“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
FOTO/ I dha fund jetës brenda furgonit të policisë greke, ky është shqiptari
7 Dhjetor 2021, 12:11Nga DOSJA
GREQI– Kjo është fotoja e Adem Rusit, 38-vjeçari shqiptar i cili i dha fund jetës disa ditë më parë në furgonin e policisë teksa transportohej nga spitali drejt burgut në Greqi. ‘Top Channel’ ka ndarë foton e shqiptarit që u var me lidhëse këpucësh brenda furgonit.
Shkëlqim Rusi mendon se të vëllanë mund ta kenë vrarë pasi nuk kishte pse të vetvritej me lidhëse këpucësh e aq më tepër brenda furgonit. Ai gjithashtu tregoi një bisedë që kishte pasur me vëllain 3 orë para ngjarjes dhe tregon se më pas ka marrë telefonatën nga drejtori i burgut se ai është dërguar në spital për një vizitë mjekësore rutinë.
Lajmi për vdekjen e Adem Rusit u raportua nga mediat greke pak ditë më parë, të cilat bënë me dije se shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës ku ishte dërguar për kurim drejt burgut të Malandrinos. Por në një moment, 38-vjeçari pretendohet të ketë varur veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit të policisë, por ndërkohë që duhet të monitorohej gjithë kohën nga gardianët. Ngjarja ka nisur të hetohet, pasi nga autoritetet cilësohet si mjaft e dyshimtë.
GREQI– Boskieri me origjinë shqiptare Haris Kontogiorgis u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri teksa po futej në palestër. Mediat në vendin fqinj ...
KUKËS– Shqipëria ka pasur gjithmonë konkurrencë me Gjermaninë në aspekte të ndryshme, por tani kemi kaluar në përqëndrim më lokal! Shqipëria mesa duk...
ELBASAN – Reshjet e shumta që kanë përfshirë Qarkun e Elbasanit në 48 orët e fundit kanë sjellë mjaft probleme në disa prej akseve kryesore të zonës, ku r...
TIRANË – Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat ka bërë një pasqyrim të situatës së sotme në të gjitha akses kombëtare, si paso...
TURQI– 1.5 ton kanabis nga Shqipëria janë gjetur të fshehura në pyll, në Muglas! Operacioni i koduar “Operacioni i nderit”, ka nisur pas marrjes së inform...
SHKODËR– Banorët në Shkodër kanë ankesa për sa i përket rrugës e cila ndodhet pranë varrezave në Stom-Golem. Ata shprehen se gjendja në të cilën ndod...
DURRËS– Inspektorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë vijuar mbylljet e hyrje-daljeve të rrezikshme në Sukth të Durrësit. Kjo është kundërshtuar nga...