LIVE UPDATES
Aktualitet

Kuvendi/ 5004 delegatë, Berisha përjashtohet nga pozitat drejtuese, Basha: Jashtë!

18 Dhjetor 2021, 06:19 Nga DOSJA
Kuvendi/ 5004 delegatë, Berisha përjashtohet nga pozitat drejtuese,

TIRANË– 5 mijë e 4 delegatë me sloganin ‘Zgjedhim të ardhmen’ kanë rrëzuar sot të gjitha vendimet e marra në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha. Në Kuvendin e mbledhur në Pallatin e Kongreseve që në orën 11:30, në sallën me 2 mijë e 100 ulëse, por tek demokratët e akomoduar jashtë në holl, u votuan ndryshime statutore që lanë ish-kryeministrin Sali Berisha jashtë posteve drejtuese. Por edhe persona që mund të shpallen “non grata” nga Amerika në të ardhmen. Gjithashtu u vendos edhe krijimi i Aleancës Qytetare si dhe shtoi se 20% e posteve drejtuese do të jenë për intelektualët. Në fund, në Kuvend u konsideruan ‘nul’ të gjitha vendimet e marra në Kuvendin e mbajtur në stadiumin “Air Albania”, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, përfshirë këtu dhe shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Edhe në këtë Kuvend, njëjtë si ai i mbledhur nga Berisha, votimi u bë me letra në duar. Pas votimit, nga podiumi ku mori fjalën, kryedemokrati Basha tha se Partia Demokratike nuk do të ketë më persona që do të turpërojnë Shqipërinë, që kanë lidhje me regjimin komunist e persona që cënojnë drejtimin perëndimor e kërcënojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë që nënkryetarja Grida Duma bëri me dije se tashmë Basha nuk e kishte më besimin e saj të plotë, ndërsa Fatbardh Kadilli (që mori pjesë edhe në Kuvendin e Berishës) kërkoi largimin e të dy figurave nga selia blu. Ndërsa ashtu siç edhe ishte lajmërua, në Kuvend mungoi deputeti Tomor Alizoti, i cili është i vetmi demokrat ‘asnjëanës’ në luftës dhe përplasjen që po zhvillohet mes Bashës dhe Berishës.

TRE VENDIMET QË MORI SOT KUVENDI KOMBËTAR: 

1. Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021

2. Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjërë brenda kryesisë, kryesia i propozon kuvendit kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme. Duke mbështetur vendimmarrjen e këshillit kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide anti-demokratike, vendos: a- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD; b. Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.

3. Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të aleancës qytetare për demokracisë.

Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme.

Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi përjashtoi nga Këshilli Kombëtar i PD-së, të gjithë mbështetësit e Berishës, duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. Por kundërpërgjigja e vendimit të Bashës, erdhi me hyrjen në PD të Berishës dhe mbështetësve të tij. Lufta mes palëve ka nisur, por nuk dihet përfundimi…

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Më shumë se 7 orë në Pallatin e Kongreseve, mbyllet Kuvendi i Lulzim Bashës

Alibeaj: Sot hoqëm një barrë të madhe, dualizimin e kishim në dejet tona

Godole: Dinjiteti për të përndjekurit si rikthim i dinjitetit për gjithë shoqërinë

Kadilli-Bashës: Je humbës, largohu që tani! Do t’i bësh nder Partisë Demokratike

Kuvendi i Bashës,ironizon Shkëlzen Berisha: Ka 1800 vende,Luli numëron 5004 delegatë

Tabaku: Nuk do të ketë një PD të dytë, na duhet guxim për të nisur ndryshim real

“Basha, më i pafajshmi mes nesh”, Duma: Berishën ta lëmë në ‘shejtaninë’ e tij

Kapllanaj: PD, parti unike e drejtuar nga një ish-komunist për 30 vite

‘Për pak sa s’u sakatu’/MOMENTI që s’u pa!Basha po hynte në Kuvend,gazetari rrëzohet

Flamur Hoxha: S’mund ta lëmë PD në duart e atyre që përdorën si lopë për ta mjelë

‘Ndalohen në hierarki personat non grata’, del rezoluta e plotë e Këshillit të PD

VIDEO-LAJM/ Gjana bezdiset nga muzika në Kuvend: Shkurtojeni pak…

KUVEND-Salianji: Berisha e trajton PD si vegël personale, s’do ta copëtojë dot kurrë

KUVENDI/ Gjekmarkaj: Berisha na ndau! Mbi Bashën bie përgjegjësi historike

Akuza ndaj Boçit? Açka: Të shihja kolegun që manipulonte dhe të afërmit për vota…

Komentuesit denoncojnë hakimin e llogarive në LIVE-n e Bashës: Kush më futi këtu?

