Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Bregu korrigjon ministren Krifca: Nga takime të gabuara, lindin skema të gabuara…
19 Dhjetor 2021, 07:49Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu shkruan se takimi i Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca përfaqësuesin kryesor të shoqatës së eksportuesve nuk mund të prezantohet si një takim me përfaqësues fermerësh.
Në një postim në Facebook, krah fotove të takimit të Krifcës, Bregu shkruan se nuk mundet që të përfaqësojë fermerët, në diskutimet me ministrinë për skemat mbështetëse për vitin 2022, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me fermerët, lideri i eksportuesve të Shqipërisë. Sipas Bregut, nga takime të gabuara, lindin dhe skema të gabuara që çojnë dhe në rezultate të gabuara.
Statusi i plotë:
Mendoj që nuk është korrekte politikisht, të informosh publikun që po takon përfaqësues fermerësh, kur në krye të tavolinës është përfaqësuesi kryesor i shoqatës së eksportuesve ( person të cilin e njoh personalisht, dhe e vlerësoj shumë për kontributin e tij në bujqësi) i cili ka më shumë gjëra që i ndajnë me fermerët se sa i bashkojnë. Ministrja e re mund të takohej fare mirë në një takim tjetër me gjithë përfaqësuesit e shoqatës së eksportuesve si një grup real interesi. Fjala vjen kur te hapet thirrja për skemën e IPARD. Por asesi nuk mundet që të përfaqësojë fermerët, në diskutimet me ministrinë për skemat mbështetëse për vitin 2022, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me fermerët, lideri i eksportuesve të Shqipërisë. Sepse nga takime të gabuara, lindin dhe skema të gabuara që çojnë dhe në rezultate të gabuara.
GJIROKASTËR- Shkrimtari Ismail Kadare si dhe bashkëshortja e tij Helena kanë vizituar vendin e tyre të lindjes ditën e djeshme. Të shoqëruar nga Ministrja ...
TIRANË- Kohë e kthjellët por me temperatura të ulta, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme. Mësohet se në pjesën e parë të ditës, qielli do të jet...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, Syri.net, Shqiptarja.com dhe Top Channel i hapin faqet e tyre kryesore...
TIRANË– 5 mijë e 4 delegatë me sloganin ‘Zgjedhim të ardhmen’ kanë rrëzuar sot të gjitha vendimet e marra në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, i thi...
TIRANË– Referendumi i sotëm i mbajtur në të gjitha degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë miratoi thuajse me unanimitet shkarkimin e Lulzim Bashës...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në përplasjen që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeminis...
TIRANË– Sonte për herë të dytë, Sali Berisha ka vënë këmbën brenda ambienteve të selisë së Partisë Demokratike. Pas mbylljes së referendumit për shka...
TIRANË– Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e PD-së për të diskutuar lidhur me ven...