20 Maj 2024, 17:44
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit. Gjithashtu policia njoftoi se po zhvillon një operacion në gjashtë vendodhje në katër komunat veriore.
"Policia e Kosovës, pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizim të prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu policia thotë se ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident. Po ashtu qëllimi është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë.
“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur”, thuhet në njoftim.
Ndërsa mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës është futur në së paku katër degë të një banke në veri, si dhe në shërbimin e Bankës Popullore e Serbisë në Komunën e Leposaviçit. Gjithashtu ata rapotojnë se po qëndrojnë edhe pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it.
policia e kosoves
Bota
20 Maj 2024, 17:39
S.B
viktima Ellen
ANGLI- 24-vjeçarja Ellen Mercer, pësoi mpiksje gjaku pasi thithte dy deri në tre shishe të mëdha çdo d...
Bota
20 Maj 2024, 16:28
E. D
pamje nga vendngjarja
INDI- Ky është momenti rrëqethës kur një aeroplan i aviokompanisë indiane Air India detyrohet të b...
Bota
20 Maj 2024, 15:40
E. D
Ebrahim Raisi
IRAN- Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republik&eum...
Bota
20 Maj 2024, 15:00
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin ukrainas të Bilogorvkës, një prej vendbanimev...
Bota
20 Maj 2024, 14:50
M.B
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Zyra e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare tha të hën&...
Bota
20 Maj 2024, 14:29
N.F
Iran
IRAN- Një detaj i trishtuar doli të hënën, pak pasi u konfirmua se presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe tetë persona t&e...
Bota
20 Maj 2024, 14:10
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në një periudhë katërvjeçare, 2019-2023...
Bota
20 Maj 2024, 13:52
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Shkencëtarët së fundmi janë shprehur se kanë bërë një zbulim “game changing" që d...
Bota
20 Maj 2024, 13:49
r.ll
mohammad mokhber
IRAN- Zëvendëspresidenti Mohammad Mokhber është shpallur president i përkohshëm i Iranit dhe do të sh&e...
Bota
20 Maj 2024, 13:53
S.B
Julian Assange
LONDËR- Julian Assange ka fituar mundësinë për të apeluar kundër ekstradimit të tij në Shtetet ...