LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidencialet në SHBA/ Analiza: A do të ndikojnë debatet Biden-Trump te votuesit e pavendosur?

Presidenti Joe Biden dha një përgjigje të drejtpërdrejtë më 15 maj lidhur me debatin mes kandidatëve për president. “Donald Trump-i humbi dy debate ndaj meje në vitin 2020. Që atëherë, ai nuk ka dashur të debatojë. Tani ai po sillet sikur dëshiron të debatojë përsëri me mua.”

20 Maj 2024, 19:00 Nga B.Z
Zgjedhjet presidencialet në SHBA/ Analiza: A do të ndikojnë
Joe Biden, Donald Trump

SHBA - Presidenti Joe Biden dhe rivali i tij i pritshëm republikan, Donald Trump, kanë rënë dakord të zhvillojnë dy debate presidenciale. Një mori rregullash ka për qëllim që debati mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë të zhvillohet në bazë të normave të etikës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, mbetet për t’u parë nëse debatet do të ndikojnë tek votuesit e pavendosur, duke patur parasysh se votimet zhvillohen në nëntor.

Presidenti Joe Biden dha një përgjigje të drejtpërdrejtë më 15 maj lidhur me debatin mes kandidatëve për president. “Donald Trump-i humbi dy debate ndaj meje në vitin 2020. Që atëherë, ai nuk ka dashur të debatojë. Tani ai po sillet sikur dëshiron të debatojë përsëri me mua.”

Debatet do të zhvillohen më 27 qershor dhe 10 shtator. Kandidati republikan për president, Donald Trump, parashtroi kërkesa të reja gjatë një tubimi fushate të premten në Minesota. “Dua të debatoj me të dhe do të kërkoj që t’i bëhet testi i drogës, meqë ra fjala. Nuk dua që ai të vijë në debat i ‘droguar’ siç ishte në fjalimin drejtuar vendit në Kongres”, aludoi zoti Trump për Presidentin Biden.

Nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimet e zotit Trump. Senatori demokrat Chris Van Hollen ngriti pikëpyetje për taktikat e debatit të ish-presidentit gjatë një interviste në programin "This Week" të kanalit ABC. “Ai (Trump) dëshiron të krijojë këtë lloj atmosfere argëtimi si cirk, por zgjedhja do të jetë shumë e qartë. Kemi një kandidat që u rrit në Skranton të Pensilvanisë që lufton për klasën e mesme. Ai beson tek dinjiteti në punë dhe mirësjellja. Donald Trump-i përfaqëson kaosin”, tha Senatori Van Hollen.

Ish-këshilltari i fushatës së zotit Trump, Marc Lotter, theksoi rëndësinë e debatit presidencial gjatë një interviste në kanalin ABC. “Do të jetë një kujtesë e drejtpërdrejtë, pasi Donald Trump flet rreth 90 minuta dy tre herë në javë nëpër tubime. Rrallë herë Joe Bien zhvillon ndonjë intervistë me pyetje të vështira. Do të jetë një sfidë për Presidentin Biden”, tha zoti Lotter lidhur me debatet presidenciale.

Në sallën e debateve nuk do të ketë audiencë. Gazetarët e rrjeteve CNN dhe ABC do të kenë mundësinë që të mbyllin mikrofonat nëse kandidatët përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin. Debatet do të ndihmojnë amerikanët që të vendosin se për kë do të votojnë në zgjedhjet e nëntorit, thotë për Zërin e Amerikës profesoresha June Speakman e Universitetit Roger Williams.

“Trump-i dallohet për goditjen e të metave të kundërshtarit, dhe ka më pak interes tek diskutimi i çështjeve. Mendoj se Biden-i do të përpiqet të përqendrohet tek problemet, arritjet e tij ekonomike dhe më pak në karakteristikat e Trump-it si kandidat”. Ndikimi tek votuesit është i lidhur me kohën kur zhvillohen debatet, thotë për Zërin e Amerikës John Fortier me Institutin “American Enterprise”.

“Përqendrimi vëmendjes nga votuesit është më i madh ndërsa afrohen zgjedhjet. Debatet kanë shikueshmëri të madhe dhe votuesit e pavendosur e përqendrojnë më shumë vëmendjen për të zgjedhur në minutën e fundit”. Dy kandidatët vazhdojnë fushatat për të tërhequr votuesit. Zoti Trump do të zhvillojë një tubim në Bronks të Nju Jorkut më 23 maj. Presidenti Biden zhvillon një vizitë zyrtare në Nju Hampshire më 21 maj dhe pastaj shkon në Boston të shtetit Masaçusets./VOA

donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj