LIVE UPDATES
Bota

Qeveria me masa anti-krizë, qytetarët të pakënaqur në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një paketë masash prej 360 milionë euro kundër krizës për kategoritë e rrezikuara sociale, pensionistët, institucionet arsimore dhe shëndetësore, si dhe biznese të caktuara.

18 Tetor 2022, 08:13 Nga I.A
Qeveria me masa anti-krizë, qytetarët të pakënaqur në
Shkup

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, thotë se prioritet i qeverisë mbetet mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe likiditetit të kompanive. "Masat janë për uljen e shpenzimeve dhe konsolidim fiskal të shtetit, gjithashtu për rritjen e të ardhurave. As unë, as ndonjë ministër nuk kemi thënë, se ndonjë të punësuari do t'i ndërpritet kontrata e punës dhe se do të mbetet pa punë”, ka deklaruar Kovaçevski.

Sindikata në mbrojtje të të punësuarve

Sindikata e Punonjësve të Administratës Publike vlerëson, se qeveria me këto masa anti-krizë është në kundërshtim me ligjin e punës. Tërpe Deanoski kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Administratës Publike thotë se, masa të tilla do t'i kundërshtoj me të gjitha format e mundshme. "Nuk ka asgjë nga metodologjia për rritjen e pagave që ishte shpallur me pompozitet nga qeveria. Në vend që të avancojmë me ngritjen e statusit të punëtorëve, këtu ndodh e kundërta”, thotë Deanoski.

Edhe kompanitë kanë nevojë për ndihmë

Zdravko Savevski nga Instituti për Shkenca Humane dhe Shoqërore, masat e qeverisë i cilëson si "ndihmë e parë” në gjendje emergjente. Ai thekson se krahas këtyre masave, qeveria maqedonase duhet të parandalojë edhe rritjen e çmimeve jo vetëm përmes kufizimit të marzhës, por edhe me ndryshimin e politikave tatimore. "Këto masa nuk duhen kuptuar vetëm si shuarje zjarri, por edhe si reagim ndaj inflacionit që ka goditur kategorinë e ndjeshme të qytetarëve”, thotë Saveski.

Drilon Iseni nga OEMVP thotë, se keto masa më shumë i adresojnë problemin social dhe nuk janë të qëndrueshme. Për bizneset nuk mund të thuhet se kemi ndonjë masë që do të ndihmojë. Nëse mungon ndihma për kompanitë në aspektin e mbulimit të kostove të mëdha për energjinë elektrike një pjesë e tyre do t'i mbyllin bizneset e tyre. "Nëse nuk kemi subvencionim të rrymës elektrike, shumë kompani do të detyrohen që përkohësisht të mbyllin kapacitet e tyre prodhuese”, vlerëson Iseni nga OEMVP.

Qytetarët qajnë hallin

Qytetarët thonë se ndihma financiare prej rreth 50 eurove, përkatësish 25 euro për kategorinë e qytetarëve me status të rrezikuar social dhe për pensionistët, është e pamjaftueshme kur merret parasysh vala e shtrenjtimeve të produkteve bazë. "Shpenzimet për ushqim janë rritur në 150 për qind. Mezi arrijmë t'ia dalim në fund të muajit. Kursejmë sa të mundemi, por kjo nuk mjafton, pasi çmimet po rriten çdo ditë”, thotë Rubin Kuzmanovski, blegtor. Kurse Sherif Selami, i cili është shfrytëzues i ndihmës sociale, thotë se mjetet që pritet t'i marrë brenda katër muajve rreth 200 euro, përkatësisht 50 euro në muaj si pjesë e masave anti-krizë janë qesharake përballë rritjes prej 100 për qind të produkteve ushqimore. "Qeveria manipulon me të varfërit. Një bukë vitin e kaluar e blija 20 denarë, tani ajo është 50 denarë. Vaji ishte nga 65 denarë, tani është 150 denarë - çfarë ndihme është kjo”, shprehet Selami.

Minir Ibishi thotë, se pensioni minimal që merr nuk i mjafton as për ilaçet e tij dhe të bashkëshortes. "S'ka qeveri, s'ka shtet që mendon për popullin. Çfarë të paguajmë më parë, rrymën apo një thes miell ta çoj në shtëpi?! Më parë me 50 euro blija të paktën vajin, miellin dhe sheqerin për një muaj, tani për të njëtat gjëra më duhen 100 euro”, thotë Ibishi. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave , shporta e konsumit për një familje me katër anëtarë ka arritur në 50.000 denarë apo rreth 800 euro, ndërkohë që paga mesatare është diku më shumë se 500 euro.

Marrë nga DW

sherif selami oemvp drilon iseni tërpe deanoski

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet