Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Brataj: Vaksina kineze e sigurt, është rreth 78 % efektive, e provuar në 22 shtete
26 Mars 2021, 19:22Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skender Brataj, ditën e sotme, ka folur rreth situatës pandemike në vend, si dhe për vaksinat që kanë ardhur në vendin tonë.
I ftuar në Abcnews, Brataj ka thënë se vaksina kineze, e cila ka ardhur ditën e djeshme në vendin tonë është 78% efikase.
Më tej, ai ka thënë se vaksina kineze është e sigurtë, pasi është provuar nga 22 shtete. Sakaq, e sigurtë ka thënë se është edhe vaksina ruse, është po përdoret në 44 shtete të botës.
“Përsa i përket efikasitetit ndaj Covid është rreth 78 % . E rëndësishme është që në këtë fazë të pandemisë është që të vaksinohen sa më shumë njerëz për të parandaluar sa më shumë humbjen e jetëve të njerëzve dhe formave të rënda. Të gjithë vaksinat janë të bazuar në Sars Covid 2 e parë kemi bërë një vit që kemi kaluar nga pandemia dhe vetë vaksina në fund të dhjetorit ka dalë për njerëzit, ndërsa provat e saj kanë filluar që në vjeshte. Qëllimi i vaksinave po ta marrësh nga ana biologjike është virusi i dobësuar, ndërsa në rastet e tjera kur proteinat e ngjashme dhe si efikasitet është kinezja. Praktikisht katër vaksinat që janë në përdorim janë efikase. Mes tyre dhe vaksina kineze është shumë efikase. Siguria merret te rezultatet që përdorimi i vaksinës kineze ka dhënë në 22 shtete, ajo ruse në 44 ndërsa dy të tjerat kanë një përdorim më të gjerë. Ne u referohemi rezultateve që vijnë nga Brazili, Indonezia dhe nga vendet e tjera por të gjithë këto shtete që kanë aplikuar kanë dhe të dhënat në lidhje me këtë efikasitet. Nuk ka efekte anësore, dhe nuk ka asnjë rezultat në lidhje me faktin se nëse bën një vaksinë ka dhe humbje jete. Bota e pasur ekonomia dhe shkenca u drejtuan diku dhe prodhuan një vaksinë. Janë bërë prova ndër vite dhe është dhënë dhe rezultati për këto vaksina dhe kanë rezultuar efikase. As EMA as FDA nuk japin miratimin pa një certifikatë prodhuesi”, ka thënë Brataj.
Në vendin tonë deri më tani kanë ardhur 4 vaksina kundër koronavirusit. Fillimisht ka ardhur vaksina Pfizer, më pas AstraZeneca, Sputnik, ndërkohë që ditën e djeshme kanë arrdhur 192 mijë vaksina kineze.
(A.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Forcat e zjarrfiëkses kanë marrë qen për t’i ndihmuar në gjetjen e 33-vjeçarit, Arjan Sala, i cili prej dy ditësh ka mbetur i bllokuar në ma...
TIRANË- Pianistja Edlira Dedja i ka dedikuar disa fjalë profesorit dhe fizikantit Artan Boriçi, i cili ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Co...
TIRANË– Rrjeti është përlotur ende pa u gjetur trupi i Arjan Salës. Shefi i Sigurisë prej më shumë se 40 orësh ndodhet në magazinën e qendrës tregatre “Cas...
BERAT- Ditën e sotme, zona me pisha ne lagjen Uznove te Beratit, është përfshirë nga flakët.Sipas burimeve, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi perso...
TIRANË- 8 të vdekur dhe 449 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte në aksin Tiranë-Elbasan.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në...
TIRANË– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është kthyer sërish në zonën e Astirit për të përfunduar shembjen e pallatit shtatë katësh, p...
TIRANË– Këshilli i Ministrave ka firmosur vendimin që cakton krijimin e doganës në aeroportin e Kukësit. Në VKM, shkruhet se shtrirja e zonës doganore ësht...
TIRANË– Qeveria ka vendosur të kompensojë familjen e një majori shqiptar, Xhevair Lefter Jazaj, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën jetën gjatë kryer...
TIRANË– Klevis Xhoxhi, prefekti i qarkut të Elbasanit është lituar nga detyra. Vendimi është botuar sot në fletoren zyrtare. Xhoxhi u emërua në këtë ...