LIVE UPDATES
Bota

Takimet me përfaqësues të Serbisë, zyrtarët e BE-së tregohen të kujdesshëm për çështjet e sigurisë

Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe nuk është përshtatur as me qëndrimet tjera të BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, sidomos kur është fjala për raportet me Rusinë.

7 Mars 2024, 12:24 Nga M.B
Takimet me përfaqësues të Serbisë, zyrtarët e
Flamuri i BE-së dhe Serbisë

BRUKSEL- Raportet e ngushta të Serbisë me Rusinë, përfshirë edhe në fushën e shërbimeve të zbulimit, kanë ndikim në kontaktet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian me zyrtarë të Serbisë dhe në këto kontakte, BE-ja është “shumë e kujdesshme”. Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë burimet evropiane, duke përsëritur se “kur është fjala për interesat strategjike të BE-së në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe ruajtjes së konfidencialitetit, Serbia ka shumë pak besim në sytë e partnerëve evropianë”.

“Ne e dimë shumë mirë se me kënd kemi punë kur kemi kontakte dhe takime me këdo nga Serbia. Të gjitha institucionet dhe të gjitha vendet anëtare janë shumë mirë të vetëdijshëm për lidhjet që autoritetet zyrtare kanë me Moskën në fusha të ndryshme, prandaj e trajtojmë Serbinë në mënyrë përkatëse”, ka thënë një burim evropian duke shtuar se, “u kushtohet kujdes këtyre kontakteve dhe natyrisht me ta nuk ndahen informatat e ndjeshme që mund të jenë interesante për Rusinë apo Kinën”.

“Me fjalë të tjera kur është fjala për konfidencialitetin, sigurinë, mbrojtjen, shërbimet e zbulimit dhe interesat strategjike të BE-së, Serbia ka shumë pak kredibilitet në sytë e partnerëve evropianë”, kanë thënë këto burime.

Ndërkohë, mediat në Bruksel dhe në rajon kanë shkruar për rastet që Rusia përdor edhe shtetasit e Serbisë për t’u infiltruar në institucionet e Bashkimit Evropian. Është përmendur rasti i një aktivisti nga Serbia, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i shërbimit të zbulimit të Rusisë, e i cili ka pasur takime në Bruksel edhe me disa deputetë të Parlamentit Evropian. Për këtë ka shkruar portali Politico duke përmendur emrin e sindikalistit ushtarak nga Serbia, Novica Antiç. Por, në shërbimin e veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS), që është shërbimi diplomatik, thonë se me personin në fjalë askush nuk ka pasur kontakte.

“Ne nuk mund t’i komentojmë takimet në institucionet tjera të BE-së apo përfaqësive të tyre. Në emër të EEAS, mund të konfirmoj se nuk ka pasur kontakte nga zyrtarët e EEAS me personin në fjalë, dhe ai nuk e ka vizituar EEAS-in në periudhën e përmendur”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Sa u përket raportimeve për bashkëpunimin e shërbimeve të zbulimit të Serbisë dhe atyre të Rusisë, dhe ndikimit që ai ka në bashkëpunimin e BE-së me Serbinë në çështjet e sigurisë, Stano ka thënë:

“Serbia ka aplikuar dhe është duke negociuar për anëtarësim në BE. Vendimet e Serbisë duhet të nënkuptojnë se ky vend duhet të përshtatet me BE-në, përfshirë edhe në fushën e politikës së jashtme. Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në Serbinë si në një partner të besueshëm për parimet e përbashkëta, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin”.

“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë, përfshirë vendet kandidate si Serbia. Raportet me Rusinë nuk mund të jenë si një punë e përditshme sikur asgjë të mos ketë ndodhur në kohën kur regjimi i Putinit vazhdon invazionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë. Rusia, politikat e saj dhe aktivitetet paraqesin kërcënim direkt për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe në këtë dritë, duhet të trajtohet Rusia”, ka thënë Stano.

Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe nuk është përshtatur as me qëndrimet tjera të BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, sidomos kur është fjala për raportet me Rusinë. Por, në BE thonë se janë të vetëdijshëm edhe për raportet e Serbisë me Rusinë në fushën e sigurisë. Pas zgjedhjeve të fundit në Serbi, që u mbajtën në dhjetor të vitit 2023, për të cilat janë shprehur shumë shqetësime për parregullsi, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë publikisht se falënderon shërbimet e Rusisë që u kanë treguar autoriteteve serbe për planet për protesta të motivuara edhe nga vendet perëndimore. Pohimet e tilla i kanë hedhur poshtë nga BE-ja./ REL

serbia be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj