LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët e partisë së Vulin bllokojnë hyrjen e "N1" në Beograd/ Drejtori i programacionit të televizionit: Regjimi po kërkon të largojë vëmendjen nga protesta studentore

N1 njoftoi se nuk dihet se pse këta persona u mblodhën pranë zyrës së këtij televizioni. Rreth 20 minuta pas tubimit të këtyre personave, policia serbe doli në vendngjarje.

13 Mars 2025, 14:41 Nga r.ll
Zyrtarët e partisë së Vulin bllokojnë hyrjen e
pamje nga bllokada

SERBI -Një grup prej rreth njëqind personash të panjohur u mblodhën para hyrje në zyrave të televizionit N1 në Beograd, njoftoi kjo media. Personat e mbledhur mbanin pankarta ku shkruhej “Ku e keni shefin” dhe brohoritën “Nuk do ta dorëzojmë Serbinë”, duke mos lejuar që askush të hyjë apo të dalë nga televizioni.

N1 njoftoi se nuk dihet se pse këta persona u mblodhën pranë zyrës së këtij televizioni. Rreth 20 minuta pas tubimit të këtyre personave, policia serbe doli në vendngjarje. Një gazetar i N1 tentoi të zbulonte se kush ishin personat e mbledhur pranë dyerve të kësaj media. Ata nuk treguan se kush ishin, ndërkaq një person i tha gazetarit se do t’i tregonte se kush ishte nëse do t’i lejohej të hynte në studio televizive për të bërë një deklaratë.

N1 raportoi se në mesin e protestuesve ishin Ivan Siler, ndihmës i kryetarit të Novi Sadit, si dhe Predrag Vulletiq, sekretar për politikën sociale, demografinë dhe barazinë gjinore në Provincën Autonome të Vojvodinës, si dhe Mirosllav Rodiq, deputet në Parlamentin e Vojvodinës. Radio Evropa e Lirë deri tani ka arritur që të konfirmojë këtë informacion.

Ata janë zyrtarë të Lëvizjes Socialiste, parti e themeluar nga zëvendëskryeministri prorus i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ndodhet në listën e zezë amerikane, veç tjerash, për lidhjet e tij me Rusinë. Lëvizja Socialiste është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të Partisë Progresive Serbe (SNS).

Siç raportoi televizioni N1, pasi një grup burrash të panjohur arritën përpara ndërtesës së tyre, një pjesë e punonjësve të ndërtesës së biznesit Airport City dolën jashtë, si dhe në dritare, duke u thënë atyre: “Shkoni në Kosovë”. Drejtori i programacionit në N1, Igor Bozhiq, tha se nuk e di kush janë personat që bllokuan hyrjen në ndërtesë, por theksoi se ata shkuan aty në mënyrë të organizuar.

Bozhiq tha se N1 nuk ishte në dijeni se ishte paralajmëruar një tubim i tillë, por fakti që policia doli në vendngjarje pas arritjes së protestuesve, sipas tij, tregon se autoritetet ishin të informuara. Ai shtoi se “figurat kryesore të regjimit”, pas bllokadës së Radio Televizionit të Serbisë kishin pyetur se kur do të bllokohej N1.

“Kjo është një përgjigje e qartë e regjimit. Është e dukshme që po tentohet të largohet vëmendja nga ngjarjet që lidhen me protestat studentore dhe që regjimi përpiqet të tregojë se problemin nuk e kanë vetëm me mediat proqeveritare, por edhe me ato të pavarura”, tha Bozhiq.

Ai shtoi se N1 nuk do të ftojë protestuesit në studio sepse zyrtarët e pushtetit në Serbi nuk pranojnë të vijnë në N1, edhe pse “i kemi ftuar shumë herë”.

Studentët më 10 dhe 11 mars për 22 orë bllokuan ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë, në qendër të Beogradi, duke kërkuar raportim objektiv mbi protestat. Për muaj të tërë, studentët po protestojnë në Serbi për të kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave pas shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Studentët protestues kanë paralajmëruar një protestë të madhe në Beograd më 15 mars. Që nga dhjetori, studentët kanë bllokuar fakultetet shtetërore dhe kanë udhëhequr protesta paqësore në mbarë Serbinë./REL

proteste ne serbi televizioni n1 aleksander vulin igor bozhiq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj