LIVE UPDATES
Politike

Emigrantët sirianë në Shqipëri, Bujar Nishani: Një platformë mafioze ndëkombëtare dhe antishqiptare

8 Mars 2020, 16:27 Nga DOSJA
Emigrantët sirianë në Shqipëri, Bujar Nishani: Një

TIRANË- Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar sot lidhur me debatin e ditëve të fundit se shteti shqiptar po mendon që të sjellë rreth 30 mijë refugjatë sirian. Në një reagim në mediat sociale, Nishani shkruan se  ardhja e emigrantëve është një platformë e mafias ndërkombëtare dhe antishqiptare.

Sipas ish-kreut të shtetit asnjë emigrant nuk synon që të qëndrojë në vendin tonë, por e vetmja arsye që synohet është grumbullimi i tyre në territorin shqiptar është projekti i mafias ndërkombëtare dhe asaj shqiptare për ti trafikuar ata grupe-grupe e ditë pas dite drejt vendeve evropiane përmes Adriatiku.

POSTIMI I PLOTË

Propaganda rilindse se Shqipëria do të ketë forcë pune nga instalimi në Shqipëri të dhjetramijëra emigrantëve sirianë, afganë, irakenë e plot kombësi të tjera nga lindja, është një mashtrim i madh dhe një platformë e mafias ndërkombëtare dhe antishqiptare. Pse është platformë e mafias ndërkombëtare? Asnjë emigrant i vetëm nga valët e mijëra të tillë nuk synon Shqipërinë e as të ndërtojë jetën e vet në vendin tonë. Qëllimi i tyre dhe destinacioni i tyre i vetëm janë vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania, Franca, Austria, Italia, Holanda, Vendet Nordike dhe Britania e Madhe. Asnjëri prej tyre nuk ka marrë rrugën e mundimëshme të azilit të punojë në projektet fantazmë të rilindsit shqiptar. E vetmja arsye që synohet është grumbullimi i tyre në territorin shqiptar është projekti i mafias ndërkombëtare dhe asaj shqiptare për ti trafikuar ata grupe-grupe e ditë pas dite drejt vendeve evropiane përmes Adriatikut. Bashkë me ta edhe qindra terroristë të ISIS bashkë me pakot e kokainës. Skafet që gjënden aksidentalisht brigjeve të detit janë veçse treguesi i një infrastrukture që po pregatitet. Përse është edhe antishqiptare kjo platformë?

Nuk është aspak koincidencë që kjo platformë është ndërtuar dhe po ecën paralelisht me projektet e copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit masiv të Shqipërisë. Platforma shqiptarofove dhe antiperëndim synon asgjesimin e plotë të piketës më solide pro-perëndimore të Ballkanit, Kombin Shqiptar! Duke coptuar Kosovën, e kthen rajonin në situatën politike dhe sigurisë të viteve të luftës në ish-Jugosllavi, kthen në pikën “zero” të gjitha kontributet dhe investimet politike të perëndimit në Ballkan përgjatë dy dekadave të fundit. Më pas, projekti zgjaton metaztazat e tij në shpopullimin masiv prej shqiptarëve dhe Bosnjezimin e Shqipërisë me serbet e Kosovës e të tjerë, duke ndryshuar tërësisht fizionominë e shtetit tonë të formuar edhe ashtu i cunguar që prej 1912.

Asgjesimi i Kosovës dhe Bosnjezimi i Shqipërisë janë hapat politikë që konkurojnë paralelisht me fushatën agresive të armatimit të Serbisë me arsenalet ruse të armëve. Prokekti afatmesëm dhe afatgjatë tashmë identifikohet qartë. Duke asgjesuar apo bërë inekzistente piketën më perëndimore në Ballkan, Kombin Shqiptar, ky rajon rikthehet në dominimin e aleancës lindore anti-perëndim dhe kostoja e parë fatale për tu paguar, prej shqiptarëve. Fiks, siç ka ndodhur prej shekujsh, por tashmë me asgjesim total! Ndaj dhe sekti i rilindsave vijon të mbajë me dhunë e çdo mjet fashist pushtetin në Shqipëri. Ndaj sekti rilinds nuk u solidarizua me Greqinë dhe Bashkimin Evropian për ti mbajtur turmat e dhunëshme të emigrantëve larg territorit dhe kufirit tonë, si një territor dhe kufi realisht mes kufirit evropian. Sepse kryerilindsi është i marrë peng dhe shërben perfekt si një buratin i shqiptarofobëve. Një buratin i marrë peng prej aferave të tmerrshme korruptive. Ndaj thirrja sot është më e fortë se kurrë më parë ndaj shqiptarëve. #tëringremëshqioërinë ??

Ditët e fundit në vendin tonë po qarkullojnë informacione se qeveria po përgatit disa kampe për emigrantët sirianë të cilët janë në luftë me jetën në kufirin greko-turk. Deri tani mësohet se do jenë rreth 30 mijë emigrantë që do srehohen në Shqipëri, por ende nuk ka informacione zyrtare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar nishani emigrantet sirian kampe per emigrantet ne shqiperi bujar nishani emigrantet sirian kampe per emigrantet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK