Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
POGRADEC-Policia e Pogradecit ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale D.M, pasi u kap duke transportuar 2 klandestinë. 37-vjeçari u pikas nga uniformat blu teksa ishte duke ecur me makinën tip ”Opel Zafira” në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Fillimisht ai nuk iu bind urdhërit për të ndalur dhe pak minuta më vonë braktisi dhe mjetin me 2 klanestinë. Por, ai u arrestua pak minuta më vonë dhe u zbulua se nuk kishte as patentë.
Njoftimi:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, vihet në pranga një shtetas. Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 37 vjeç, banues në Shijak.
Forcat e policisë, kanë konstatuar në hyrje të qytetit të Pogradecit, një mjet tip “Opel Zafira”, me drejtues 37-vjeçarin, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte pasi kishte dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. Shtetasi i mësipërm, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin me 2 emigrantë të paligjshëm në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec dhe më pas është ndjekur, kapur dhe prangosur.
Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal edhe ndaj shtetasit G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona E. M, 35 vjeç, S. Sh, 28 vjeç dhe D. B, 32 vjeç të cilët akuzohen se kohët e 2 muajt ...
KORÇË- Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korcës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se së...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 65-vjeçarin me iniciale A.U, i cili akuzohet për zjarrvënie. Uniformat blu bëjnë me dije se 65-vjeçari...
SHIJAK- Edhe pse banesa e dëmtuar e Shpëtim Dollakut në qytetin e Shijakut është vlerësuar me DS3 nga komisioni vlerësues, ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga s...
FIER- Del fotoja e 47-vjeçarit Pajtim Dhana, i cili disa ditë më parë grabiti çiftin e të moshuarve në fshatin Pishë të Fierit. Mëngjesin e sotëm ...
FIER- Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë 58-vjeçari me iniciale F.L në fshatin Frakull i Vogël në Fier.Mësohet se 58-vjeçari teksa ishte duke lëvi...
DURRËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Kepi i Rodonit, i cili është përfshirë nga flakët, një natë më parë. Siç shihet edhe në videon e mëposh...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë përfituar pagën e luftës (paketa financiare 1), të bëjnë saktës...
TIRANË- Pastori i njohur, Akil Pano është shprehur në emisionin “Open” se në Shqipëri vazhdojnë vrasjet për nder. Ai ka theksuar se vajzat në vendin tonë k...