"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘Ça do, për ça merr në telefon, si e ke hallin?’/ Zbardhet biseda mes Përparimit dhe Kristinës, një ditë par
5 Janar 2021, 13:15Nga DOSJA
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 31 dhjetor 2020 në Astir ku Përparim Ademi vrau dy motrat Zhaneta dhe Kristinën.
Emisioni “Shqipëria Live” i cili ka dy ditë që po zbardh detaje nga kjo ngjarje, ka publikuar disa përgjime bisedash telefonike, mes të cilave edhe një bisedë mes Kristinës dhe Përprimit, pak ditë para vrasjes.
Në pergjim Përparimi i kërkon Kristinës ta takojë dhe të flasë me të, por kjo e fundit e refuzon, duke i thënë që nuk do të flasë në asnjë mënyrë me të.
PERGJIMI:
Kristina: Ça do, për ça merr në telefon, si e ke hallin? Përparimi: Mirmëngjes Kristina: Gjes Gjess, hë ça ka? Përparimi: Po ça do ketë, të pashë që ishe zgjuar e të mora
Kristina: E ça do ti? Përparimi: Dua të flas 2 minuta me ty dhe asgjë tjetër Kristina: Absolutisht, as edhe një gjë Përparimi: Dy minuta, jo në shtëpi
Kristina: Jo fare Përparimi: Po dua të flas me ty mi Vera, po pse nuk pranon, ku të duash ti, afër shtëpisë Kristina: Ore nuk dua fare, fare
Përparimi: Mirë, mirë, do që të flasim në mesanger Kristina: Hape pak mesanger-in ça ke me më thënë
Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës. Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë përditësimin e situatës në Valbonë, ku vetëm një natë para vitit të ri linja me gjatësi 50 ...
ELBASAN– Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mesditën e sotme qytetin e Elbasanit. 45-vjeçari Arjan Ruvina (Minella) qëlloi tre herë me armë zjarri n...
BERAT– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e quajtur ‘Rruga e Burgut’. Në aksident janë përfshirë një motor dhe një mjet.Nga kjo përplasje ka ma...
TIRANË-Gjatë persona janë ndëshkuar me masë administrative 700.00 lekësh pasi kanë shkelur vetëkarantinimin 14-ditor pasi ishin kthyer nga Britania e Madhe...
PËRMET– Detaje të reja bëhen me dije nga gjetja e dy të miturave të zhdukura që më 1 janar nga shtëpitë e tyre në Tiranë. Dy të miturat janë gjetur në një ...
TIRANË– Zbardhen detajet e para nga dëshmia që dy adoleshentet e zhdukura prej katër ditësh kanë dhënë para efektivëve të Policisë. Burime për Dosja.al bëj...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar ditën e sotme në SPAK kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, nënkryetarin Arbian Maznikun dhe Këshill...
TIRANË– Gjenden dy adoleshentet nga Tirana që ishin zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 1 janar. Lajmi për gjetjen e tyre është bërë me dije nga ana e Pol...
TIRANE- Dosja.al sjell dëshminë e plotë të Vjollca Telës, bashkëshortes “ligjore” të Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dyfishtë në zonën e Astirit, ku ngel...