LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Botohet DOSJA SEKRETE e Sigurimit të Shtetit kundër poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi

18 Korrik 2021, 19:35 Nga DOSJA
Botohet DOSJA SEKRETE e Sigurimit të Shtetit kundër poetit të

Në Tiranë, sapo ka dalë nga shtypi një libër me dosjen sekrete të Sigurimit famëkeq të Shtetit kundër poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi. Një seri dokumentash provojnë manipulimin e qëllimshëm dhe akuzat e rreme të motivuara politikisht ndaj dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, që u pushkatuan 44 vjet më parë, më 17 korrik 1977.

Autori i librit, Bedri Blloshmi, thotë se shoqëria shqiptare ka nevojë urgjente të ndahet nga regjimi komunist, por njerëzit e Sigurimit gjenden kudo dhe pengojnë zbardhjen e krimeve të diktaturës.

Pas 44 vjetëve nga pushkatimi prej diktaturës i dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi vëllai i këtij të fundit Bedi Blloshmi arriti të gjejë në arkiva procesverbalin e vdekjes dhe një seri dokumentash sekrete dhe i publikoi në një libër. Titulli i librit është vet titulli i dosjes sekrete: mbi përndjekjen, arrestimin, hetuesinë, gjyqin dhe ekzekutimin e Vilson Bbloshmit: Dosja Formulare, Kategoria 2°, nr.840.

“Pas shumë vite kërkimesh, më në fund kam gjetur procesverbalin e pushkatimit të vëllait, ku ka firmosur Spiro Koleka, Haxhi Lleshi e disa të tjerë. Ata kanë diskutuar 5 orë për një dekoratë dhe në fund ishte pika e tretë, kur njëri prej tyre thotë se “kemi edhe disa të dënuar me vdekje, dhe si do të bëjmë me ta”. Aty është vetëm një shprehje e Haxhi Lleshit, që “këta janë familje armiqsh dhe nuk e duan socializmin”. Kaq ishte” – thotë zoti Blloshmi.

Dy poetët u pushkatuan më 17 korrik 1977 për motive politike si kundërshtarë të regjimit. Vilsoni ishte 28 vjec në kohën e arrestimit dhe pushkatimit dhe la pas jetime një vajzë të mitur vetëm 1 vjeç.

Në dosjen formulare të Vilsonit gjenden dokumente të rralla e sekrete nga Sigurimi famëkeq i Shtetit, pseudonimet e spiunëve të tij, vendimi i arrestit, marrja në pyetje nga hetuesit, akt-ekspertimet e poezive të tij nga 3 studiues të letërsisë, akuza për agjitacion e propagandë, vendimet e komitetit të partisë së punës dhe të trupit gjykues për dënimin e tyre me vdekje.

“Kjo dosje ka tmerre, çudira e mashtrime kriminale. Këtu ka bashkëpunëtorë të Sigurimit me gjithë pseudonimet e dekoduara. Këtu ka shënime nga Hysni Kapo, nga Ramiz Alia, nga Miti Nito, nga Sako Rama, sigurmsa dhe komunista në Tirana dhe nga Librazhdi. Sekretari i parë i Librazhdit Sotir Koçollari ka mbledhur 18 sekretarë partie dhe kanë vendosur të dënohen maksimalisht dy poetët. Madje shprehja e fundit është e Sotir Koçollarit se “Vilsoni është më i zgjuar se të tjerët, e di që e pret pushkatimi, prandaj nuk e pranon aktin” – thotë zoti Blloshmi.

Bedri Blloshmi është një ndër shumë të paktët autorë librash me dokumenta mbi dikaturën komuniste. Pas pushkatimit të vëllait, dënimi i tij me vdekje u shndërrua në vite të gjata burgimi në burgje, kampe pune torturuese.

Ai thotë se ende strukturat e Sigurimit të Shtetit janë në këmbë, pengojnë zbardhjen e krimeve të tyre, fshehin e zhdukin dokumente, me shpresën se gjithcka do të harrohet, duke i futur viktimat e tyre në një rreth vicioz, ku humbin shpresat.

“Vetëm unë kam 33 informacione për vend-pushkatime. Të tjerët dinë shumë vende të tjera për mijëra të pushkatuar të pagjetur ende. Këta që janë sot nuk duan të veprojnë, se nuk duan të zbulohen krimet e baballarëve të tyre. Nuk i bën asnjeri këto gjëra. Dalin disa persona që nuk kanë lidhje fare me persekutimin, dhe thonë “na vjen keq për këta se kanë vuajtur”. Por këtë duhet ta them unë dhe të burgosurit e tjerë, ndërsa zyrtarët të zbardhin krimet e komunizmit” – tha zoti Blloshmi.

Sipas statistikave të pjesshme nga organizatat e të përndjekurve politikë, diktatura komuniste vrau si kundërshtarë politikë 5500 persona, burgosi rreth 30 mijë vetë për motive politike, internoi rreth 60 mijë persona.

Diktatura vrau dhe burgosi 310 klerikë dhe besimtarë dhe shkatërroi 220 institucione fetare. Përveç vendasve, diktatura komuniste pushkatoi 95 shqiptarë të Kosovës, dhe 64 shtetas të huaj, si dhe burgosi 1 mijë e 250 persona me kombësi joshqiptare, mes të cilave 38 zonja nga shtete të tjerë.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur genc leka genc leka dhe vilson blloshmi genc leka genc leka dhe vilson blloshmi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 18 Korrik 2021, 09:57

TIRANË-Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan disa ditë më parë më martesë dashurinë e tyre 17-vjeçare. Shkurta ka shpëndarë në rrjete sociale m...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit