Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Policia e Tiranës gjatë ditës së sotme ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Në një reagim për mediat, Policia bën me dije se është ndaluar një 55-vjeçar që ishte shpallur në kërkim.
Po ashtu bëhet me dije se në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 39 vjeç.
NJOFTIMI I PLOTË
Ndalohet një 55-vjeçar i shpallur në kërkim. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit të Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Q. S., 55 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 39 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në rrugën “Prokop Mina”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 21 vjeç, sepse në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet duke i shkaktuar dëme materiale dhe ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, pasi si drejtues mjeti ka prezantuar pasagjerin që kishte në mjet, shtetasin L. N.
Arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh. u bë për veprat penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, ndërsa shtetasi L. N. u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u procedua penalisht, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehte me dashje’’, shtetasi L. L., 40 vjeç, sepse në bulevardin “Gjegj Fishta”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me përforcues grushti metalik, shtetasit G. H dhe E. M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarish në lidhje me sherrin mes dy aktorëve, Ledio Lako dhe Gent Hazizi. Në një reagim për mediat blutë e Tiranës, ...
FIER– 87-vjeçarja Maria Delia ka ndërruar jetë mesditen e sotme në spitalin e Fierit. E moshuara e identifikuar si Maria Delia 87 vjeçare, humbi j...
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ditën e djeshme në një analizë të publikuar në disa media tregonte se si mund të dilnin nga kriza që është...
LEZHË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga krimi i dyfishtë që ka trndotur Lezhën një ditë më parë. Mësohet se dy viktimat, kishin shkuar në tokën e tyre në La...
TIRANË– Kati i dytë i një domisterie në zonën e Ali Demit në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku një shkëndijë elekt...
TIRANË– Sipas gazetarit Artan Hoxha në Shqipëri mund të rritet kultivimi i kanabisit. Në studion e Abc News, Hoxha solli në vëmendje se gjatë vitit zgjedho...
TIRANË– Pak ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kamëz, ku një 3-vjeçar u dhunua barbarisht dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spit...
Tiranë- Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë do të bëjnë provimet online, për shkak se në vend është përhapur covid-19. Në një njoftim të fundit...
TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se ka persona me Covid-19 edhe në burgun e Reçit. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Qyno tha se ...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se 1 mjek d...