All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, kandidati pro-perëndimor fiton raundin e parë

Diplomati pro-perëndimor, Ivan Korcok, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki përballë kandidatit Peter Pellegrini, aleat i ngushtë i kryeministrit majtist Robert Fico. Fituesi i balotazhit do të pasojë zonjën Zuzana Caputova, presidentja e parë grua e Sllovakisë.

24 Mars 2024, 16:37 Nga M.B
Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, kandidati pro-perëndimor fiton
Ivan Korcok
All - Paragraf - 1

SLLOVAKIA- Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki kanë nxjerrë fitues diplomatin pro-perëndimor Ivan Korcok i cili do të përballet në balotazh me kandidatin Peter Pellegrini, aleat i ngushtë i kryeministrit majtist Robert Fico. Fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet më 6 prill, do të pasojë zonjën Zuzana Caputova, presidentja e parë grua e Sllovakisë dhe mbështetëse e fortë e Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus. Diplomati pro-perëndimor, Ivan Korcok, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki përballë kandidatit Peter Pellegrini, aleat i ngushtë i kryeministrit majtist Robert Fico. Fituesi i balotazhit do të pasojë zonjën Zuzana Caputova, presidentja e parë grua e Sllovakisë.

“Kandidati im fitoi. Jam e kënaqur dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë edhe balotazhi. Nuk e identifikoj veten me partinë e kandidatit Pellegrini. Kështu që mendoj se një kandidat i pavarur është zgjidhja më e mirë”, thotë votuesja Patricie Illichova.

Ivan Korcok ka shërbyer si ambasador i Sllovakisë në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani dhe mbështet fuqishëm anëtarësimin e vendit të tij në BE dhe NATO.

“Ivan Korcok fitoi raundin e parë me një diferencë të ngushtë prej rreth pesë për qind, çka do të thotë se shoqëria është e ndarë, se shoqëria është vërtet e shqetësuar pas fitores së Robert Ficos në zgjedhjet e shtatorit. Kjo nënkupton se ndryshimet e shpejta po shkojnë në drejtim të gabuar. Slogani “ata nuk mund të kenë gjithçka” duket se ka funksionuar tek pjesa më e madhe e elektoratit”, thotë analisti Miroslav Vlachovsky me organizatën GLOBSEC.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, do të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 6 prill. Kandidati pro-perëndimor paralajmëroi rrezikun që i kanoset vendit nga ndikimi rus.

“Nuk duhet të izolohemi për shkak se disa politikanë përkulen para Rusisë, po i nënshtrohen këtij agresori dhe nuk guxojnë ta thonë këtë në sy të votuesve. Ata thjeshtë fshihen sepse mendojnë se do të fitojnë pikë politike të brendshme. Unë nuk jam kështu”, tha kandidati për president Ivan Korcok, ish-Ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

Anketat e opinionit publik para zgjedhjeve sugjeronin një epërsi të kandidatit Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit majtist Robert Fico. Një fitore e balotazhit për zotin Pellegrini, aktualisht Kryetar i Parlamentit sllovak, do të forconte pushtetin e kryeministrit Fico, duke i dhënë atij dhe aleatëve kontrollin e posteve strategjike në vend. Partia e kandidatit Pellegrini i është bashkuar koalicionit qeverisës, që menjëherë pas ardhjes në pushtet ndërpreu furnizimin me armë për Ukrainën. Presidentja aktuale, Zuzana Caputova, e cila nuk rikandidon, ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës në luftën kundër agresionit rus./ VOA

ivan korcok

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje