LIVE UPDATES
Ekonomi

Sektori bankar i kthehet PPP-ve, kredi 26 milionë euro për rrugën Orikum- Dukat

27 Gusht 2021, 05:57 Nga DOSJA
Sektori bankar i kthehet PPP-ve, kredi 26 milionë euro për rrugën

Tre banka tregtare shqiptare kanë financuar një kredi të përbashkët (sindikale) prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogara”.

Tre bankat financuese të projektit janë banka Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank. Kredia është aprovuar qysh në muajin mars të këtij viti, ndërsa disbursimet kanë nisur së fundmi. Ajo do të ketë një afat maturimi 10 vjeçar dhe një normë minimale interesi prej 6% në vit.

Kredia në fjalë është kredia më e madhe e dhënë nga sektori bankar shqiptar në dy vitet e fundit.

Shoqëria “Rruga Orikum–Llogara” u themelua në fund të vitit 2018, me aksioner të vetëm kompaninë e ndërtimit “Gjikuria” dhe ka si objekt të aktivitetit ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor “Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”. Rruga ka një gjatësi prej afërsisht 15 kilometrash dhe pritet t’i kushtojë buxhetit rreth 10 miliardë lekë (sipas listës së investimeve bashkangjitur buxhetit 2021), që do të paguhen përgjatë 13 viteve. Gjatë një inspektimi të kryer në muajin prill të këtij viti, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se, deri në atë moment, ishte realizuar rreth 13% e volumit të përgjithshëm të punimeve. Kjo rrugë ishte një nga projektet e partneritetit publik privat të shpallura si pjesë e paketës “1 miliardë euro”.

Në rastin e PPP-ve, qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë. Pavarësisht nga kjo, sektori bankar ka ofruar tashmë përsipër financime të konsiderueshme në projektet e PPP-ve në infrastrukturë. Projekti më i rëndësishëm i PPP-ve në ndërtimin e rrugëve është ai Rrugës së Arbrit, për një vlerë totale prej afërsisht 40 miliardë lekësh. Ky projekt po mbështetet me një kredi të konsiderueshme nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT). Në gusht të vitit 2018, BKT miratoi një hua prej 9.5 miliardë lekësh te kompania “Gjoka 87”, kompania që po zbaton projektin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit përmes një kontrate PPP-je me qeverinë shqiptare. Kjo është kredia më e madhe e miratuar ndonjëherë nga një bankë tregtare në Shqipëri.

Mbështetur në bilancin e kompanisë “Gjoka 87”, deri në fund të vitit 2020, shuma e lëvruar e kredisë ishte 3.45 miliardë lekë ose rreth një e treta e shumës së miratuar. Për vitin e kaluar, kompania ka paguar gjithsej 220 milionë lekë interesa kredie për bankën.

Në vitin 2017, BKT gjithashtu ka miratuar gjithashtu një kredi prej 28.5 milionë euro te “Albania Highway Concession”, kompania që po zbaton kontratën koncesionare të përfundimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Kredia ka një maturim 7 vjeçar dhe një interes minimal prej 5%, ndërsa shlyerja e principalit do të fillojë pas vitit të tretë të kontratës. Por, duke iu referuar bilancit të kompanisë, edhe në këtë rast shuma e disbursuar është më e ulët. Deri në fund të vitit 2020, huaja në bilancin e “Albania Highway Concession” kishte vlerën e 1.4 miliardë lekëve ose rreth 11.4 milionë eurove.

Në të gjitha rastet e mësipërme, garancitë kryesore e dhënë nga huamarrësit janë vendosja e barrës siguruese mbi aksionet e kompanive, si edhe mbi llogaritë bankare të arkëtimit të të ardhurave nga këto shoqëri./MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet