Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA-Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi sot se i ka propozuar presidentit të sapo zgjedhur amerikan Joe Biden të vijë në samitin e Aleancës në Bruksel, ku aleatët pritet të vendosin nëse do të vazhdojnë misionin e tyre gati 20-vjeçar në Afganistan.
“Unë e ftova Biden të marrë pjesë në samitin e NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm për të diskutuar tema të rëndësishme dhe për të marrë vendime, duke përfshirë qëndrimin ose tërheqjen e forcave të Aleancës në Afganistan. Ne po përballemi me një dilemë të vështirë. Nëse duhet të largohen dhe të rrezikojnë që Afganistani të bëhet përsëri një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë, apo të qëndrojnë dhe të rrezikojnë një mision më të gjatë me dhunë të ripërtërirë,”-ka thënë Stoltenberg duke shtuar se një datë për samitin ende nuk është caktuar.
Gjithashtu, sipas tij, Joe Biden është një mbështetës i madh i NATO-s që e njeh mirë organizatën.
“Është një gjë e mirë për ne. Misioni do të vazhdojë pavarësisht tërheqjes së forcave amerikane dhe zvogëlimit të pranisë amerikane në Afganistan. Vendime të ashpra do të duhet të merren në 2021 nëse talibanët nuk i respektojnë detyrimet e tyre,” tha Stoltenberg.
Sakaq, presidenti aktual Donald Trump ka vendosur të zvogëlojë kontingjentin amerikan si pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan, ku tani ndodhen 11.000 trupa të Aleancës, gjysma e të cilëve janë jo-amerikanë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HAGË-Vendimi i konfirmimit të aktakuzave për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin është bërë publik në faqen e Dhoma të ...
Shkencëtari ushtarak iranian, Mohsen Fakhrizadeh, i vrarë gjatë një sulmi në periferi të Teheranit më 27 nëntor, nga inteligjenca perëndimore është parë gjerësi...
KOREA E VERIUT– Ish-shoqja e shkollës së udhëheqësit Kim Jong, ka nxjerr një sekret të diktatorit. Sipas mediave të huaja, Anna Fifield ka shkruar në librin e s...
GREQI– Ditën e sotme në Greqi janë regjistruar 1,044 raste me Covid-19, ndërsa 85 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.Me shtimin e shifrave të dit...
RUSI– Truproja i presidentit rus Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të vrau veten gj...
ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit n...
GREQI– Ditën e djeshme në Greqi, në prangat e Policisë përfundoi këngëtari i njohur, Notis Sfakianakis. Këngëtari u kap me armë zjarri dhe dy gramë kokain...
GJERMANI-Kancelarja, Angela Merkel ka folur për marrëdhënin e tensionuar midis Turqisë dhe Greqisë. Sipas mediave të huaja, Merkel e ka quajtur kthimin e anijes...
TIRANË– Ka folur sërish Nue Oroshin, ideator i shtatores së Skënderbeut në Prizren, e cila që prej ditësh ka marrë vëmendjen e qytetarvë ku dhe e kanë krit...
PRISHTINË-Disa shkolla në Kosovë ditën e sotme kanë vendosur të zhvillojnë mësimin rregullisht, pavarëisht thirrjes së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, S...