LIVE UPDATES
Bota

‘Burgun e kam krye, jam duke punue’/ A përbëjnë më rrezik, kosovarët që luftuan për ISIS?

30 Mars 2022, 07:13 Nga DOSJA
‘Burgun e kam krye, jam duke punue’/ A përbëjnë

Prej 158 personave nga Kosova, sa kanë qenë të dënuar për vepra që ndërlidhen me terrorizëm, nga viti 2013 e këndej, aktualisht duke vuajtur dënimin në institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës janë nëntë syresh. Shumica e të dënuarve kanë qenë pjesëmarrës në luftërat civile të Sirisë dhe Irakut. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me njërin që ka kryer dënimin prej tre vjetësh e gjysmë burgim, por ai nuk ka dhënë detaje se çfarë bën tani, njofton radio Evropa e Lirë.

“Ka përfunduar ajo epokë. Burgun e kam kryer, tash jam duke punuar”, ka thënë ai dhe ka kërkuar që të mos identifikohet.

REL-i ka tentuar të flasë edhe me disa ish-të burgosur të tjerë, për të mësuar se çfarë kanë bërë pas vuajtjes së dënimit për terrorizëm, por ata kanë refuzuar të përgjigjen.

Kosova, në vitin 2015, ka hartuar ligjin, në bazë të të cilit çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja, mund të dënohet nga 5 deri në 15 vjet burgim.

Nga viti 2011, për katër-pesë vjet me radhë, më shumë se 350 kosovarë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut. Shumë prej tyre është thënë se janë rreshtuar përkrah luftës së grupit militant Shteti Islamik.

Deri më tani, nga vatrat e luftës llogaritet se janë kthyer më shumë se 250 kosovarë – përfshirë edhe familjarë të luftëtarëve. Disa kanë vdekur në fushëbeteja e për të tjerë nuk është e qartë vendndodhja.

Për trajtimin e personave të kthyer nga Siria dhe Iraku, Kosova që nga viti 2019, ka vepruar në bazë të Programit për Rehabilitim dhe Riintegrim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Grante për ish-të burgosurit për terrorizëm

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), nuk kanë shpjeguar nëse këta persona, të cilët tashmë janë liruar, janë deradikalizuar, por kanë thënë se të njëjtit kanë përfituar grante.

“Të gjithë personat e liruar nga burgu dhe që kanë përfituar grante, kanë filluar të merren më shumë me veten dhe familjet e tyre dhe, po ashtu, çdo herë kemi konsultime rreth nevojave shtesë nga familja”, thuhet në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

“Për kategorinë e të liruarve nga burgu dhe familjet e tyre, deri më sot 58 persona kanë përfituar grante sipas kërkesës së tyre, 22 persona kanë ndjekur kurse të ndryshme, si dhe 39 persona kanë qenë pjesë e trajnimeve të ndryshme, ndërsa edhe 21 personave u janë aprovuar grante dhe pritet që deri në fillim të muajit prill të bëhen dorëzimet e tyre”, thuhet në përgjigje.

Grantet që këta persona dhe familjet e tyre kanë fituar kanë të bëjnë kryesisht me sektorin e bujqësisë.

Megjithatë, sipas një raporti të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, organizatë e cila ka marrë pjesë në zbatimin e programeve për rehabilitimin dhe riintegrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës, nuk ka pasur ndonjë plan të qëndrueshëm nga ana e institucioneve se si të trajtohen të kthyerit në Kosovë, e as për rolin e Shërbimit Sprovues të Kosovës (SHSK) në këtë drejtim.

Stafi i këtij mekanizmi të Ministrisë së Drejtësisë – që merret me riintegrimin shqëror të personave të dënuar (punët sprovuese) – sipas QKSS-së, kishte mungesë të njohurive bazë dhe nuk ishin të përgatitur që t’i trajtonin këta persona.

“Prej vitit 2014, institucionet e vendit kanë zbatuar programe R&R për individët e dënuar për vepra që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin. Këto projekte kanë qenë ad-hoc, jo të planifikuara mirë, afatshkurtra dhe në to nuk janë përfshirë institucionet relevante si SHSK-ja”, thuhet në raport të publikuar në dhjetor të vitit 2021.

Po ashtu, në raport thuhet se nuk ka pasur buxhet të veçantë për rehabilitim dhe riintegrim.

Nga QKSS-ja thanë për Radion Evropa e Lirë edhe se, për shkak të dënimeve të ulëta dhe hezitimit të disa të dënuarve për t’u bërë pjesë e programeve riintegruese – që kanë qenë pjesë e strategjisë kundër ekstremizmit – është bërë pothuajse i pamundshëm zbatimi i programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit.

“Ajo që është shumë e rëndësishme e që nuk e kemi parë që është bërë deri tash, duhet të bëhet një vlerësim i rrezikut së pari për këta individë dhe është e rëndësishme që të përmirësohet koordinimi ndërinstitucional. Ne kemi vërejtur që nuk ka koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror”, tha Shpat Balaj nga QKSS-ja.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të themelojnë programe dhe mekanizma të qëndrueshëm dhe afatgjatë që do të trajtonin probleme të ngjashme edhe në të ardhmen.

Për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar për terrorizëm, në vitin 2018, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Marrëveshja njëvjeçare ka paraparë që imamë të caktuar nga BIK-u, të mbajnë ligjërata për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese të Kosovës, me qëllim të ofrimit të njohurive fetare.

Nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës thonë se janë duke bërë përpjekje për ta ripërtërirë marrëveshjen me BIK-un.

Në vitin 2018, BIK-u kishte përzgjedhur 20 imamë caktuan për të ligjëruar në burgjet e Kosovës me qëllim të deradikalizimit të të burgosurve.

Por, profesor Ismajl Hasani, sociolog i religjionit, thotë për Radion Evropa e Lirë që në institucionet korrektuese duhet ndryshuar qasja dhe trajtimi ndaj personave që vuajnë dënimin për vepra penale të ndërlidhura me terrorizmin. Ai thotë se plani për trajtimin e këtyre personave është dashur dhe duhet të ndryshojë.

“Në të ashtuquajturin riintegrim të këtyre personave janë përfshirë vetëm hoxhallarët, kur dihet se kjo pjesë ka një shkallë të lartë të indoktrinimit, është dashur që patjetër memorandumi të përfshijë edhe njerëz të fushave të ndryshme të përafërta, sidomos psikologë klinikë, sociologë e njerëz që njohin problemet fetare”, thotë Hasani.

Lidhja me luftën e huaj

Që nga koha e shpërthimit të konfliktit të armatosur në vitin 2011, më shumë se 350 kosovarë udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut. Në grupin e kosovarëve që udhëtuan drejt Sirisë, përveç burrave kishte gra dhe fëmijë.

Deri më tani nga Siria në Kosovë janë kthyer më shumë se 250 kosovarë. Kosova u bë një ndër vendet e para në botë që riatdhesoi në mënyrë të organizuar qytetarë të saj nga kampet e Sirisë.

Në muajin prill të vitit 2019 në një operacion të fshehtë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u riatdhesuan 110 kosovarë, në mesin e tyre katër luftëtarë të IS-it, 32 gra dhe 74 fëmijë, si dhe më 17 korrik 2021, institucionet e Kosovës riatdhesuan 11 shtetas nga zonat e konfliktit në Siri.

Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, më shumë se 80 kosovarë u vranë në zonat e luftimeve.

Personat që arritën të kthehen në Kosovë u përballën me procese gjyqësore, pasi sipas ligjit të miratuar më 2015, pjesëmarrja në luftëra të huaja është vepër e dënueshme me nga 5 deri në 15 vjet burgim. Edhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor sanksionojnë pjesëmarrjen në konflikte apo luftëra të huaja./REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora isis kosove te burgosurit ne kosove isis kosove te burgosurit ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj