LIVE UPDATES
Ekonomi

30% e ATM-ve tashmë mundësojnë edhe depozitimin e parasë

27 Gusht 2021, 07:12 Nga DOSJA
30% e ATM-ve tashmë mundësojnë edhe depozitimin e parasë

TIRANË– 30% e bankomateve (ATM) të sistemit bankar mundësojnë edhe shërbimin e depozitimit të parasë fizike.

Të dhënat e bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i këtyre pajisjeve në vitet e fundit po rritet me ritme të shpejta.

Në mesin e këtij viti, numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash arriti në 227. Numri i tyre u rrit veçanërisht pasi vendi u prek nga pandemia. Deri në fund të vitit 2019, numri i ATM-ve me këtë funksion ishte vetëm 171 dhe prej atëherë është rritur me 33%.

Rritja e numrit të ATM-ve që ofrojnë shërbimin po ndikon edhe në përdorimin më të madh të tyre nga shqiptarët. Sipas Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-qershor 2021 janë kryer mesatarisht 26 mijë depozitime cash në ATM çdo muaj. Krahasuar me vitin 2020, numri mesatar mujor i veprimeve është rritur me 69%.

Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë mund të jetë një zhvillim i rëndësishëm për lehtësimin e mëtejshëm të shërbimeve bankare. Pagesat cash në arkë janë një nga shërbimet e pakta bankare rutinë që deri para pak vitesh kryheshin pothuajse ekzluzivisht në sportele, duke qenë një nga arsyet kryesor i fluksit të klientëve në degët e bankave. Kjo problematikë u bë më e prekshme se kurrë në fazën e parë të pandemisë, edhe për shkak të kufizimit të orareve të punës dhe operacioneve me staf të reduktuar.

Automatizimi i këtij shërbimi nëpërmjet ATM-ve do të ndikonte ndjeshëm në uljen e flukseve, pakësimin e radhëve dhe përdorimin e degëve të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit nga stafi është i domosdoshëm. Ashtu siç prej vitesh tërheqja e parave të nevojshme për shpenzimet konsumatore bëhet prej ATM-ve, tani teknologjia mundëson të njëjtin komoditet edhe për depozitimin e tyre.

Në mesin e këtij vitit, sektori bankar shqiptar ofronte shërbim nëpërmjet 754 ATM-ve aktive, në rritje me 2% krahasuar me fundin e vitit 2020 dhe me pothuajse 7% krahasuar me fundin e vitit 2019. Numri i tyre kishte rënë vazhdimisht në periudhën 2015-2019, sidomos për shkak të uljes së numrit të degëve, por edhe për shkak të pakësimit të numrit të përgjithshëm të bankave tregtare, nga 16 në 12. Duke filluar nga viti 2020, edhe nën shtysën e pandemisë, bankat shtuan numrin e ATM-ve (kryesisht të vendosura në mjedise jashtë degëve), me qëllim lehtësimin e flukseve të operacioneve në sportele.

Paralelisht, shtimi i ATM-ve po shoqërohet edhe me përditësim të teknologjisë dhe të shërbimeve të ofruara prej tyre. Me sa duket, rritja e numrit të tyre është ende e nevojshme për të plotësuar nevojat e një shoqërie me përdorim të lartë të parasë cash. Këtë vit rreth 69% e veprimeve me karta bankare ishin tërheqje apo depozitime të parasë cash, ndërsa vetëm 27% ishin pagesa me karta bankare në pikat elektronike të shitjes. Përqindja e veprimeve me cash-in ka pësuar një rënie të lehtë nga niveli 71% i vitit të kaluar, por sidoqoftë ngelet dukshëm mbizotërues./Monitor./

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë bankomat banka e shqipërisë bankomat


Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri