Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Flakët, që janë përhapur në rajonin e Guadalajarës dhe në parkun natyror Sierra Norte, vijojnë të jenë të vështira për t’u kontrolluar nga autoritetet.
SPANJË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën në veri të Madridit, duke djegur më shumë se 280 mijë hektarë tokë dhe duke detyruar qindra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Flakët, që janë përhapur në rajonin e Guadalajarës dhe në parkun natyror Sierra Norte, vijojnë të jenë të vështira për t’u kontrolluar nga autoritetet.
Zjarri pyjor deri tani nuk ka shkaktuar viktima, por situata mbetet shqetësuese sipas autoriteteve lokale dhe presidentit të rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Page, të cilët kanë bërë të ditur se ekipet e emergjencës po punojnë për frenimin e përhapjes së flakëve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se rreth 350 zjarrfikës dhe ushtarë nga UME (njësia ushtarake e emergjencës) janë vendosur në zonë, të mbështetur nga 25 avionë, në një përpjekje për të kontrolluar zjarrin, tha stacioni i kontrollit për shtypin.
Ky zjarr është ende larg stabilizimit, njesoj si zjarri i cili shpërtheu të mërkurën pranë Zaragozës, në verilindje, dhe dogji pothuajse 160,000 hektarë sipas vlerësimit të fundit të njoftuar dje, të shtunën, në mbrëmje nga Roberto Bermudez de Castro, përgjegjës për çështjet e sigurisë në qeverinë rajonale të Aragonës.
İspanya'nın Zaragoza iline bağlı Cinco Villas bölgesinde etkili olan orman yangını havadan görüntülendi
— Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) July 18, 2026
Yangının sürdüğü bölgede ekiplerin müdahale çalışmaları devam ediyor pic.twitter.com/cWgz7GtS5l
Deri më tani nuk janë raportuar viktima nga ky zjarr.
Spanja sapo ka përjetuar një nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e saj të kohëve të fundit, me një zjarr pyjor që shpërtheu në Andaluzi më 9 korrik, duke vrarë 13 persona dhe duke djegur 70,000 hektarë. Në ballë të ngrohjes klimatike, vendi ka përjetuar valë të nxehti gjithnjë e më të gjata dhe të shpeshta vitet e fundit, me temperatura që shpesh tejkalojnë 40 gradë Celsius, duke krijuar kushte të favorshme për zjarre shkatërruese.
Në vitin 2025, më shumë se 3,930,000 hektarë u bënë hi nga zjarret, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, i cili është rekordi më i keq në historinë e kohëve të fundit në Spanjë. Pothuajse 820,000 hektarë janë bërë hi që nga fillimi i vitit në vend./Dosja.al
Tubacionet gaz dhe nafëtjellëse Eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik po përballen me ndërprerje të reja teksa pë...
Pamje JORDANI- Aeroporti ndërkombëtar dhe porti i Aqabas në jug të Jordanisë janë evakuuar pas një kërcënimi s...
Tamás Sulyok Hungari- Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, ka firmosur amendamentin kushtetues që i jep fund mandatit të...
Foto ilustruese HUNGARI- Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament kushtetues që synon shkarkimin e presidentit Tamás Sulyok,...
Pamje INDONEZI- Pesë persona, mes tyre edhe një vajzë 7-vjeçare, janë shpëtuar pasi kaluan më shumë se 24 orë...
Foto ilustruese IRAN- Kompania e menaxhimit të riskut detar EOS Risk ka ngritur në nivelin 'e kuq' paralajmërimin për sigurinë e p...
Foto ilustruse MEKSIKA- Autoritetet meksikane kanë gjetur dhjetë trupa të pajetë në shtetin e Zacatecas, i cili u përfsh...
Pamje SPANJË- Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha pyjore të këtij viti, pasi flakët që shp...
Foto ilustruse SHBA- Mijëra përdorues në të gjithë botën kanë raportuar këtë të dielë për nd&eu...
Pamje UKRAINË- Rusia ka ndërmarrë sulmin më të madh raketor kundër Ukrainës që nga fillimi i pushtimit në viti...