Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI- Me grusht në tryezë dhe me fjalë të hapura Merkel ka folur vetëm një herë: Më 23 gusht 2011, presidenti atëhershëm serb, Boris Tadiç qëndronte me mimikë të ngurosur në konferencën e shtypit në Beograd krahas mikes nga Berlini. Kancelarja përsëriste ftohtë dhe me ton neutral, atë që i kishte thënë Tadiçit pas dyerve të mbyllura. Serbia duhet të ndalë mbështetjen në veriun e provincës së saj të mëparshme, Kosovë. Beogradi duhet të japë dritën e gjelbër për anëtarësimin e shtetit të pavarur të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ndryshe nuk ka për të ecur përpara me anëtarësimin e Serbisë në BE.
Tadiç, qeveria dhe shumica dërrmuese e serbëve ndjeheshin të fyer. Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga Kosova për shkak të BE, thuhej njëzëri. Vërtet: Serbia zyrtare e la Merkelin të ikë duarbosh. Korrigjimi i politikës së Beogradit madje nuk u bëhej as për ca pak vogëlsi. Por kjo nuk e pengoi SPD-në, një vit më vonë të nderonte Tadiçin me medaljen “Roter Bock”.
Pas përvojës në Beograd, Merkel e ndërroi taktikën e saj. Në vend të konfrontimit ajo kërkoi bashkëpunimin me politikanët e Ballkanit. Liderët politikë të Bosnje-Hercegovinës, shpesh të quajtur të dështuar ftoheshin një pas një në zyrën e kancelares për t’i bërë të ndërronin qëndrim në çështjet e konfliktit. Në fillim të vitit 2015 Merkel dërgoi ministrin e saj të Jashtëm, sot presidentin Frank-Walter Steinmeier në Sarajevë. Së bashku me ministrin e Jashtëm britanik, Philip Hammond ata duhet të angazhoheshin me shkrim që të bënin funksional përmes reformave kushtetuese shtetin e boshnjakëve myslimanëve, serbëve ortodoksë dhe kroatëve katolikë. Si shpërblim vendi do të merrte ndihma financiare për të rimëkëmbur ekonominë e shkatërruar. Por as kjo iniciativë nuk solli ndryshime.
Përpjekja e re me “Procesin e Berlinit”
Në vitin 2014 Merkel thirri Konferencën e Berlinit me krerët e qeverive dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, të njohur tanimë në hsitorinë diplomatike si “Procesi i Berlinit”. Pikërisht ky format solli rezultate konkrete: një rrjet rinor rajonal sipas modelit gjermano-francez, u hoqën po ashtu tarifat roaming mes vendeve ballkanike të grindura. Përkundër kësaj krijimi i një tregu të përbashkët rajonal të këtyre vendeve dhe zgjerimi i infrastrukturës së pazhvilluar është ende në fillime.
BE dhe Gjermania prej vitesh kanë disa mjete presioni në dorë, për t’i bërë të lëvizin nga pozicionet e ngurta politikanët kryesorë atje. Dy e treta e tregtisë së rajonit kryhet me Europën Perëndimore dhe sidomos me Gjermaninë, Austrinë. Edhe shumica e investimeve të drejtpërdrejta të huaja vijnë nga BE. Qindra mijëra vetë me origjinë nga Ballkani Perëndimor e Europa Juglindore kanë emigruar në Europën Perëndimore e sidomos në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Flukset financiare nga Europa mbështesin konsumin
Ndoshta nuk ka pse të shkosh aq larg si trajneri kroat Miroslav Blazeviç, që kërkonte para vitesh nga rajoni që të kishte marrëdhënie të mira me Berlinin, sepse me gjasë sipas tij 30% e kroatëve dhe 50% e boshnjakëve jetonin nga ndihmat financiare nga Gjermania. Vërtet që transfertat në para të emigrantëve përbëjnë më shumë se 10% të prodhimit të përgjithshëm bruto të këtyre vendeve. Kjo para shkon kryesisht në konsum dhe kujdeset që problemet sociale dhe ekonomike të mbahen nën kontroll.
Merkel deri në fund i mbeti besnik motos “me bukë dhe me kërbaç” në Ballkanin Perëndimor. Anëtarësia në BE do duhej të ishte aq tërheqëse, saqë krerët kryesorë të rajonit të detyroheshin të bënin lëshime politike, për të zgjidhur konfliktet. Një kurs më i dashur personal i kancelares do duhej në fund të çonte në rezultate.
Struktura korrupte dhe partnerë politikë
Por në BE pikërisht në kohën e Merkelit u lanë mënjanë me zemërgjerësi probleme si korrupsioni galopant, presioni ndaj drejtësëi apo fshikullimi i mediave. Në fund të fundit partnerët politikë nuk duheshin zemëruar. Presidenti aktual serb, Aleksander Vuçiq, për të cilin jo vetëm opozita ngre zërin se ndjek një politikë autokratike, rregullisht mburret me miqësinë personale me Merkelin. Ajo vetë e mikpriti demonstrativ në kohën e fushatës zgjedhore në zyrën e kancelares dhe e bëri edhe njëherë të qartë, se kë konsideronte partner politik.
Edhe anëtarja më e re e BE-së, Kroacia për anëtarësimin e së cilës Merkel u angazhua fort, nuk e vrau mendjen shumë për Merkelin. Kur Zagrebi i mohoi Berlinit ekstradimin e një oficeri të shërbimit sekret të dyshuar për vrasje megjithë urdhërarrestin e BE, Merkel bojkotoi demonstrativisht festimet e anëtarësimit në BE. Në fushatën zgjedhore në maj 2019 për Parlamentin Europian në Zagreb, Merkel duartroket, -pa e ditur-, se kjo ishte muzika e këngëtarit nacionalist Thompson dhe duhej të dëgjonte fjalime nacionaliste.
Në drejtim të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor Merkel nuk pati sukses. Ato që mbeten nga kancelarja në largim janë ndihmat masive financiare për Ballkanin Perëndimor me angazhimin e saj. Vetëm këtë javë Bruksel miratoi 14,2 miliardë dollarë, me të cilat do të mbështeten vendet kandidate të rajonit deri në vitin 2027. E nëse këto mjete financiare do të përdoren siç duhet, nuk dihet për shkak të strukturave të korruptuara në këto vende.
DW
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo vetëm pë...
Princit Andrew të Britanisë i është paraqitur një padi nga një grua që e akuzon atë për abuzim seksual dhe rrahje të saj dy dekada më parë. Ajo thotë se ishte a...
Uashingtoni thotë se kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet më shtetas afganë, në drejtim të Shteteve të Bashkuara, për shkak të rasteve të diagnostik...
Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran njoftoi gjatë një interviste një ditë më parë se së shpejti, të gjitha gratë e moshës 25 e poshtë do të mund të ma...
Urdhri i ri i Presidentit Joe Biden për vaksinim të detyrueshëm kundër COVID-19, ka bërë që guvernatorët republikanë që kërcënojnë me padi. Një qëndrim që zoti ...
SHBA– Sot bëhen 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë dhe do të mbahet një përkujtimore në nder të 2,977 viktimave që humbën jetën nga ngjarja më e ma...
Kryetari i OBSH në Europë u shfaq pesimist mbi mundësinë që vaksinat të sjellin fundin e pandemisë, për shkak të varianteve të reja të cilat shkatërojnë shpresë...
TETOVË- Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar autopsinë e trupave të viktimave në Spitalin e Tetovës.Drejtori i IML tha se është bërë i mundur identi...
TETOVË– Florin Besimi, drejtori i Spitalit të Tetovës, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij.Besimi ka shkruar në një postim se arsyeja e dorëheqje...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e ka ftuar në bisedë ambasadorin amerikan në Moskë, John Sullivan, në lidhje me supozimet për ndërhyrje në zgjedhjet ruse ng...