LIVE UPDATES
Aktualitet

Ç’fshihet pas testit antidrogë?Polici në prag pensioni rezulton përdorues: Po shefat

7 Dhjetor 2021, 12:40 Nga DOSJA
Ç’fshihet pas testit antidrogë?Polici në prag pensioni

“Unë pagova 20 mijë lekë, jam 58 vjeç dhe kam një jetë në polici”.

Kështu e nis rrëfimin e tij për Gazetasi.al, një nga policët që iu nënshtrua testit të drogës. Por polici që nuk pi as duhan dhe as alkool, nuk është i shqetësuar për paratë që shpenzoi për një analizë që eprorët e urdhëruan ta kryejë. Por për rezultatin.

“Jam i shokuar, jam i terrorizuar, kam dalë përdorues droge, kurrë në jetë s’kam pirë drogë. Nëse këta kërkojnë rezultate apo justifikime meqë lidhën kontratë dhe duan të bëjnë bujë se po pastrojnë policinë nga drogaxhinjtë, mirë bëjnë, por jo me dinjitetin tim dhe fatin tim”, – thotë punonjësi i policisë në anonimitet të plotë (emrin e tij Gazetasi.al e disponon, por do ta publikojë në një moment tjetër).

Pyetjes se si i bëri analizat, ai i përgjigjet: “Na mori eprori në telefon, më tha nesër në mëngjes tek ‘X’ laborator do bëhen analizat, na njoftoi grupin që ishim në detyrë. Mirë thashë, për të hequr e kisha. Shkuam, aty ishte rrëmujë. Më dhanë një epruvetë, askush nuk më monitoroi, as më ndoqi as më vëzhgoi. Ishte për urinën. U ktheva ua dhashë”, – tregon polici.

Rrëfimi i policit dhe zhgënjimi

Ai i thotë Gazetasi.al, se disa orë më vonë u telefonua nga shefi: “Ke dalë pozitiv më tha, s’di ç’ka ndodhur, s’di çfarë të të them, por ke dalë përdorues’”.

Për policin në prag pensioni, kjo është një vrasje për profesionin e tij.

“Këta tallen me jetë njerëzish, kam qenë polic kur shteti ra në vitin 1997, kur u arrestua Nehat Kulla e ca të fortë të tjerë. Turp t’ju vijë që bëjnë ‘show’ dhe tallen me policët e tyre kështu. Ata e dinë mirë se kush përdor drogë, duke nisur nga kokainomanë që janë ca shefa, e deri te agjentë krimesh”.

Po përse duhet besuar versioni i tij?

Mos më besoni për moshën, as ngaqë jam gjysh, as ngaqë kam mbi 25 vjet në polici. Nuk përdor drogë dhe denoncoj që rezultati është fiktiv. Ose kanë ngatërruar etiketën ose kanë bërë diçka që e dinë vetëm ata”, – këmbëngul efektivi.

Kërkesa e tij dhe kundërshtimet e disa të tjerëve, janë bërë shkak që ndryshe nga çfarë thuhet publikisht nga selia qendrore e policisë, që shpërndahet si arritje, në të vërtetë këto rezultate do konfirmohen përmes mjekësisë ligjore në analizat e tjera gjak dhe urinë.

Skandali

Edhe pse testi i drogës është marrë me rezerva nga policët, skema e procesit të testimit të tyre ka një faturë financiare që duhet marrë në konsideratë.

“Çdo polic nxjerr nga xhepi 20 mijë lekë të vjetra për këtë analizë. Fatura i jepet atij në dorë dhe askush nuk është në gjendje të thotë se mbi ç’kritere u zgjodh kompania për të analizuar 11 mijë policë. Ky është një proces i rëndësishëm që ka një faturë financiare dhe nuk zbatohet me preferencë, nëse merret në konsideratë se sa shkon fitimi në përmbyllje. Është miliona lekë pa llogaritur edhe besueshmërinë, kush kontrollon kë, sa e besueshme është, si lihet karriera e një polici, supozojmë kundër krimit të organizuar në duar të tilla”, – ngre pikëpyetje një zyrtar për Gazetasi.al.

Por “përse u shmang mjekësia ligjore”, – ngre dyshimet një tjetër ekspert pranë Gazetasi.al, i cili njëlloj si punonjësi i policisë e denoncon si aferë korruptive.

Xh, (inicial i ndryshuar), thotë i prerë për Gazetasi.al.

“Jam tek të 60-at, unë drogë? Pfff, kjo është e shëmtuar. Pasi të marr analizat tek mjekësia ligjore, do t’i hedh në gjyq, nga i pari tek i fundit. Janë tërhequr, as më kanë pezulluar, asgjë. Por në rajon bëjnë shaka me mua dhe më të rinjtë më thanë: ‘Plako, paske bërë pompa’. Ndihem i turpëruar, por ta harrojnë, nuk e vras veten”, – shfryn polici tjetër.

Edhe ai tregon faturën dhe pyet: “Po mirë, nëse do isha përdorues, mendon që do shkoja me këmbët e mia? Asnjëherë. Ta nisin nga shefat njëherë”, – akuzon ai.

Ndërkohë, javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës të uniformave blu, që ka nisur prej një jave pranë komisariateve në të gjithë vendin.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet testi i droges per policet testi i droges per policet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj