LIVE UPDATES
Aktualitet

Letra e Metës fut në sherr gazetarët, Bushati-Muhamed Veliut: Je i blerë nga Rama! Gazetari: Punon bashkë me mua por kujdes

6 Mars 2020, 19:33 Nga DOSJA
Letra e Metës fut në sherr gazetarët, Bushati-Muhamed Veliut: Je

TIRANË– Letra e Presidentit Ilir Meta dërguar kreut të KE-së, Oliver Varhelyi, të cilin e paralajmëronte për thellimin e krizës politike ka futu në sherr edhe dy gazetarët, Andi Bushatin dhe Muhamed Veliun. Ky i fundit ishte i pari që e publikoi letrën e Presidentit drejtuar KE-së, në një kronikë në Top-Channel, televizioni ku edhe punon. Pas bërjes publike të letrë në kronikë, portali Lapsi.al, i drejtuar nga Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, kanë nisur sulmet ndaj Top Channel dhe gazetarit Muhamed Veliu, teksa shkruajnë se përdoren dhe paguhen nga kryeministri Edi Rama. Ndër rreshta Lapsi.al shkruan se gazetari Muhamed Veliu ‘herë shërben si rrogtar i qeverisë, dhe herë paguhet si reporter i pavarur.’

Shkrimi i plotë i Lapsi.al

Edi Rama nuk ka shkuar dot shumë më larg se akuza e përsëritur pa pushim në këto 30 vjet, se “armiqtë e pushtetit” pengojnë integrimin perendimor të vendit. Refrenin që e ka përsëritur Sali Berisha i parë kundër Fatos Nanos, Gramoz Ruçit dhe Servet Pëllumbit, se janë kundër Natos dhe pranimit në Këshillin e Europës, atë që ka rimarë Berisha i dytë kundër Ramës se është kundër liberalizimit të vizave, pasi bën protesta dhe kundër hapjes së negociatave që i mban peng me qarkun e Fierit, po e përsërit edhe kryeministri aktual kundër presidentit të republikës. Rama ka bërë sot një shënim në Twitter: “Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”. Në fakt, “revolta xhenuine” e kryeministrit u përgatit nga një skenar i nisur me kujdes. Dje në një kronikë të Top Channel hiqej paralelja mes shqetësimit dramatik të Metës dhe faktit se ajo bëhej vetëm një ditë pasi komisioni Europian propozoi çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërinë. Dhe si për çudi ‘zbulimin” e saj e kishte bërë një gazetar si Muhamed Veliu (shiko poshte), që herë shërben si rrogtar i qeverisë, dhe herë paguhet si reporter i pavarur. Pasi ky skandal u mbars e gjithë rilindja u hodh në sulm me slloganin e armikut që do të pengojë intergrimin. Pas kësaj zhurme presidenca botoi letrën e plotë me nxjerrjen në dritë të së cilës u vunë re dy gjëra. Së pari, se presidenti, ndryshe nga çakuzohej e kishte kërkuar shkurt dhe shkoqur hapjen e negociatave: “Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare të mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave gjatë këtij muaji, duke marrë parasysh edhe metodologjinë më rigoroze, e cila siguron një proces më të prekshëm dhe më të qëndrueshëm të reformave të nevojshme.” thuhej në letër, në atë paragraf që Meta e lexoi tre hetë me radhë, kur doli në konferencë për shtyp. Së dyti, as akuza se letra e zezë u bë nga marazi pasi Komisioni Europian dha një rekomandim pozitiv, nuk qëndron. Natyrisht teksti drejtuar në adresë të komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi erdhi në kohë pas dokumentit për çeljen e negociatave, por pikërisht se ai lidhej me një interpretim të konfliktit lokal për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues. Presidenti i sqaronte komisionerit qëndrimin e tij për këtë çështje. Aq e vërtetë është kjo sa edhe në sqarimin që zëdhënësja e BE, Ana Pisonero, bëri për Agjensinë Telegrafike Shqiptare, ajo konfirmoi se thelbi i letrës ishte për gjykatën kushtetuese: “Presidenti Meta i është drejtuar me një letër Komisionerit Várhelyi ku ai shpjegon se ka respektuar ligjin në çdo gërmë të tij për sa i përket radhës së ndjekur për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” deklaroi ajo duke shtuar se BE pret verdiktin e Venecias dhe nuk përzihet në këtë mosmarrëveshje lokale. Pra , sikurse shihet nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat se Ilir Meta po përpiqet të pengojë hapjen e negociatave. Por me sa duket propaganda e Ramës ka mbetur aq keq, sa do të shfrytëzojë metodat që Berisha përdorte vite më parë dhe gazetarë si Muhamed Veliu.

Pas këtij shkrimi, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit muhamed Veliu. Në një status në rrjetet sociale, Veliu shkruan se Andi Bushati, drejtuesi i Lapsi.al, që e akuzon Top-Channel si të blerë nga kryeministri Edi Rama, punon edhe vetë aty. Veliu shton se Bushati në vend që të bëjë avokatin e Presidentit Meta duhet të gjejë një avokat për vete, pasi sipas tij, ‘mbase ka afruar dita kur SPAK mund t’ja dërgojë një pusullë tek zyrat afër TVSH ku një m2 kushton 3.000 euro’.

“Tavarish Andi, Ilir Meta s’ka nevojë për avokaturën tënde, kujdes nga SPAK… Tavarish Andi Bushati i cili merr edhe një rrogë në të njëjtin televizion ku unë punoj, përmes lapsit të tij të thyer, lëshoi helmin e radhës ndaj meje dhe Top Channel, duke marrë rolin e avokatit presidentit Ilir Meta. Kjo është unike dhe e paparë, të vihesh në shënjestrën e ndryshkur të një personi, që punon part time në të njëjtin televizion sikurse unë. Ata që e njohin më thanë, Met, mos u habit që ai Andi dhjet edhe atje ku han. Tavarish Andi që drejton port-halin më impotent që ka media shqiptare, njësoj si impotenca e tij mendore ngjizur në vilën e bllokut komunist, në vitin 2019 ishte pjesë e një studimi të NATO-s për financimet e dyshimta në median shqiptare. As Andit dhe as port-hales të tij askush nga Presidenca nuk ia kërkoi të bëhet avokat i presidentit, për aq kohë sa i pari i vendit, ka një jurist të shkëlqyer si Bledar Dërvishaj dhe shumë të tjerë që e këshillojnë. Më shumë se sa të bëjë avokatin e pa-kërkuar nga Presidenti, se me gjasë zotit Meta, i mjafton edhe ajo ekstra e Avokates së nderuar të Popullit, Andi Bushati bën mirë, ta mendojë seriozisht gjetjen e një avokati për veten e tij, se ku i dihet mbase ka afruar dita kur SPAK mund t’ja dërgojë një pusullë tek zyrat afër TVSH ku një m2 kushton 3.000 euro. Tavarish Andi, të fala edhe mikut tënd ish- ministër Drejtësie…..Kaq për sot”,- shkruan gazetar Veliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati muhamed veliu perplasja bushati-veliu andi bushati muhamed veliu perplasja bushati-veliu

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Mars 2020, 18:25

ITALI– Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, por deri tani Shqipëria, edhe pse është e rrethuar nga vende që COVID 19 është përhapur me përmasa të mëdha ...

Aktualitet 6 Mars 2020, 16:50

TIRANË– Blogerja Zhaklin Lekatari ka nisur një fushatë kundër dhunës ndaj grave. Nën hashtagun ‘harram qumshtin e nënës’, Lekatari ka lajmëruar se më datë ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj