LIVE UPDATES
Bota

Brexit: Vërtet raundi i fundit?

30 Nëntor 2020, 14:29 Nga DOSJA
Brexit: Vërtet raundi i fundit?

Se çfarë i pret pas 1 janarit 2021 doganierët francezë në portin e Doverit, kjo u kuptua që këtë javë që po mbaron në një simulim të kontrolleve të mauneve për kohën pas përfundimit të fazës së ndërmjetme. Pas këtij afati të gjitha eksportet nga Britania e Madhe do të presin në kufi për deklarime të detajuara doganore dhe përmbajtësore

Aktualisht në Dover-Calais kalojnë tranzit 3,5 milionë maune në vit. Autoritetet britanike gjykojnë, se do të nevojiten 270 milionë deklarime doganore. Testi i vogël që bënë francezët prodhoi disa kilometra të gjata radhë pritjeje në autostradën M20 nga Londra. Edhe banorët e Kentit në këtë zonë janë të shqetësuar për ngritjen e një parkingu gjigand për maune, dhe i tremben pasojave që do të ketë kjo në jetën e qetë të banorëve.

Kontroll maksimal

Ekipi i kryenegociatorit, Michel Barnier vazhdoi bisedimet në fundjavë në Londër me partnerët britanikë. Të dielën u bisedua për një nga temat e konfliktit BE-Britani e Madhe, peshkimin. Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab u shpreh se të drejtat e peshkatarëve të BE në ujërat britanike janë një “pikë e fortë grindjeje”. Kryenegociatori i BE, Michel Barnier i ndërpreu javën e kaluar bisedimet për shkak të infektimit me Corona të një negociatori në ekipin e tij.

Një deal edhe më tej nuk është i sigurtë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e paralajmëroi javën e kaluar Parlamentin Europian për këtë. Progres të shënueshëm ka pasur në tema si bashkëpunimi mes policive dhe tek drejtësia. Ndërkohë që marrëveshja për mallrat, shërbimet dhe transportin qëndron ende mbi tryezën e bisedimeve.

Kemi nevojë për mekanizma “të fortë” për ta vënë në jetë marrëveshjen, tha von der Leyen. Pasi Londra bëri të ditur shkeljen e një marreveshjeje, duke prishur ujdinë për kufirin irlandezo-verior me ligjin e ri për tregtinë e brendshme, pozicioni i BE është ashpërsuar. Tani bëhet fjalë për kontroll maksimal për shkak të mungesës së besimit.

Ditët në vijim janë vendimtare”, thotë von der Leyen. Parlamenti Europian ka rënë ndërkohë dakord që një seancë të posaçme për ratifikimin e marrëveshjes ta mbajë më 28 dhjetor. Koha deri në këtë datë do duhej të përdorej për përkthim dhe verifikim të 600 faqeve tekste juridike.

Përpjekja e fundit

Kjo javë shihet në tërësi si afati i fundit për një ujdi. Por nën këtë mbishkrim “rrugëdalja e fundit” ka pasur edhe bisedime të mëparshme për Brexitin, por tani objektivisht negociatorët nuk kanë më kohë. Periudha e ndërmjetme merr fund më 31 dhjetor.

Konkurrenca e drejtë, mbikqyrja e marrëveshjes dhe peshkimi janë temat e diskutueshme. E para – konkurrenca e drejtë: ujdia do arrihej, kur partnerët pranonin një gamë të gjerë brenda së cilës vendosen standartet e prodhimit. BE kërkon që sipërmarrjen të sigurojnë kushte të drejta konkurrence. Por për qeverinë britanike, Brexit është shansi për të anashkaluar standartet e BE.

Tema e mbikqyrjes dhe kontrollit të marrëveshjes: BE mendon që të vendosë menjëherë dogana ndëshkuese, nëse pala britanike nuk e respekton marrëveshjen. Londra i referohet rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, që janë kaq të buta, saqë nuk trembin askënd.

Kurse tema e peshkimit ka marrë rëndësi politike. Qeveria britanike u premtoi peshkatarëve të saj, se pas daljes nga BE ata do të kenë “kontroll mbi ujërat e veta”. Sipas kësaj nga janari 2021 peshkatarët e BE nuk duhet të punojnë më në zonën britanike prej 200 kilometrash.

“Jo me çdo çmim”

Sipërmarrjeve britanike dhe qytetarëve përmes një fushate informuese të qeverisë u kërkohet që të përgatiten për Brexit. Problemi është, se shumë sipërmarrje nuk e dinë, se me çfarë do të përballen. Një Brexit i ashpër është i lidhur me shumë kontrolle dhe punë administrative, një marrëveshje ka më pak andralla.

Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak është shprehur, se ka shpresë që do të ketë një marrëveshje, por për televizionin britanik, ai tha qeveria nuk e do këtë “me çdo çmim”. Kjo nuk do ishte gjëja e duhur, sepse “ka gjëra në këto negociata që janë të rëndësishme për ne.”

Kurse autoriteti britanik i Kontrollit të Buxhetit, paralajmëroi nga skenari i një Brexiti pa marrëveshje. Fuqia ekonomike do të bjerë menjëherë deri në 2% dhe do të prekë ato degë të ekonomisë që ishin të paprekura nga pandemia e Coronës. Në plan afatgjatë ky autoritet ka parashikuar një rënie të prodhimit të brendshëm bruto me 2-4%. Ministri i Financave, Sunak nuk i merr seriozisht këto prognoza. Për të pasojat e krizës së Coronës do të tejkalojnë çdo gjë tjetër.

Parimi i BE mbetet: Asnjë marrëveshje nuk i zëvendëson avantazhet e një anëtarësie. Se sa kompromise do të bëjë Londra që të afrohet me BE varet edhe nga kryeministri Boris Johnson, por der më tani ai nuk ka dhënë asnjë shenjë, se si do të bien zaren.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brexit brexit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj