LIVE UPDATES
Bota

Zhdukja e biznesmenit Rexhepit, prokuroria: Është vrarë për 30 mijë euro

Prokurori Hamiti më tej ka shpalosur një historik të shkurtë të zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi, dhe për veprimet hetimore që ka ndërmarrë Prokuroria.

18 Tetor 2022, 12:23 Nga I.A
Zhdukja e biznesmenit Rexhepit, prokuroria: Është vrarë
Bedri Rexhepi

KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një konferencë për media ka shpalosur detaje lidhur me rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepit. Prokurori i rastit, Armend Hamiti bëri të ditur se pas hetimeve të kryera ka rezultuar se Bedri Rexhepi është vrarë nga dy persona për shkak të përftimit material, gjegjësisht shumës prej 30 mijë eurove.

“Dje kam informuar familjarët e viktimës se nga të gjeturat antropologjike mjekoligjore ku bënë pjesë përcaktimi i profilit biologjik, është vërtetuar identiteti i viktimës. Prandaj pas hetimit dhe sigurimit të të gjitha provave kam ngritur aktakuzë Jeton dhe Nexhat Vallasaliu në drejtim të veprës penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtim i varreve apo kufomave”, ka thënë Hamiti.

Hamiti shtoi se motivi i vrasjes ishte për 30 mijë euro.

“Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale është i ultë. Pas hetimit rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, gjegjësisht shuma 30 mijë euro për të cilët të akuzuarit kanë besuar që i ndjeri Bedri Rexhepi i posedon për çka kanë bërë edhe planin për ta ekzekutuar”, tha Hamiti.

Prokurori Hamiti më tej ka shpalosur një historik të shkurtë të zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi, dhe për veprimet hetimore që ka ndërmarrë Prokuroria.

“Më datë 09 prill 2021 është pranuar informacion i parë lidhur me një automjet të braktisur që është gjetur në fshatin Sushicë rrugën për Janjevë. Pas kësaj është bërë identifikimi se i kujt i takon vetura dhe ka rezultuar se është i personit Bedri Rexhei. Prokuroria dhe policia kanë filluar menjëherë veprimet hetimore kanë tentuar të bien në kontakt me pronarin e automjetit dhe nuk kanë arritur e pastaj pas kontaktit me familjarët ka rezultuar se i njëjti nga data 08 prill 2021 rreth orës 16:00 ka dalë nga banesa e tij dhe më nuk është parë nga familjarët”, ka thënë Hamiti.

Ai ka shtuar se menjëherë janë filluar hetimet intensive për zbulimin e këtij rasti.

“Fillimisht është filluar me njësitin K-9 të policisë të shikohet pjesa ku është fjetur vetura mirëpo nuk ka pasur ndonjë rezultat, më pas kanë filluar hetimet të orientohen ka Novobërda me njësitet e kërkim shpëtimit, ku përveç policisë dhe FSK-së është angazhuar dhe KFOR-i… Hetimet nuk kanë ndaluar prej asaj kohe. Mund tju them se për shkak të ndjeshmërisë së rastit kemi tentuar që të jemi sa më konfident në mënyrë që zbulohet rasti”, tha prokurori Hamiti.

Prokurori përmendi edhe disa prej metodave të hetimeve që kanë përdorur, duke njoftuar se trupi i të ndjerit është gjetur më 30 shtator të këtij viti

“Në aktakuzë thuhet se 29 dëshmitarë relevantë janë paraparë në aktakuzë. Janë marrë edhe shumë njerëz të tjerë në pyetje, por këta 29 na kanë ndihmuar në pistat e hetimit. Kemi dalë në teren, kemi bërë ekzaminim të telefonave të te pandehurve nëpërmjet antenave. Janë siguruar të gjitha kamerat ku ka pasur lëvizje të viktimës dhe të pandehurve në ditën kritike dhe ditët në vijim. Kemi zbatuar masa të fshehta të hetimit të cilat në fund na kanë ndihmuar në identifikimin e vendit ku është gjetur turpi dhe zbardhjen e këtij rasti. Gjatë kësaj kohe shtator 2022 kemi dalë në teren edhe me të pandehurit për gjetjen e turpit të viktimës. Dy daljet në teren me të pandehurit nuk kanë rezultuar të suksesshme, në daljen e tretë identifikimin e vendit ku është gjetur trupi i viktimës e kemi bërë vetë pa praninë e të pandehurve”, ka thënë Hamiti.

Prokurori ka shtuar se së shpejti pritet të nis edhe procesi gjyqësor ndaj dy të akuzuarve lidhur me këtë rast.

bedri rexhepi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj