12 Mars 2025, 19:55
Nga B.Z
Foto ilustruese
RUMANI - Ish kryeministri Victor Ponta shpalli sot hyrjen në garën presidenciale të Rumanisë, ndërsa e djathta ekstreme është ende në kërkim të një kandidati, pas përjashtimit nga zgjedhjet të politikanit pro-rus Cali Georgescu.
Rumania duhet të përsërisë zgjedhjet presidenciale me dy raunde, më 4 dhe 18 maj. Votimi fillestar, i zhvilluar në dhjetor, u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pas akuzave për ndërhyrje të Moskës në favor të kandidatit Georgescu.
Anulimi i zgjedhjeve në Rumani krijoi përplasje mes Evropës dhe administratës së Presidentit Trump rreth fjalës së lirë dhe shtypjes së kundërshtarëve politikë.
Ndërsa e djathta ka afat deri të shtunën, kur mbyllet regjistrimi, për të zëvendësuar kandidatin e saj Georgescu, i cili kryesonte në anketa, Victor Ponta, ish udhëheqës i social-demokratëve, i cili ka lëvizur drejt të djathtës gjatë vitit të fundit, mund të marrë vota nga të dyja krahët e politikës.
“Victor Ponta mund të marrë vota si nga e majta, edhe nga ultranacionalistët”, thotë Sergiu Miscoiu, profesor i shkencave politike në universitetin Babes-Bolyai.
Presidenti i Rumanisë ka funksione gjysmë-ekzekutive, duke qënë kryetar i këshillit të mbrojtjes, që vendos për buxhetin e mbrojtjes.
Po ashtu, ai mund t’i verë veton vendimeve të BE-së, që kërkojnë miratim nga gjitha vendet e bllokut, duke i dhënë kështu një rëndësi më të madhe rolit të presidentit në një kohë kur blloku evropian po synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe të hartojë strategjinë e vet për Ukrainën, ndërsa Uashingtoni po punon për ndërmjetësimin e një armëpushimi.
E djathta ekstreme po përpiqet që të paktën një prej përfaqësuesve të saj të jetë në fletëvotim. Georgescu nuk ka mbështetur asnjë prej kandidatëve që mund ta zëvendësojnë.
George Simion, udhëheqësi i partisë së dytë më të madhe rumune, Aleanca për Bashkimin e Rumunëve dhe Anamaria Gavrila, udhëheqësja e Partisë ‘Populli i Ri’, thanë në një deklaratë të përbashkët se të dy do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të qënë të sigurt që njeri prej tyre do të pranohet. Pasi të sigurohemi se kandidaturat tona janë pranuar, njëri prej nesh do të tërhiqet nga gara, tha zonja Gavrila.
Të gjitha kandidaturat duhet të miratohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
George Simion është nën hetime për nxitje dhune pas protestave që pasuan ndalimin e Georgescut nga zgjedhjet. Ai thotë se hetimet janë një përpjekje për ta lidhur me protestat e dhunshme, në të cilat ai nuk ka marrë pjesë.
As Simion as Gavrila, nuk kanë bërë deklarata të hapura pro-Rusisë, si ato të Georgescut.
Por të tre partitë e të djathtës ekstreme në parlament kanë votuar kundër një ligji që i kërkonte ushtrisë të rrëzonte dronët që shkelnin në hapësirën ajrore të vendit, gjë që ka ndodhur shpesh ndërsa Rusia godiste Ukrainën.
Analistët thonë se në se kandidatura e zotit Simion pranohet, ai ka një shans të mirë të kualifikohet për raundin e dytë, ku mund të jetë përballë kryetarit të Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, politikan i qendrës, i cili kishte dalë si rivali kryesor i Georgescut në anketa./VOA
zgjedhje rumani
Bota
12 Mars 2025, 19:28
A.Ll
Trump dhe Putin
SHBA - Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se tani i takon presidentit rus Vladimir Putin të vendosë...
Bota
12 Mars 2025, 19:21
M.L
Foto ilustruese
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha se i kërkoi Turqisë të luante një rol kyç në çdo proces p...
Bota
12 Mars 2025, 19:03
M.L
Foto ilustruese
RUSI- Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë, i nisur tre vjet më parë, ka shkatërruar pjesën më...
Bota
12 Mars 2025, 18:43
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të rifillojnë ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e intelig...
Bota
12 Mars 2025, 18:32
A.Ll
Ankara – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përshëndetur vendimin e Ukrainës për të pranuar një armëpushim 30-di...
Bota
12 Mars 2025, 18:15
M.L
Donald Trump
ANGLI- Megjithë shpresat e qeverisë, Mbretëria e Bashkuar, në fund, nuk është përjashtuar nga tarifat prej ...
Bota
12 Mars 2025, 18:21
A.Ll
Donald Trump dhe kryeministri irlandez Micheal Martin
SHBA - Donald Trump ka njoftuar se do t'i japë një përgjigje të re tarifave t&eum...
Bota
12 Mars 2025, 18:00
A.Ll
Claudia Sheinbaum
MEKSIKË - Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum u shpreh sot se vendi i saj do të presë deri më 2 prill p&eum...
Bota
12 Mars 2025, 17:08
M.L
Foto ilustruese
JAPONI- Transmetuesja Airi Sato, 22 vjeç, vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një individ gjatë tran...
Bota
12 Mars 2025, 17:13
foto ilustruese
BOSNJE HERCEGOVINË- Prokurorët e Bosnje dhe Hercegovinës urdhëruan të mërkurën arrestimin e udhëheq...