ose partiake, që minon proceset demokratike në BiH. Veprimi i sotëm nënvizon se si politikanët në Bosnje dhe Hercegovinë po minojnë institucionet dhe proceset demokratike për përfitimet e tyre politike dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhistëve,"-thuhej në deklaratë të bërë nga nënsekretari i Departamentit të Thesarit të SHBA, Brian E. Nelson.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë ka reaguar në një mesazh në Twitter për sanksionet e fundit amerikane ndaj individëve nga Bosnja dhe Hercegovina.

"Shtetet e Bashkuara do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të mbajtur përgjegjës ata që minojnë proceset demokratike në BiH ose mbështesin aktivitetet destabilizuese,"-shkruante ambasada e SHBA në BiH.

Kush është Fadil Novaliç?

Fadil Novaliç, anëtar i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), është aktualisht në postin e kryeministrit të BiH. Para se të merrte postin e kryeministrit, Novaliç ishte i angazhuar në biznes privat. Ai është në mesin e disa zyrtarëve të lartë në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, të cilët po ndiqen penalisht në Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës për prokurimin e 100 respiratorëve nga Kina në Federatën e Bosnje-Hercegovinës.

Një hetim i përbashkët nga BIRN dhe The Initium zbuloi se fakti që ventilatorët ishin të papërshtatshëm dihej publikisht tre javë përpara blerjes së tyre nga qeveria e Novalic dhe gati një muaj përpara se ai t'i blente. Por sërish u blenë.

E gjithë skema është bërë nga kompania “Srebrena Malina”. Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës ka vërtetuar përmes ekspertizës se përdorimi i tyre nuk rekomandohet në njësitë e kujdesit intensiv. Por për këtë çështje gjyqi ende vazhdon.

Kush e regjistroi Novaliçin në politikë në vitin 2018?

Në vitin 2018, Novaliç kërkoi të dhënat personale të më shumë se 400,000 pensionistëve nga Instituti i Sigurimeve Pensionale dhe Pensionale, të cilat ai i përdorte për t'u dërguar letra pensionistëve. Në tetor 2018, Aleanca për një të ardhme më të mirë (SBB) dorëzoi një kallëzim penal kundër Fadil Novaliçit në Prokurorinë e Kantonit të Sarajevës. Kërkesa është dorëzuar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për fillimin e procedurës kundër Novaliçit, duke pretenduar se ishte shkelur ligji zgjedhor.

Në atë kohë, kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Fadil Novaliç, u raportua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave nga Amra Zulfikarpashiç, një profesoreshë në pension nga Sarajeva.

“Disa ditë para zgjedhjeve të 2018-ës na ka ardhur një letër nga zoti Novaliç, e cila i është drejtuar emrit dhe mbiemrit tim, në të cilën na ka njoftuar se, nëse e votojmë, do të na rrisë pensionet pas Vitit të Ri. Ishte e tmerrshme edhe për mua kur pashë letrën në emrin tim. Pyesja veten se ku e morën adresën time në radhë të parë që të më kontaktonin. Sepse askush nuk ka të drejtë të keqpërdor të dhënat në regjistrin e fondit pensional për qëllime politike”, tha Zulfikarpashiç për RSE, pas lajmit për vendosjen e sanksioneve ndaj Novaliqit.

Damir Arnaut, ish-anëtar i partisë SBB, ka konfirmuar për RSE se në vitin 2018, raporti kundër Novaliçit i është dërguar Prokurorisë së Sarajevës.

“E di me siguri që është dërguar, por ka qenë më shumë se katër vite më parë dhe vërtet nuk e mbaj mend”, tha Arnaut.

Arnaut, kryetari i Komisionit të Përkohshëm Hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të BiH thotë se ky rast është vetëm një nga shembujt për të cilin institucionet e BiH nuk kanë reaguar. Po ashtu, një ditë para kryeministrit, në “listën e zezë” është futur edhe prokurorja e Prokurorisë së BiH-së, Diana Kajmakoviç.

Përveç kryeministrit u sanksionua edhe një biznesmen i lidhur me Dodikun

Slobodan Stankoviç u shtua gjithashtu në "listën e zezë" të hënën, më 3 tetor. Ai është një nga njerëzit më të pasur në BiH dhe pronar prej kohësh i kompanisë ndërtimore nga Republika Srpska Integral. Nga SHBA u pretendua se  Stanković dhe kompania e tij ishin të lidhur me korrupsionin në sektorin e ndërtimit në të cilin Integral iu dha disa nga projektet më të mëdha në Republikën Srbska.

Një nga projektet e fundit ku ajo ishte përfshirë si kontraktore ishte ndërtimi i seksionit të autostradës nga Bijeljina, në verilindje të Bosnjës dhe Hercegovinës, deri në kufirin me Serbinë. Është një seksion 20 kilometra, ndërtimi i të cilit do të kushtojë 302 milionë marka (154.4 milionë euro). Integral gjithashtu kreu punë edhe në Kroaci. Stankoviç u sanksionua sepse ai ndihmoi materialisht, sponsorizoi ose ofroi mbështetje financiare për Dodik.

Cilat janë pasojat?

Pas futjes në listën e zezë, të gjitha asetet dhe të drejtat për asetet e atyre të sanksionuarve të vendosura në SHBA duhet të ngrijnë. Vendimi u mor vjet nga ana e presidentit Joe Biden. Në Shqipëri, sanksione të tilla kanë Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. Kjo ishte  hera e parë që aktorë të politikës apo biznesit në vend u targetuan me sanksione nga Departamenti i Thesarit, dhe jo Departamenti i Shtetit.

LIDHJA ME SHQIPËRINË

Ndërkohë që ‘patronazhistët’ “dogjën” kryeministrin e Bosnje-Herzegovinës, duket se ai shqiptar deri më tani nuk preket edhe pse pati të njëjtin skandal shumë pak kohë më parë. Dolën të dhënat e gati 1 milion shqiptarëve, së bashku me ‘të bashkangjiturin’ e partisë.

Ndryshe nga Bosnja ku dolën të hënat e pensionistëve, në Shqipëri “patronazhistët” janë të ndarë në dy grupe, ndërsa sipër tyre është një tjetër person i cili quhet “i deleguari” dhe që merr informacione nga patronazhistët. Detyra e patronazhistit me aplikacion është që të raportojë në kohë reale ditën e votimit mbi statusin e secilit votues, pra nëse votuesi ka shkuar në qendrën e votimit apo jo. Patronazhistët e grupit të dytë, apo ata që nuk kanë aftësi teknike, do të punojnë me lista në mënyrë manuale duke raportuar tek i deleguari i partisë në kohë reale për statusin e votuesve të PS që kanë në ngarkim. Në fund të punës u falenderuan publikisht për fitoren nga kryeministri Edi Rama.

fadil novalliç fadil novalliç shpallet non grata

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen