LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Çështja e Teatrit, regjisori Pëllumb Kulla: S’e vërtetoj dot që nuk jam i blerë, si mund të vazhdohet kështu?

26 Korrik 2019, 14:09 Nga DOSJA
Çështja e Teatrit, regjisori Pëllumb Kulla: S’e

TIRANË- Regjisori i njohur Pëllumb Kulla  ka reaguar sot për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim të gjatë në Facebook, Kulla shkruan se të gjithë në Shqipëri po gdhihen e po ngrysen me lajmin për Teatrin.

“Në rast se për ndërtesën në fjalë, edhe shoqata e ndërtuesve mendon se teknikisht, ajo ngrehina e vjetër, nuk i qëndron dot më dhëmbëve të kohës, ne që jemi të asaj ane që është për ruajtjen e ngrehinës, nuk e kemi për gjë të themi që ndërtuesit janë të paguar të thonë ashtu”, shkruan regjisori. Në fund ai shton se në këtë vend të gjithë blihen e shiten, dhe nuk ka asnjë herë politikanë që kanë qëllime të mira.

REAGIMI I PLOTË

SOT NDESHJEN DO TA BËJMË NË FUSHËN E TEATRIT

Më treguan se një plak nga Alliasi, në shtratin e vdekjes me fjalët e fundit paska thënë  “Po mbyll sytë… i lumtur që atë… binanë e theatrit …e lashë në këmbë.” Nuk kishte faj i gjori. Duke lënguar i shtrirë, në ditët e tij të fundit, pat kërkuar që t’ia mbanin televizorin hapur. Nuk kishte ikur dhe ai pa deklaruar se cilën anë mbante.

Në Shqipëri, i madh e i vogël, politikanë dhe paparti, mëndje të ndritura dhe njerëz që s’kanë lexuar kurrë një libër, lypësa dhe milionerë, pa përjashtim në të gjithë kanalet televizivë, në të gjitha gazetat, këto ditë po ngrysen e gdhihen përsëri me shoshat e problemit të Teatrit Kombëtar!

Por mendoj se duhet të kthjellohemi dhe të arrijmë në një shkoqitje përfundimtare të temave, ku teatri, o miq, është vrima e fundit e kavallit. Në diskutimet e zjarrta shquhen dyshime për interesa fitimprurëse, interesa të publicitetit, të karrierës politike. Është e natyrshme që aty të shfaqen dhe preokupime kulturore, arqitekturale, apo urbanistike, por drithërimat dhe oshëtimat vijnë nga shpellat e politikës. Ndeshen politikanët. Mbaron një ndeshje, fillon tjetra. Vetëm fushat ndërrohen. Dje u ndeshëm në fushën zgjedhore, pardje në fushën e gjykatave, para ca kohësh në atë fushën e lodrave të fëmijëve, te liqeni…

Sot ndeshja zhvillohet në atë fushën prapa ministrive, në Teatrin Kombëtar. Thonë do të vijë dhe Presidenti, Kryeministri, deputetë… Të djegur dhe të padjegur! Politika është nëna e gjithë të këqijave. Plot grupime politike nuk merakosen as për nevojat e Shqipërisë e jo më të artistëve dhe të ndërtesave, ku shfaqet arti i tyre. Në rast se opinionet ndahen më dysh dhe si arbitër marrim organizma teknike të specializuara, ne i hedhim poshtë nëqoftëse ato nuk flasin si duam ne.

Në rast se për ndërtesën në fjalë, edhe shoqata e ndërtuesve mendon se teknikisht, ajo ngrehina e vjetër, nuk i qëndron dot më dhëmbëve të kohës, ne që jemi të asaj ane që është për ruajtjen e ngrehinës, nuk e kemi për gjë të themi që ndërtuesit janë të paguar të thonë ashtu.

Në rast se edhe zjarrfiksat paralajmërojnë rreziqe të dukshme nga zjarri, do të themi se ata janë rrogëtarë të qeverisë. Ata të organeve të shëndetësisë janë të paguar, specialistët e huaj janë të blerë, dhe kështu, të shitur e të blerë janë të gjithë ata që nuk flasin si ne. Çfarë do të humbim? Ne për një anullim marrëveshjeje ndërshtetërore deklaruam se, që të nëntë gjyqtarët e lartë të Gjykatës Kushtetuese ishin të ngallosur me ryshfete dhe nuk na gjeti gjë. Tek ne pushteti blihet, votat që na sjellin në qeverisje ne i blejmë. Tek ne shiten edhe vëzhguesit, kombëtarë edhe të huajt.

Edhe unë që shfaq këto mendime, nuk e vërtetoj dot që nuk jam i blerë. Si mund të vazhdohet kështu me këtë atmosferë të ndohtur fund e krye?! Interes politik, apo elektoral të drejtë për drejtë, në këtë rast, ka patjetër edhe kryetari i Bashkisë, ministrja e Kulturës dhe vetë Kryeministri. Në rast se ata ofrojnë zgjidhje, unë besoj se nuk ka nevojë t’ju a zbuloj se çfarë duhet të themi në kor ne, kundërshtarët:

“Ata nuk mund të kenë qëllime të pastra. Ata nuk mund të kenë dëshirën që Tirana të jetë e bukur, nuk u plasi për një ndërtesë dinjitoze, tërheqëse, me kushte teknike optimale. Bo-bo-boooo! Po e arritën ta ngrejnë atë ndërtesë, dhe sidomos po qe e përsosur, ajo do t’i ndihmojë ata të rrinë në pushtet edhe vite të tjerë.”  E tillë është platforma e politikës që kundërshton përpjekjet e çdo zgjidhjeje.

Unë nuk e dij nëse autoritetet qeveritare dhe bashkiake kanë interesa korruptive. Dëshira ime e sinqertë është që të mos kenë. Dhe besoj palëkundshmërisht në ta, si njerëz qëllimmirë dhe idealistë. Unë edhe Rrugën e Kombit që kushtoi aq llahtarisht shumë, kam dëshirë ta shpjegoj se paguam shumë si rezultat i gabimeve dhe paaftësisë për të zgjedhur një firme ndërtuese më të mirë. Ama, më mjafton lumturia që ato dy-tri herë që kam udhëtuar mbi atë autostradë, nga Tirana, pas tre orësh jam gjendur në Prishtinë!

Është abuzuar dhe njerëz të liq kanë përfituar nga financimi i saj? Sa keq! Po përse vononi të na e vërtetoni? Po, dreqi e mori, nuk mund të shihet prapa çdo nisme të bukur njerëzore, dyshimi se sa fiton qeveria, bashkia apo komuna, se kështu vendi nuk do të përparojë kurrë! Të mos kemi më shpresë?!  Pra nuk do të ketë më asnjëherë në këtë vend kryeministra qëllimmirë, kryebashkiakë të ndershëm, deputetë të devotshëm ndaj atdheut dhe ministra të papërlyer?! Mjerë ne, atëherë!

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture ngujimi tek teatri pellumb kulla shembja e teatri kombetar ngujimi tek teatri pellumb kulla shembja e teatri kombetar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj