LIVE UPDATES
Ekonomi

Bumi i kirurgjisë plastike! Pas pandemisët shtohen klinikat, takimet virtuale nxisin shqiptarët të përmirësojnë pamjen, k

29 Gusht 2021, 05:44 Nga DOSJA
Bumi i kirurgjisë plastike! Pas pandemisët shtohen klinikat, takimet

Koha e gjatë e kaluar para ekranit të smartphone-ve apo në mbledhjet virtuale në ZOOM kanë nxitur rritjen e kërkesës për ndërhyrje estetike. Pas pandemisë, rihapja e klinikave ka sjellë bum kërkesash, nga shqiptarë por edhe të huaj, prej çmimit konkurrues.

Nga Deada Hyka

Sado që tani mund të jemi mësuar të ulemi dhe të zhvillojmë mbledhjet nëpërmjet videove dhe të shikojmë kolegët tanë përmes një ekrani kompjuteri, shumë prej nesh e gjejnë veten të shpërqendruar vazhdimisht në mbledhje të tilla. Nuk është qeni i lagjes që leh në sfond, apo shpërqendrimi nga fëmijët a familjarë të tjerë, është pamja e fytyrës sonë.

Dhe sa më gjatë që vështrojmë veten, aq më shumë ne fillojmë t’i vërejmë gjërat me detaje. A ishin ato rrudha atje përpara karantinës? Më duket mua apo hunda nuk është simetrike? A është një vetull më e lartë se tjetra? Viti kaloi dhe nuk është më befasi që, pas muajsh bisedash përmes videove, shumë prej nesh kanë filluar të analizojnë dhe të kritikojnë pamjen e jashtme.

Mjekët kozmetikë dhe kirurgët plastikë në të gjithë botën, edhe në vendin tonë, kanë raportuar rritje të rezervimeve për trajtime kirurgjikale dhe jokirurgjikale pas karantinës dhe në mbarë botën, kjo sjellje konsiderohet si ‘Zoom Boom’.

“A janë kirurgët plastikë të hapur gjatë karantinës”? është një ndër pyetjet më të shpeshta të bëra në Google në vitin 2020. Tashmë është zyrtare: karantina dhe puna nga shtëpia kanë nënkuptuar orë të tëra duke parë fytyrën tonë në videokonferencat apo lidhjet ZOOM – dhe kjo, sipas aktorëve të fushës, ka nxitur interesin për të kërkuar kirurgji plastike.

Teksa virusi Covid-19 shpërtheu, shumë operacione jothelbësore u shtynë në të gjithë botën, në një përpjekje për të zvogëluar përhapjen e sëmundjes. Por, pas muajit të parë të karantinës, klinikat private në vend raportojnë për një rritje të interesit për ndërhyrje plastike.

Perceptimi

Kirurgjia plastike kozmetike, në të cilën dikush ndryshon pamjen për arsye estetike dhe jomjekësore, varion nga procedurat jo invazive, të tilla si botoksi ose mbushësit e lëkurës, deri te procedurat invazive, siç janë ngritja e fytyrës (lifting), rinoplastika (ndërhyrja në hundë) dhe të tjera.

Dhe këto procedura janë të kushtueshme. Shqiptarët shpenzojnë në kirurgji plastike kozmetike sipas aktorëve të tregut, me rinoplastikën që kushton rreth 2000 euro, një lifting 500 euro, ndërhyrje të tjera jo-invazive si botoksi 250 euro etj. Kur nisi pandemia, disa mjekë kozmetikë ndien pasiguri se çfarë do të nënkuptojë bllokimi për industrinë e tyre, veçanërisht me rënien e të ardhurave, si dhe paaftësinë për pacientët për të parë mjekët personalisht.

Skerdilajd Faria, nga klinika “Keit”, thotë për “Monitor” se, në fillim të karantinës gjithçka pësoi ngrirje dhe kirurgjia plastike padyshim u konsiderua si jothelbësore, jo urgjente dhe luks. “Gjatë asaj periudhe, pas 10 marsit, mjekët tanë zhvilluan konsulta online me pacientë të interesuar, ndoqëm ata pacientë të cilët kishin kryer një ndërhyrje prej pak ditësh dhe pritëm për një sistemim të situatës” – thotë z. Faria.

Pas rifillimit të jetës normalisht dhe lëvizjes së lirë, injeksionet ishin trajtimet më të kërkuara, të ndjekura nga procedurat më invazive, të tilla si ndërhyrja e gjoksit dhe liposuksioni.

Irena Savo, mjeke dermatologe pranë VIVIA, thotë se “Boom Zoom” i njohur botërisht, shtoi interesin për procedurat jo-invazive të fytyrës, si Botox, mbushës ose korrigjimi i linjave të shkaktuara nga shprehjet e fytyrës që vërejmë në video, si dhe për të trajtuar rrudhat.

“Është rritur gjithashtu kërkesa për përtëritje të qafës dhe konturim të nofullës, pasi njerëzit kalojnë më shumë kohë duke parë në kamerën e kompjuterit dhe duke u përqendruar në ato zona të trupit të tyre. Dhe megjithëse gratë historikisht përbëjnë një përqindje shumë më të madhe të procedurave kozmetike sesa burrat, bumi i zoom-it nuk është vetëm për gratë”- thotë Dr. Savo.

Kërkesat dhe çmimet

Në klinikën “Keit”, departamenti i statistikës tregon për kryerjen e mbi 10 mijë ndërhyrjeve në muajt pas karantinës, shifër e cila dëshmon rritjen e tregut të ndërhyrjeve plastike, duke marrë në konsideratë edhe shtimin e klinikave në vend. Megjithatë, aktorët e tregut pohojnë se klientët nuk janë vetëm shqiptarë.

Vendi ynë po tërheq vit pas viti më tepër turistë të huaj për shërbimet që ofron. Me një çmim operacioni që shkon deri në 1500 euro, rimodelimi i hundës renditet te ndërhyrjet më të kërkuara dhe të kryera në klinikat kryesore të kirurgjisë plastike në vend. Karantina e bëri më të lehtë për njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shërohen dhe ata gjithashtu mund të fshehin fytyrën pas një maske kur janë në publik.

Dr. Skerdilaj Faria, nga klinika “Keit”, thotë se, “fundi i vitit 2020 solli rritje të kërkesave për shërbime të ndryshme estetike, duke na bërë habi, pavarësisht situatës. Kërkesat nga turistë italianë nisën të rriten veçanërisht në muajt e verës”. Kështu pohon edhe mjeku Kostandin Balloma, nga klinika “Luis Medical Center”.

“Disa kanë raportuar urgjencë për të bërë trajtimet më shpejt në rast se kalojmë përsëri në bllokim. Të tjerë kanë përfituar nga momenti që rikuperimi do të ishte me i lehtë, me qëndrimin në shtëpi. Kanë ardhur edhe shumë prindër, që kanë sjellë fëmijët për rimodelim veshësh” – thotë z. Balloma, i cili shton se kërkesat më të mëdha këtë vit kanë qenë nga të huajt, që i tërheqin çmimet konkurruese.

Dr. Lida Hoxha, drejtuese e poliklinikës “Dermo Life”, thotë për “Monitor” se kërkesat ndër vite kanë qenë më të larta për ndërhyrje estetike dhe më pak për kirurgji. Sipas saj, dëshira për të arritur përsosmërinë, por për të ruajtur gjithmonë origjinalitetin është gjithnjë e në rritje.

“Gjatë këtyre viteve, në klinikën tonë janë drejtuar njerëz me histori të ndryshme, por edhe me përvoja të para të trishtueshme. Të joshur nga çmimet e lira që ofrohen në treg, duke trajtuar një operacion nga i cili individi pret një punë sa më të kënaqshme, duke qenë se është një rezultat i përjetshëm, përfundojnë duke rënë pre e të ashtuquajturave klinika, të cilat të premtojnë çdo rezultat që ti dëshiron, pa marrë parasysh fizionominë, rreziqet shëndetësore dhe në fund i falin pacientit zhgënjim, dështim nga ana profesionale, por edhe para të shpenzuara, të cilat mund të kenë vite që kursehen për kauzën e pacientit.

Situata si këto dëshmohen çdo ditë e më shumë në klinikën tonë, ku paraqiten raste me dëmtime nga më të ndryshmet vetëm për faktin se gënjehen nga çmimet ‘e lira’ dhe premtime nga më të ndryshmet. Rasti i fundit ishte i një vajze, e cila iu nënshtrua ndërhyrjes së rinoplastikës për herë të tretë, nga dy dështime të mëparshme dhe ëndrra e saj ishte vetëm të kishte rezultatin që duhet të kishte që në ndërhyrjen e parë”- thotë dr. Hoxha.

“Standardet e bukurisë po bëhen globale”, thotë Dr. Silvana Vishaj, mjeke estetiste, duke shtuar se kultura e “Instagram” dhe filtrat e smartphone-ve janë padyshim një ndër “fajtorët”.

“Duket me të vërtetë që gratë në mbarë botën ndjekin të njëjtat prirje: buzët më të plota, faqet më të plota, vetullat e harkuara, gjoksi i madh etj. Kjo është për të ardhur keq, sepse këto trende të fytyrës dhe të trupit nuk u përshtaten të gjithëve, nuk duhet të bëhet e domosdoshme”.

Interneti, rrjetet sociale dhe ndjekja e të famshmëve kanë lejuar tiparet eurocentrike – ajo që Dr. Vishaj i referohet si “pamja e Kylie Jenner” ose dikur “Kim Kardashian”- për t’u bërë estetika më e lakmuar. Sipas saj, fakti që procedurat sot janë më të arritshme (p.sh. pak botox rrudhash, pak fryrje buzësh), më të lira dhe shpesh kërkojnë më pak kohë, do të thotë që gjithnjë e më shumë gra po kthehen në kirurgji plastike dhe kozmetike.

“Ne jemi duke jetuar në një epokë ku në botë, të gjithë po bëjnë të njëjtën punë, shpesh duke hedhur poshtë karakteristikat etnike dhe duke mbështetur homogjenizimin e asaj që konsiderohet ‘e bukur’” – thotë Dr. Vishaj. “Sa më shumë të rritet kërkesa, aq më shumë gjasa ka që ‘shikimi i Kylie Jenner’ do të bëhet statusi i tanishëm. Nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe ka të bëjë me ju”, – thotë ajo.

Dr. Kostandin Balloma thekson edhe një anë tjetër të nismës së shqiptarëve për të përqafuar lehtësisht ndërhyrjet estetike: gjendja psikologjike.
“Shumë njerëz nuk ndihen të prekur psikologjikisht nga deformimi i veshëve p.sh., (ose veshët e dalë) dhe rrjedhimisht nuk e kanë të nevojshme të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale përderisa vendi dhe forma e llapës së veshit nuk ndikojnë në dëgjim.

Tendenca

Dr. Skerdilaj Faria, nga klinika “Keit”, thotë se, “fundi i vitit 2020 solli rritje të kërkesave për shërbime të ndryshme estetike, duke na bërë habi, pavarësisht situatës. Kërkesat nga turistë italianë nisën të rriten veçanërisht në muajt e verës”.

Më shumë ndërhyrje estetike

Dr. Lida Hoxha, drejtuese e poliklinikës “Dermo Life”, thotë për “Monitor” se kërkesat ndër vite kanë qenë më të larta për ndërhyrje estetike dhe më pak për kirurgji. Sipas saj, dëshira për të arritur përsosmërinë, por për të ruajtur gjithmonë origjinalitetin është gjithnjë e në rritje.

Ndikimi psikologjik

Marsida Simo, sociologe, paralajmëron që versioni i vetes që shohim në ekranet tona mund të jetë mashtrues dhe të shtrembërojë realitetin. “Këndi, ndriçimi dhe kufizimet e kamerës në shumë pajisje mund të çojnë në shtrembërime të karakteristikave – domethënë, imazhi mund të jetë i panjohur për thirrësin e videos dhe shumë i ndryshëm nga fotografia me të cilën përdoren sa herë që shikohen në pasqyrë” – shpjegon ajo.

Obsesioni mbi imazhin tonë mund të çojë në “shtrembërim perceptues”, pohon ajo, i cili ndodh kur “nxjerrim në pah një defekt, pastaj përqendrohemi në mënyrë disproporcionale në këtë derisa të zmadhohet” në perceptimin tonë. Znj. Simo shton se pajisjet si smartphone mund të ndryshojnë më tej imazhin e trupit, për shkak të këndeve në të cilat i mbajmë ato.

“Të shohësh veten në ekran pa pushim i nxit njerëzit të fiksohen mbi imazhin e trupit dhe të metat e perceptuara. Tani, ngritja e mediave sociale dhe kulturës ‘selfie’ do të thotë që fenomeni nuk është i kufizuar në yje; për shembull, shikoni tek ‘Snapchat Dysmorphia’, e cila, si ‘Zoom Boom’, gjithashtu rriti kërkesën në kirurgjinë plastike. Shumë studime në vitet e fundit i kanë lidhur ‘selfie’-t dhe mediat sociale me dismorfinë e trupit dhe vetëvlerësimin negativ dhe imazhin e vetes. Në atë mënyrë, ‘Zoom Boom’ është vetëm vazhdimi i një trendi që po ndodh për vite me radhë” – përfundon znj. Simo.

Boom kudo në botë

Sipas Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë, vetëm në vitin 2020 u kryen më shumë se 15.5 milionë procedura të kirurgjisë plastike. Rinoplastika (një operacion në hundë) ishte operacioni kryesor kozmetik në vitin 2020, me më shumë se 352,000 operacione të kryera. Shoqata gjithashtu raporton se Botox ishte trajtimi më i kërkuar me injeksion me më shumë se 4.4 milionë procedura të kryera.

Dhe ndërsa shumë njerëz vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, disa po njohin një përfitim të papritur kur bëhet fjalë për të bërë ndërhyrje të tilla. Hulumtimi i shoqatës vëren se njerëzit që janë duke punuar në distancë, mund të shërohen nga kirurgjia plastike pa marrë më shumë pushime ose pa pasur nevojë t’ia bëjnë të ditur dikujt tjetër.

Tregu global i kirurgjisë kozmetike

Sipas raportit më të fundit të Technavio, tregu botëror i estetikës së fytyrës pritet të tejkalojë 5.5 miliardë dollarë deri në vitin 2021.

Gjetjet kryesore të raportit:

Segmenti i toksinës së botulinumit (botox) përbën pjesën më të madhe të tregut në tregun global të mbushësve të lëkurës, ndërkohë që segmenti i acidit Hyaluronic parashikohet të rritet me 13.0% gjatë periudhës së parashikuar 2017-2023.
Segmenti i trajtimit të korrigjimit të linjës së fytyrës përbën pjesën më të madhe të tregut sa i përket mbushësve të lëkurës sipas kërkesës, i cili pritet të arrijë në 4,3 mld dollarë në vitin 2023
Tregu i Amerikës pritet të arrijë në 3,7 mld dollarë në 2023/MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi kirurgjia plastike kirurgjia plastike

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje