Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KAMËZ– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qënë e pranishme ditën e sotme në Kamëz. Teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët, aty ku prezantoi dhe kandidatin për deputet, tha se Rama nuk është i lumtur.
‘ E vetmja buzëqeshje është ngërdheshja që ka në maskën e tij, se dhe ai vetë nuk është i lumtur. Futi vendin në krizë, është i paaftë për të menaxhuar.’- u shpreh ajo.
Ndër të tjera ajo u shpreh se bashkëbisedimi me njerëzit para procesit të votimit është shumë thelbësor për procesin e votimit.
DEKLARATA E PLOTË: Unë dua të falënderoj Arin, që e kemi kryetarin e LSI-së së Kamzës, por më shumë se Arin, dua të falënderoj të gjitha zonjat dhe zonjushat, të cilat na e kanë bërë të mundur prezencën në këtë takim. Ne këtu jemi në Kamëz. Angazhimi i grave dhe vajzave në Bashkinë e Kamzës është një motiv për ne. Keni edhe një mundësi të madhe, pasi këtu keni edhe doktoreshë Saimirën, e cila për hir të së vërtetës, ne ishim para disa ditësh bashkë në Shkodër, ku zhvilluam disa takime të jashtëzakonshëm, por ai entuziazëm dhe ai emocion që ne na përshkonte në Shkodër, që nga ajo ditë ka filluar një entuziazëm në të gjithë Shqipërinë. Kjo është java e katërt dhe në fakt do vijnë duke u zvogëluar ditët që nga dita e zgjedhjeve. Tanimë nuk ka më numërim, por i llogarisim me të diela, por më i rëndësishëm këto kohë është kontakti me njerëzit, bashkëbisedimi me ta dhe përgatitja e qytetarëve për të vajtur drejt kutive të votimit më 25 prill. Një avantazh i madh është sepse sot njerëzit në kushtet e varfërisë dhe të pamundësisë e kanë pasur të pamundur pajisjen me kartën e identitetit, kështu që vendimi i fundit i KQZ-së për të shtyrë afatin e kartave të identitetit deri në fund të muajit prill ishte një avantazh shumë i madh, sepse krijon një lehtësi, edhe psikologjike, për të gjithë qytetarët. Pra, tanimë nuk është e nevojshme që njerëzit të ngelen peng në zyrat e gjendjes civile apo të njësive administrative dhe të selektoheshin se kush ishte e kush jo përkrahës i rilindjes për të marrë kartën e identitetit. Dhe ky ishte një lloj presioni dhe një lloj intimidimi që u bëhej qytetarëve. Megjithatë unë nuk mendoj që ky ishte problemi. Rëndësi sot ka se çfarë ndiejnë qytetarët. Ata ndiejnë që çdo ditë e më shumë i kanë taksat më të larta, shpenzimet e tyre në familje rriten çdo ditë e më shumë, mundësitë për të krijuar hapësira të reja biznesi janë të limituara. Për të mos vijuar më pas me faktin që me mijëra biznese janë mbyllur në Tiranë e shumë të tjera kanë mbyllu shumë vende pune për shkak të pandemisë dhe të keq menaxhimit të situatës së shkaktuar prej saj. Në fakt dëgjojmë rëndom se si artikulohet dhe thuhet që Shqipëria po buzëqesh, por e vetmja buzëqeshje që ne shohim është ngërdheshja e Kryeministrit tonë në maskën në fytyrë, sepse edhe vetë ai nuk është i lumtur dhe i gëzuar për shkak të situatës që e ka krijuar ai vetë. Një kryeministër i cili ka qenë i paaftë për të menaxhuar një Shqipëri në normalitet dhe e futi në krizë atë dhe sot normalisht që do të jetë totalisht i paaftë për të përballuar dhe menaxhuar një situatë të tillë prej pandemisë por edhe pas tërmetit.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Me anë të një ceremonie, presidenti Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Mehdi Bushati, me motivacionin: “Në shen...
TIRANË– Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda i janë bashkuar një aktivitet...
LAÇ– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Laç aty ku ka ndjekur meshën e mëngjesit në kishën e Shën Ndout. Më...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë mëngjesin e sotëm një premtim të thënë nga kryeministri Edi Rama. Basha shkruan se Rama është ...
TIRANË- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një lidhje me skype në emisionin Open tregoi komunikimin e fundit me deputetin Bashkim Fino, të cilit iu dha l...
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkajt, janë përfshirë në një deba...
VLORË– Aktori i humorit, Romeo Veshaj duket se i është dedikuar plotësisht fushatës elektorale dhe angazhimit të tij me Partinë Socialiste. Ai ka pos...
Debati në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 vijon mes kreytares së Lëvizjes për Ndryshim. Jozefina Topallit dhe kandidatit të PD për Lezhën, Ag...