LIVE UPDATES
Aktualitet

Bulqiza e kamur nën tokë por skajshmërisht e varfër mbi tokë

13 Prill 2021, 10:51 Nga DOSJA
Bulqiza e kamur nën tokë por skajshmërisht e varfër mbi

BILQIZË– Një mesogrua, e veshur kryekëput me të zeza, sheh trishtueshëm shtëpinë e saj përdhese që nuk mundi kurrë të kishte pamjen e një strehe të rehatshme. Mure pa suvatim, tulla dhe një çati e pambaruar… Kjo është e gjitha çka i ka lënë si trashëgimi i shoqi, minator që humbi tragjikisht jetën në vendin e tij të punës më shumë se një muaj më parë në Bulqizë.

Fatbardha Karaj e ka të pamundur t’i mbajë lotët që të mos i rrëshqasin faqeve. Nga 24 shkurti i këtij viti, ajo është një vejushë që duhet të rrisë e vetme 3 vajzat që ka nga martesa me Fiqiriun. 49-vjeçari punonte si vagonist në një kompani private dhe u godit për vdekje kur një masiv kromi u shkëput nga tavani i galerisë dhe e zuri përfundi.

“Unë jam me tre vajza. Nga t’iu jap krahëve? S’kam… Nga të dal, nga të shkoj vetëm? S’kam… Jam një grua e vetme. Shumë e vështirë, jetesa për mua është shumë e vështirë. Kushtet i kam copë-copë, siç i shihni vetë. Ato lekë që janë mbledhur për mortin e Fiqiriut, me ato po kalojmë tani” – thotë e veja, e cila tashmë nuk sheh asnjë perspektivë për veten dhe të bijat.

“Sa herë e përcillja për në punë, i uroja ‘Ardhsh shëndoshë e mirë’ por këtë herë ma mori galeria djalin”. Kështu e nis rrëfimin Thëllëza Karaj, nëna e minatorit. Me një jetë të tërë kaluar në qytetin veri-lindor të Shqipërisë, drama e tragjedi minatorësh ajo ka dëgjuar plot. Por eksperienca personale duket se i ka rrëmbyer të gjithë energjinë. “Mjerë kujt i bie! Mjerë nënat që humbin fëmijën. Mjerë kalamajtë e gruaja që humbin kryefamiljarin”.

Aksidente, tragjedi, borxhe

Një dhomë e vogël brenda një oborri shtëpie në fshatin Koçaj është përshtatur dhe shërben si dyqan ushqimor. Gjylbehare Karaj e zotëron këtë vend prej rreth 20 vitesh. Dhe prej po aq vitesh, ajo mban një fletore shënimesh, ku stilolapsi ka shkruar, ka fshirë e ka rishkruar shuma të ndryshme parash. Ajo është lista e borxheve të familjeve të minatorëve, listë që nuk shlyhet kurrë. Përkundrazi. Borxhet për miell, vaj dhe ushqime të tjera bazike shtohet nga dita në ditë.

Gjylbeharja thotë se arkat me portokaj, sallata jeshile e domatet ngelen të pashitura. “Në këtë kohë që duhet konsumuar sa më shumë portokall e vitaminë C për shkak të pandemisë, minatorët e familjarët e tyre nuk e përballojnë dot çmimin e frutave”. Dora e saj shëtit fletët e stërmbushura të fletores së borxheve. Mes psherëtimave, ajo nuk beson se një ditë do t’i mbledhë paratë që i takojnë. “Shihe sa është shuma këtu. Çfarë t’i bëj unë. Ka djalin, ka burrin në minierë. Borxhi është këtu por nuk e paguajnë. Se nuk e përballojnë, jo se nuk duan ta sjellin”.

Nga miniera, në Parlament

Gjendja e rënduar që zgjat thuajse njësoj prej më shumë se 30 vitesh ka zgjuar interesin e një minatori, i cili kandidon në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 prill. Një vit më parë Elton Debreshi u pushua nga puna në galerinë private ku punonte, pasi së bashku me minatorë të tjerë krijuan një sindikatë të re minatorësh. Pas një viti ai e sheh kandidimin dhe futjen në Parlamentin shqiptar si të vetmen mënyrë për t’i dhënë zë statusit të minatorit.

“Statusi i minatorit është mburoja e minatorit. Partitë politike ua kanë marrë gjithmonë me premtime boshe votat minatorëve. Asnjë program i partive politike nuk e ka statusin. Thjesht vijnë në Bulqizë ose në qytete ku ka miniera dhe flasin për statusin e minatorit. Por ne në fakt jemi ata që e vuajmë në kurriz kaq vite. Prindërit tanë por edhe ne mbi të gjitha” – shprehet Debreshi për Deutsche Welle.

Ai është brez i tretë minatorësh. Burrat e familjes së tij kanë qenë gjithashtu minatorë. Për herë të parë, një përfaqësues punëtorësh synon politikën si kandidat i pavarur. Eltoni thotë se do përpiqet me të gjitha fuqitë për t’ia dalë mbanë, jo për vete, por për të gjithë kolegët e tij që punojnë në kushte të vështira sigurie, me rroga që nuk justifikojnë lodhjen e rrezikun që vjen nga ky profesion.

T’ia dalin mbanë… Kjo është e vetmja zgjidhje edhe për Fatbardhën e Gjylbeharen. E teksa minatorët apo familjarët e tyre luftojnë ditë e përditë me hallet e shumta, Bulqiza vijon të mbetet e kamur nën tokë por skajshmërisht e varfër mbi tokë.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet varferia ne bulqize varferia ne bulqize

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj