LIVE UPDATES
Aktualitet

Butrinti në Kuvend/ Braçe: Po kafshohet. PD: S’ka transparencë. Ministrja: Brenda ligjit

9 Maj 2022, 16:42 Nga DOSJA
Butrinti në Kuvend/ Braçe: Po kafshohet. PD: S’ka

TIRANË– Shqyrtimi i projektligjit për marrëveshjen e administrimit të Butrintit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit është trajtuar sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Gjithçka nisi me debate të forta mes kryetarit të Komisionit Eduart Shalsi dhe deputetit të Partisë Demokratike Edmond Spaho. Ky i fundit pretendoi se nuk kishte transparencë, por fakti që foli pa mikrofon e revoltoi Shalsin. Të pranishëm në Kuvend ishin edhe bashkëthemeluesit e AADF-së (Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit) Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata. Të dy thanë se fondacioni ka për qëllim që të investojë në Shqipëri dhe se çdo qindarkë e nxjerrë nga marrëveshja do të shpenzohet po në vendin tonë. Spaho pretendon se ka konflikt interesi pasi ADF-ja ka lobuar për ndryhsimin e ligjit, por Mata mendon ndryshe. Në fjalën e tij, bashkëthemeluesi i fondacionit tha se të njëjtën gjë e kanë bërë edhe me ligje të tjera, por me qëllim krijimin e një infrastructure të vlefshme ligjore.

Spaho tha se ky projekt është kundërshtuar nga specialisti izraelit Giora Solar, ish-anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA z.Joseph J. DioGuardi, si dhe ekspertëve vendas si Apollon Baçe, Neritan Ceka, Auron Tare e Gjerak Karaiskaj. Ai tha se kjo marrëveshje është hedhur poshtë nga BERZH. Por ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se mbetet shteti që drejton menaxhimin e Butrintit dhe se Fondacioni për çdo ndërhyrje që do të bëjë në sit, do të duhet të marrë leje tek Ministria. Ajo tha se nuk duhet të jetë problem që tashmë është ministria në bod, pasi kjo gjë ishte kërkuar më herët. Nga ana tjetër, deputetja Ina Zhupa tha se Plani i Menaxhimit për Butrintin nuk është konsultuar me ekspertët më të mirë vendas. Ajo tha se ata që kanë firmosur nuk kanë informacionin e duhur për këtë asset.

Pjesë nga debatet: 

Elva Margariti: Fondacioni do t’i nënshtrohet ligjit dhe të gjithë kuadrave ligjorë për marrjen e lejes. Nuk është një entitet që u largohet kuadrave ligjorë, por përgjigjet si çdo subject tjetër pranë ministrisë. Duhet të marrë të gjithë licencat. Ministria mund të themelojë subjekte juridike. Në zbatim të ligjit, kemi miratuar vendimin.

Edmond Spaho:Nuk ka si të shpjegohet që plani që u ndëryua e hodhët poshtë, e latë e futët në sirtar dhe filluat ofensivën për të ndryshuar ligjin. Më pas vijmë tek marrëveshja. E thotë dhe ky zotëria, është lobuar dhe financuar ndryshimi i ligjit në Shqipëri. Dënohesh rëndë në SHBA nëse kapesh duke financuar dhe lobuar për ndryshimin e një ligji, për interesa, dënohesh. E kam pyetur këtë zotërinë, do ta zbatoje në Izrael, jo më ka thënë. Tjetri dha dorëheëqjen dhe ju akuzon për mungesë transparenve, nuk e them unë, e thotë ai. Nuk na janë vënë të gjitha aktet në dispozicion.

Elva Margariti: Aktualisht zoti Spaho jemi në të njëjtat kushte me atë që po veprohet tek piramida. Jemi po njësoj në këto kushte modelesh, nuk tjetërsohet prona, nuk ndryshon titulli i pronësisë. Konventa e UNESC nuk është shkelur, menaxhimi është nga shteti shqiptar. Deri dje ishte depati se përse nuk është qeveria shqiptare pjesë e këtij bordi, dot thuhet pse është. Jemi duke çuar përpara një vizion, njësoj si në shumë vende të tjera. Nuk mendojmë të impersionojmë askënd, nuk kishte asnjë element në fjalët e mia.

Martin Mata: Për ne është hera e parë që vimë këtu, na mirëkuptoni sepse nuk ia kishin idenë këtij debate me kaq tone. Është e shkruar në gur që amerikanët, ADF-ja është mbi palët, jo politike dhe ka një funksion të mirëshkruar se përse është në Shqipëri. Nuk i lejohet të marrë nën kontroll, të marrë nën menaxhimin apo të investojë me qëllim fitimin. Të gjithë ata që punojnë me ne janë shqiptarë. Nuk ka konflikt interesi sepse ADF-ja ka ndihmuar edhe për ligje të tjera. Që janë aprovuar nga ky parlament dhe kanë krijuar baza ligjore ideale. Ajo që kemi bërë ne është që kemi dhënë fonde e grante që të vijë një ekspert i mirë ligjor.

Aleksandër Sarapuli: Përsa i përket të ardhurave që do të mblidhen, Fondacioni do të harxhojë çdo qindarkë brenda territorit të Shqipërisë, me synimin për të krijuar një model të qëndrueshëm

Ina Zhupa: Për konsultimin e tij kanë firmosur emra që nuk kanë lidhje me këtë aset, si dhe të tjerë që krijojnë konflikt interesi siç është rasti i Lorenc Bejkos pjesë e bordit të Fondacionit. Lidhur me shpenzimet e bordit që për shtatë vitet e para llogaritet nga 50 mijë dollarë, për të cilat Margariti sqaroi që nuk janë paga, por shpenzime jashtë funksionit.

Elva Margariti: Të gjithë anëtarët e bordit janë pa pagesë bëhet fjalë për funksione shtesë, kosto udhëtimesh, marrje me qira ambientesh etj. gjithmonë nëse do të jetë e nevojshme.

Erion Braçe: Akuzat se Butrinti po jepet falas, vijnë në kuadër të propagandës dhe interesave politikë. Nuk kemi të bëjmë me koncesion, ndonëse edhe ky term nuk do të duhet të përdoret me konotacion negativ. Kemi rastin e Aeroportit, ku Fondi Amerikan ishte pjesë, ishim ne që e bëmë atë koncesion dhe ju shkuat e duartrokitët. Fondacioni nuk është privat, por publik, i krijuar nga vendi ynë dhe SHBA-të. Kemi ne interes? Po kemi që pasuria atje të zbulohet plotësisht! Interesi tjetër i madh është që ai sit të vlejë nga pikëpamja ekonomike për zonën por edhe për Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme që kësaj marrëveshjeje t’i shkojmë deri në fund, dhe kontrollit po ashtu. Shqetësimi im është që ky sit të ketë vlerë duhet ruajtur zona e mbrojtur. Mua më vjen keq që Parku ka nisur të kafshohet…

Për menaxhimin e Parkut të Butrintit, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

LEXO EDHE KËTË:

VD-SHERR në Komision! Spaho: Flet kalamanllëqe. Shalsi: Ja fytyra, nuk bie pre e injorancës

(Fm/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet butrinti butrinti ne kuvend eduart shalsi ina zhupa butrinti butrinti ne kuvend eduart shalsi ina zhupa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj