Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI– Policia Rrugore ka nisur kontrollet masive në akset nacionale, ku kalojnë qytetarët, të cilët kanë filluar kthimin nga fundjava që kanë kaluar në plazhe. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se janë pezulluar 67 patenta në total, 45 pasi drejtuesit e mjeteve qarkullonin me shpëjtësi përtej normave të lejuara, ndërsa 18 janë kapur të dehur në timon.
Gjithashtu janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 222 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.
Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 137 masa për përdorim të celularit, 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 21 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
Ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë. Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks të shtuar, por pa krijuar radhë e vonesa, fluksi është i rrjedhshëm. Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, si dhe po monitoron me 4 dronë parakalimet e gabuara dhe me 6 radarë shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Deri në këto momente në akset Lezhë-Thumanë, Himarë-Vlorë-Fier-Durrës-Tiranë dhe Milot-Morinë, Gjiri i Lalzit-Maminas, Rrogozhinë-Elbasan, Korçë-Elbasan-Tiranë, janë evidentuar 45 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit. Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 222 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore, kanë konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë apo manovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh. Pas alkooltesteve ka rezultuar se 18 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.27 mg/l deri në 0.41 mg/l, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit.
Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 137 masa për përdorim të celularit, 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 21 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS-Në qytetin e Durrësit është regjistruar një vatër zjarri. Mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Sheta...
ITALI-Një 34-vjeçar shqiptar në Itali, i fiksuar pas lojërave të fatit, nuk e ka kapërdirë dot humbjen e parave. Mëngjesin e 14 gushtit, ai humbi të gjit...
VLORË -Një aksident automobilistik është regjistruar në Vlorë, në zonën e quajtur “Te kripa”. Mësohet se një shoferi i një makine tip “Ford Focus”, ka hum...
TIRANË– Ndonjëherë jeta në filma i ngjan aq shumë realitetit por edhe e anasjellta. Një prostitutë priste që të paguhej nga klienti I radhës, por ka ndodhu...
KAKVIJË -Situata në pikën kufitare të Kakavijës ka shkuar drejt normalizimit. Të gjitha automjetet që ndodhen në radhë në pikën kufitare të Kakvijës, do të...
TIRANË– Drejtoresha e Open data, Aranita Brahaj, i është drejtuar kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, teksa e pyet për korrupsionin në zyrat ...
KAKAVIJË -Të gjithë shqiptarët që duan të kalojnë nga dita e sotme drejt Greqisë, duhet të kenë me vete një dokument për të vërtetuar, që kanë dalë negativ...
GJIROKASTËR– Dosja.al ka sjellë pamjet e plota të momenteve prekëse nga Kakavija, ku fëmija i vogël pushtoi rrjetin teksa ulej dhe mbante të shtrënguar pas...
ITALI-Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për vrasjen e adoleshentit italian, Filipo Limoni. Ndaj tyre rëndon akuza e sherrit të rë...
SHQIPËRI– 228 viktima, 3358 të infektuar aktivë dhe 3794 të shëruar nga Covid-19. Ky është bilanci i koronavirus në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë, k...