VD-Miratohet VENDIMI! Berisha mbetet jashtë strukturave drejtuese të PD

Vendimet e 11 dhjetorit/ Kuvendi i PD i shpall ‘nul’, referendumi i pavlefshëm

Basha: PD është alternativa më e pastër, shpresa më e bukur që shqiptarët kanë

VD-Gjana: Kemi shumicën e demokratëve, në sallë janë 5004 delegatë

Ndryshimet statutore, Alibeaj: 10% e posteve drejtuese do jenë pë Aleancën Qytetare

VD-Fundi i fjalimit, Bashës i ikën zëri: Rroftë Partia Demokratike

Pezullimi i Berishës/Basha: Jemi përballur me fushatë në kufinjtë e një lufte civile

Basha rijetëzon platformën: S’përsërisim gabimet e 2008, nisim konsultimet në terren

Basha: PD pasuri e anëtarësisë, jo pronë e 1 individi me mendësinë pas meje kiameti

‘Trekëndëshi i Bermudës’/ Basha: Do e shkërmoqim, nuk e cënojnë dot PD-në

Basha e pranon: Konflikti i Berishës me SHBA-në na ka kushtuar shumë

VD-Plasin të qeshurat në Kuvendin e PD, salla reagon me të bërtitura, ndërhyn Basha

Basha: Ndjesë! Protagonizmi i Berishës ishte barrë për PD, nuk reagova në kohë

‘Berisha bëri sikur iku në 2013-n’/Basha: Berisha betejën s’e ka me mua, por me SHBA

“Gjithçka të mirë e kemi falë hapjes perendimore”/Basha: Zgjedhim të ardhmen për PD

‘A do zgjedhim të ardhmen?’/ Pyetja e Bashës entuziazmon delegatët, brohorasin: PO

Me kë e ka? Basha: Jashtë! Të gjithë ata që kërcënojnë SHBA për interesat personale

Basha: Kemi sfidë përpara, jashtë PD-së persona që sfidojnë SHBA

Ish-studentja e Dhjetorit: Qëllimi ynë të mos lejojmë copëtimin dhe përçarjen e PD!

‘Sot dukemi si dy krena të një trupi’, Rexhep Uka kujton SMS që SHBA solli në ’90-n

LIVE/ Basha në Kuvend: Njerëz që na turpërojnë s’e kanë vendin mes nesh

‘Sot dukemi si dy krena të një trupi’, Rexhep Uka kujton SMS që SHBA solli në ’90-n

VIDEO-LAJM/ Basha ‘spinon’ celularin e Tabakut, shtanget deputetja (Mimikat)

VIDEO/ Gjekmarkaj nuk vendos dot spilenë te xhaketa, gjen ndihmë te Grida Duma

Kuvendi i PD, Uka: Kjo është një ditë mesazhi për të qenë të bashkuar

Zekthi: Referendumi, karikaturë e një votimi, që bëhet në shtëpi, kafe e mejhane

Fillon punimet Kuvendi Kombëtar i PD, miratohet komisioni (ANËTARËT dhe KRYETARI)

Basha mbërrin në Pallatin e Kongreseve, salla ngrihet në këmbë

Basha del me URGJENCË nga selia e PD, thirrja për gazetarët: Ju pres në Kuvend

Demokratët e Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës vijnë me banderola në Kuvend

Kuvendi Kombëtar i PD-së! Me dosje në dorë, Basha futet brenda selisë blu

Ish-Presidentë dhe ish-themelues të PD, të ftuarit e Kuvendit Kombëtar të Bashës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit