LIVE UPDATES
Politike

8 marsi/ Ditmir Bushati ‘kritika’ qeverisë Rama: Ka ende pabarazi, duhet të trajtojmë burimin, s’mjaftojnë

8 Mars 2020, 12:19 Nga DOSJA
8 marsi/ Ditmir Bushati ‘kritika’ qeverisë Rama: Ka ende

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat në kuadër të 8 Marsit. Por Bushati nuk është ndalur me aq…

Ish-kryediplomati i Shqipërisë ka shprehur pakënaqësinë lidhur me progresin që qeveria ka bërë për të arritur barazinë gjinore në vend. Edhe pse sot, ka një numër të madhe grash dhe vajzash të përfshira në politikë, Bushati shkruan se problemi duhet trajtuar në origjinë dhe jo me politika “lart-poshtë”.

“Ne, kemi bërë përparim në lidhje me barazinë mes burrave dhe grave, por ende kemi një rrugë të gjatë përpara. Shoqëritë e emancipuara dallohen nga mënyra sesi e trajtojnë gruan. Emancipimi i shoqërisë nuk vjen vetëm nga politikat e orientuara nga lartë poshtë. Na duhet të punojmë për një model të ri që trajton burimin e pabarazisë,”-shkruan Bushati.

POSTIMI I PLOTË:

Për gratë dhe vajzat agjentë të ndryshimit! Në mesazhin tim vjet për 8 Mars u ndala tek gratë dhe vajzat e harruara, të cilave nuk ua dimë as emrin, as përpjekjen dhe as mundin, por që kanë një kontribut të pamohueshëm në shoqëri. Sot dëshiroj të flas për gratë dhe vajzat që janë agjentë të ndryshimit dhe model frymëzimi në shoqëri. Shoqëria jonë njeh shembuj suksesi të grave dhe vajzave në sipërmarrje, politikë, sport, art, shkencë dhe edukim. Po ashtu ka qindra histori të patreguara për gra dhe vajza që me kurajë përballojnë presionin në forma nga më të ndryshmet dhe ja dalin të kthehen në modele për shoqërinë, edhe në mjedisin e tyre, duke frymëzuar një shoqe, një kolege, e kështu me radhë. Sot, dua të përgëzoj dhe inkurajoj pikërisht këto gra dhe vajza që nuk përkulen, nuk pranojnë që të shërbejnë si fasadë e burrave në politikë, sipërmarrje apo media duke zgjedhur me vendosmëri rrugën e mundimshme të suksesit në shoqëri. Gratë e vajzat që nuk e pranojnë dhunën e diskriminimin. Refuzojnë! Denonciojnë! Gratë dhe vajzat e gjeneratës së re që nuk pranojnë kthimin e orës mbrapa. Për ato që nuk bëjnë kompromis, dhe nuk pranojnë të jenë thjeshtë dhe vetëm numra, e as statistikë. Ne, kemi bërë përparim në lidhje me barazinë mes burrave dhe grave, por ende kemi një rrugë të gjatë përpara. Barazia mes burrave dhe grave është para së gjithash një detyrim moral. Është gjithashtu një nevojë e ngutshme ekonomike. Një shoqëri nuk mund t’ia lejojë vetes të funksionojë me gjysmën e mendjes dhe zemrës. Ndaj, ne duhet të bëjmë më shumë për të mbyllur hendekun në trajtim mes burrave dhe grave në paga e karrierë. Të vendosim ekuilibrin e duhur midis punës dhe jetës së tyre private, që kujdesi për fëmijët e familjen të jetë proporcional, e të mos i penalizojë gratë në rrugën e tyre të karrierës. Shoqëritë e emancipuara dallohen nga mënyra sesi e trajtojnë gruan. Emancipimi i shoqërisë nuk vjen vetëm nga politikat e orientuara nga lartë poshtë. Na duhet të punojmë për një model të ri që trajton burimin e pabarazisë. Për më tepër, aktet e dhunës ndaj grave dhe vajzave që kanë tronditur opinionin publik tregojnë se ka ende forca që duan të na kthejnë pas. Duan ta tërheqin progresin drejtë një mentaliteti të vjetëruar patriarkal. Është koha që të angazhohemi me mish e shpirt në mënyrë që të sigurohemi që gratë dhe vajzat nuk do të jenë viktima të kësaj dhune shtazarake. 8 Marsi duhet të shërbejë si një moment rigjallërimi në betejën për barazi në trajtim mes burrave dhe grave për të shtuar rastet e suksesit të grave dhe vajzave në shoqëri. Mbrojtja dhe përparimi i të drejtave të grave duhet të jetë në themel të veprimit tonë politik e shoqëror, pasi nuk mund të ketë një familje të shëndoshë e të lumtur pa siguruar barazinë dhe ekuilibrin mes burrit dhe gruas. Ne nuk mund të mjaftohemi me faktin se e kemi shtëpinë tonë në rregull!

Ndërkohë sipas Indeksit të Barazisë Gjinore të publikuar nga INSTAT, kur bëhet fjalë për pushtet, gratë shqiptare listohen krahas atyre më të pushtetshme në Europë si Suedisë, Francës dhe Danimarkës, mbi normën mesatare të 28 vendeve të Bashkimit Europian. 

Gratë marrin pjesë në pozicione ministrore në Shqipëri me 45.4%, një shifër që është shumë më e lartë se sa 28.1% e mesatares së BE-28, sipas INSTAT. Po kështu, gratë janë më të përfaqësuara në këshillat bashkiakë të Shqipëri se sa në BE (35.9% krahasuar me 28.5%).

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati grate ne politike ditmir bushati grate ne politike

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri