LIVE UPDATES
Bota

Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA

11 Shtator 2021, 07:51 Nga DOSJA
Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA

Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo vetëm përsa i përket numrit të të vdekurve dhe plagosurve. Por edhe për shkak të precizionit, me të cilin terroristët shkatërruan brenda një ore simbolet e fuqisë ekonomike dhe ushtarake në botë. Vetëm falë disa pasagjerëve të guximshëm avioni i katërt pas Qendrës Botërore të Tregtisë e Pentagonit nuk e vazhdoi fluturimin e vdekjes në Shtëpinë e Bardhë apo Capitol.

Tronditja ekzistenciale gati e harruar

Sot 20 vite më vonë ky shok, kjo tronditje ekzistenciale pothuajse do ishte harruar. Sidomos për 30 vjeçarët e më të rinjtë që kanë shumë pak kujtime aktive për këtë ditë. Por edhe për amerikanet e amerikanët larg Nju Jorkut dhe Uashingtonit këto ngjarje do kishin hyrë në histori. Masat e sigurisë në aeroporte mund të të nervozojnë, por me radhët e gjata njerëzit u mësuan, ata i heqin vetë këpucët dhe janë gati të paguajnë 4 dollarë për një shishe ujë pas kontrollit të sigurisë. Nuk kishte për të ndryshuar ndonjë gjë në këtë drejtim edhe 20 vjet pas sulmeve terroriste.

Të gjitha këto, sikur presidenti Biden të mos e kishte lidhur tërheqjen nga Afganistani me këtë datë kaq fatale. Ai e përcaktoi 11 shtatorin si ditën kur të gjitha trupat amerikane do të largoheshin përfundimisht nga Afganistani. Për të thënë, se misioni u përmbyll me sukses.

Paragjykime islamofobe

Por për shkak të pamjeve aktuale nga Kabuli vështirë të flasësh për sukses në politikën e jashtme. Ndërsa në politikën e brendshme debati për mënyrën si duhet vepruar me refugjatët nga Afganistani ka nxitur paragjykimet islamofobe të viteve të para pas sulmeve terroriste. Duket se myslimanet dhe myslimanët po kthehen sërish në instrumente për fushata zgjedhore apo për zgjedhjet e ndërmjetme. Pamjet e para 20 vjetëve përdoren pikërisht për këtë instrumentalizim.

Për të kuptuar aktualitetin mjafton një vështrim në të shkuarën. Në shtator 2001 George W. Bush ishte në vitin e parë si president i Shteteve të Bashkuara. Ai u duartrokit mjaft për deklaratën, se do të eliminojë organizatorin e sulmeve terroriste, Osama bin Laden me të gjitha mjetet. Për vite u derdhën miliarda në luftën e ashtuquajtur luftë kundër terrorit, si shërbimet sekrete edhe ushtria u armatosën me teknologji të lartë. Narrativa e pranuar gjithkund ishte se SHBA u sulmuan nga jashtë dhe duhej bërë gjithçka për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij kërcënimi.

Ëndrra mori fund

Por me çdo vit, me të cilin zbeheshin pamjet e kullave duke u rrëzuar, ra gatishmëria për të sakrifikuar jetë të tjera njerëzish dhe shpenzuar miliarda për luftëra që dukej se nuk do merrnin fund. Elita politike ishte futur në një grackë. Për të justifikuar luftërat, nuk mund të bëhej më fjalë për luftë kundër rrjeteve terroriste pas vrasjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011 në Pakistan .

Gjithnjë e më shumë po flitej për mbështetjen e forcave demokratike. Me qëllimin që të shndërrohej Afganistani në një shtet sipas modelit perëndimor. Si në Vietnam ekzistonte iluzioni, se mund të eksportohej sistemi politik për të mbrojtur kështu botën nga komunizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi. Kjo ëndërr ka marrë fund. Joe Biden nuk le asnjë dyshim tani, që SHBA aktivitetet e saj në politikën e jashtme do t’i kushtohen vetëm interesave të vetë vendit. Angazhimi ushtarak amerikan do të reduktohet edhe më shumë. Presidenti Biden do t’i kushtohet nevojave të politikës së brendshme si përmirësimin e infrastrukturës dhe luftës kundër katastrofës së klimës.

Kush e mbush vakuumin?

Në politikën e jashtme ka vetëm një prioritet. Lufta për pushtet me Kinën. Në Siri amerikanët ia lanë fushëbetejën Rusisë, edhe në Libi SHBA qëndroi e tërhequr. As Izraeli madje nuk do të mbështetet më tek SHBA dhe po zgjeron marrëdhëniet e tij me shtetet arabe. Se sa do të rezistojnë këto aleanca është e pasigurtë. Shumë ekspertë janë të mendimit, se frenimi për sulme asgjësuese ushtarake nuk do të jetë më aq i lartë, sa më shumë që SHBA del nga fusha e lojës. 20 vite pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kullat në rrëzim të Qendrës Botërore të Tregtisë janë kthyer në simbol të tërheqjes së SHBA nga pozicioni i xhandarit të botës për kaq vite. Dhe në paralajmërim se duhet të krijohen aleanca të reja, nëse do duhet të pengohet që vakuumi i krijuar të mbushet me fuqitë antidemokratike.

Marre nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ines pohl ines pohl

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën