All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Brenda një kutie kremi, Armando Koçerri nuk heq dorë nga telefonat, i kapet karta sim në qeli, si shfajësohet: Jam familjar

16 Gusht 2020, 17:36 Nga DOSJA
Brenda një kutie kremi, Armando Koçerri nuk heq dorë nga
All - Paragraf - 1

TIRANË– “Ka njerëz tek ullinjtë”- pyeste Armando Kocerri të motrën tre vite më parë, duke shfaqur shqetësimin për lëvizjet që po ndodhnin në fshatin Babicë. E motra I tregonte se ndërkohë po lehnin qentë dhe se nuk e dinte nëse po shkulnin ullinjtë apo çfarë po ndodhte. Pak minuta më vonë e motra e lajmëronte sërisht në telefon “ pushuan qentë” kurse i vëllai i përgjigjej “ dil dhe shikoi në dritë”. Shqetësimi i Armando Kocerrit në telefon  nuk ishte i kotë. Pak orë më pas pronat e tij u rrethuan nga policia dhe atij ju sekuestruan në banesë gati katër tonë hashash. Por pavarësisht kohës që ka kaluar dhe dënimit me dhjetë vite burgim, për pjesëmarrjen në grupin e Moisi Habilajt dhe për trafik droge në tentativë,  Armando Kocerri nuk heq dorë lehtë nga telefonat.

Sipas një burimi të sigurtë të gazetës “Si”, pjesëmarrësit në grupin Habilaj I është gjetur sërisht  një kartë sim në dhomën ku ai mbahet prej muajsh në paraburgim. Informacioni konfirmohet për gazetën “Si” edhe nga burime të forcave operacionale në burgun “Jordan Misja”, që shtuan në kushte anonimiteti se” karta sim u zbulua brenda një kutie kremi”. Kontrolli I hollësishëm në qelinë e vlonjatit u krye me urdhër të  Drejtorisë së Përgjithshme, pas bindjes se i paraburgosuri vip kryente telefonata të palejuara, por megjithë kontrollet atij asnjëherë nuk ju gjet telefoni. As herën e fundit. Armando Kocerri i cili rezulton se mbahet në godinën A, në sektorin 8 ka refuzuar oficerët e policisë që të firmosë procesverbalin dhe të pranojë në këtë mënyrë se sendi i ndaluar që është një numër i huaj i përket atij. Por ndonëse policët pas këtij zbulimi, kontrolluan qelinë në çdo milimetër,  nuk mundën të gjenin aparatin me të cilin  burri nga Babica e Vogël ka realizuar telefonatat. Sipas , rregullores ka një listë sendesh të ndaluara që një i burgosur nuk duhet t’i prekë dhe as ti ‘posedojë dhe një ndër to është edhe karta sim e një numri celulari.

Kocerri pas kësaj mësohet nga burimet e gazetës Si se ka dhënë deklaratën e tij para policëve të burgut ku mohon cdo gjë. “ Ju e gjetët këtë kartë sim në qelinë tonë, në një kuti kremi por dua të shtoj se as kremi dhe as karta nuk janë të miat”– këmbënguli i paraburgosuri. Sipas alibisë së tij, ai ishte transferuar aq shpesh nëpër qeli,  sa i ka qëlluar të gjejë sende që i braktisin ose nga nxitimi harrohen nga të dënuarit.

Kremin e gjetëm në qeli, aq e kemi hapur as e kemi parë pasi nuk ishte i yni- këmbëngul Kocerri që pavarësisht këtij versioni dyshohet se ai është poseduesi i numrit. Por policët pretendojnë gjithashtu se në rrobat e burgut i gjetën edhe një monedhë 100 lekëshe.

Monedha është pronë e imja. Me të gërvishja kartat e telefonit sa herë më vinte grafika për të kryer telefonata nga burgu sipas rregullores. Jam familjar i rregullt”– prezantohet ai para policëve , të cilët qëndruan për orë të tëra në qeli të bindur se aty gjendej edhe telefoni. Por ata dolën fitimtarë vetëm me kartën sim.

Megjithatë, policia e burgjeve komentoi jo zyrtarisht për gazetën” Si”, se ka dyshime të forta që të paraburgosurit po I sfidojnë autoritetet dhe përmes bashkëpuntorëve të tyre kanë shpikur mënyra innovative për fshehjen e aparateve  të telefonit. “Një nga mënyrat është ajo e shëtitjes së aparatit dorë më dorë tek të paraburgosurit përmes një kodi sekret që e dinë vetëm ata, por këtë gjë nuk po e konifrmojmë ende”- tha një efektiv I policisë së burgjeve për gazetën  “Si”. Kjo shpjegon edhe dështimin e policisë operacionale gjatë krehjes së një qelie ku ata hynë befas të maskuar pasi ata ishin të bindur se i burgosuri vip komunikonte në telefon, dhe gjetën të zhytur në krem vetëm një kartë

Armando Kocerri doli në skenë nga dosjet 313 dhe 134 pas telefonatave me vëllezërit Habilaj, të njohur ndryshe si kushërinjtë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit I kthyer për rigjykim nga apeli i posaçëm.

Në një nga telefonatat Kocerri e pyet Lolon i njohur ndryshe si Florian Habilajn “ të marr ca mish “ dhe ditë pas dite ai flet me të edhe kur e fton “kam nja 170 kilogramë fantoj’, që sic u bindën prokurorët në atë kohë , forma e koduar si flisnin vlonjatët në telefon tregonte se Kocerri e kishte përshtatur banesën si magazinë droge. Nga kontrolli , ky dyshim u provua më tej pasi  në shtëpinë private në Babicë u gjetën të mbështjella me letër natriban dhe gati për t’u transportuar me skaf 3978 kilogramë kanabis sativa.

Marrë nga GazetaSi

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando kocerri armando kocerri

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Gusht 2020, 15:27

Makina del nga rruga në Vlorë, plagoset një person

VLORË -Një aksident automobilistik është regjistruar në Vlorë, në zonën e quajtur “Te kripa”. Mësohet se një shoferi i një makine tip “Ford Focus”,  ka hum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj