All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën Laschet-in?

21 Maj 2021, 14:08 Nga DOSJA
Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën Laschet-in?
All - Paragraf - 1

GJERMANI– Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si elektoratit gjerman, ashtu edhe botës. I drejtohej si Të Gjelbërve konkurentë në sondazhe, po ashtu përcaktonte ai linjën e politikës gjermane përballë ish-rivalëve brendapartiakë, si p.sh. Friedrich Merz-it.

CDU-ja, ndryshe nga Të Gjelbrit, nuk e ka paraqitur ende programin zgjedhor. Kështu që pozicionimet e Laschet-it në politikën e jashtme mund të shihen edhe si hapi i parë në programin zgjedhor të kësaj partie.

Në fjalën që mbajti në Fondacionin Konrad Adenauer, Armin Laschet-i u përqëndrua në temat që u interesojnë aktualisht gjermanëve në politikën e jashtme: në raportin e Gjermanisë me Bashkimin Evropian dhe botën pas pandemisë; në qëndrimin ndaj Rusisë dhe Kinës; në investimet ushtarake të Gjermanisë.

Si politikan i Realpolitikës, Laschet-i ndihet komod në këto tema edhe ndaj Të Gjelbërve, të cilët nuk janë të lirë nga kornizat ideologjike. Në politikën e jashtme ai ka mundësinë të jetë më i qartë se kandidatja e Gjelbër për kancelare, Analena Baerbock. Dhe se socialdemokratët, me kandidat për kancelar Olaf Scholz-in.

Në sondazhin e fundit të para tre ditëve të Institutit Insa, CDU/CSU-ja merr 25 përqind të votave, Të Gjelbrit 24%, ndërsa Socialdemokratët 16 %.

Rrethana të reja për politikën e jashtme gjermane

Laschet-i mbështet politikën e jashtme të kancelares Merkel, të zhvilluar më tej. Këtë politikë e mbështesin, në fakt, edhe shumica e gjermanëve. Por Lascheti shikon të nevojshme nisjen e një “dekade modernizimi” për Gjermaninë – që të ruajë aftësinë për veprim.

Ai evidentoi se kanë ndryshuar me themel kushtet për politikën e jashtme gjermane. Kjo ka të bëjë edhe me forcimin e Kinës. Lascheti e mbështet marrëveshjen e investimeve të BE me Kinën. Por Kinën ai e quajti njëkohësisht “konkurente, rivale dhe partnere”. Ky karakterizim është i ngjashëm me atë që kanë bërë së fundi për Kinën SHBA.

Qasje e re me instrumenta të rinj: një Këshill Kombëtar i Sigurisë

Rrethanave të reja Gjermania duhet t’u përgjigjet me një qasje të re. Kjo është e nevojshme që t’u rezistojë më mirë goditjeve shokuese nga jashtë, sulmeve kibernetike dhe krizave ekonomike.

Lascheti mendon se Gjermania duhet “të bëhet më strategjike”. Të hartojë strategji kombëtare, të cilat të miratohen nga një bazë e gjerë.

Nga njëra anë kjo do ta lejojë Gjermaninë të veprojë më shpejt, pasi me to do të parashikohen më mirë zhvillimet. Nga ana tjetër, me to do të bindet më mirë populli për angazhimet gjermane në botën e sotme, që është e ndryshme nga bota në të cilën është zhvilluar deri sot Gjermania. Si prioritet të parë ai përcaktoi ngritjen e një Këshilli Kombëtar të Sigurisë, që të jetë i vendosur në Zyrën Kancelarore.

Kandidati konservator për kancelar tha se “në momente vendimtare, vendi ynë ka nevojë për ekspertizën e gjithë qeverisë, duke përfshirë shërbimet e inteligjencës. Dhe të gjithë ata duhet të ulen në të njëjtën tavolinë”.

Ky këshill do të përcaktojë p.sh. se cilat janë krizat e mëdha që përvijohen dhe si duhet reaguar . Pjesëtarë të këshillit do të jenë aktorë të rëndësishëm, nga ekzekutivi, landet federale, shërbimet e inteligjencës. Këshilli do të zhvillojë një strategji kombëtare, të cilën do t’ia paraqëse edhe Bundestagut. Strategjia do të hartohet në vitin e parë të legjislaturës dhe do të rishikohet në vitin e tretë.

Gjermania ka aktualisht një Këshill Federal të Sigurisë. Por ai është i kufizuar në disa ministri dhe mblidhet vetëm për çështje të caktuara.

“Bërthama e Evropës” dhe investimet ushtarake

Armin Lascheti u shpreh qartë që Gjermania është një vend i fuqishëm. Dhe në përputhje me këtë duhet të shpenzojë dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, në mënyrë që Nato-ja të mbetet “në gjendje të veprojë”.

Ai thumboi Të Gjelbrit, kur tha se kush lëshon teza “të mjegullta” për këtë, nuk i plotëson kërkesat për kancelar. Kandidatja për kancelare e Të Gjelbërve, Analena Baerbock e ka quajtur “absurde” lidhjen e shpenzimeve ushtarake me Produktin Kombëtar Bruto. Ajo ka thënë se në rast fitoreje do të negociojë për këtë me Presidentin Biden. Kandidatja e Gjelbër kërkon „një kapitull të ri”. Si „kompensim të barrës në NATO” ajo përfytyron ngritjen e një “qëndre të mbrojtjes kibernetike”.

Kandidati konservator Laschet kërkon më tej edhe “një bërthamë të Evropës në politikën e jashtme”. Me këtë ka parasysh një grup vullnetar shtetesh të BE, që mund të mbështeten te Gjermania dhe Franca, të mbështeten në bashkëpunimin për të cilin janë dakorduar këto dy shtete në Traktatin e Ahenit.

Kjo bërthamë e Evropës mund të merret edhe me çështje armatimi dhe të politikës ushtarake. Kur t’i kërkojnë Gjermanisë mbështetje, ajo duhet ta ofrojë, tha Lascheti.

Qëndrimi ndaj Rusisë: konfirmim i politikës aktuale gjermane

Armin Lascheti tha se “nuk do të ndryshoj gjë, në politikën e deritashme gjermane ndaj Rusisë”. Sipas tij, në rastin e Ukrainës, formati i Normandisë pengoi që lufta të shpërthente gjerësisht.

Ai kujtoi se “Rusia është fqinjë e Evropës”, se është partnere në shumë çështje, si p.sh. në politikën e klimës. Por nga ana tjetër, tha se sanksionet kundër Rusisë janë “të justifikuara”, sepse “zhvendosja e kundraligjshme e kufijve” është “e papranueshme”. Pushtimin e Krimesë ai e quajti “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Si i tillë, ai “nuk duhet të njihet”nga Evropa dhe Gjermania. Qëndrimi gjerman “do të jetë solidar me Shtetet Baltike”, kur ato ndihen të kërcënuara nga Rusia.

Përsa i përket projektit të gazsjellësit Nord Stream 2, që do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani dhe në Evropë, Lascheti shprehu mbështetjen e tij. Ai tha se e quan “të drejtë qëndrimin e qeverisë gjermane, që ia dha të gjitha licensat projektit.” Por, pranoi se duhet shtruar pyetja se “cilat janë pasojat gjeopolitike (të projektit) ndaj Ukrainës?” Ai kërkoi që “ne të sigurohemi, që Ukraina të mos ndëshkohet”.

Të Gjelbrit e kundërshtojnë prerë Nord Stream 2. Ata kanë deklaruar se po të vijnë në pushtet do të kërkojnë moratorium për këtë projekt në prag të përfundimit. Rezervat e tyre ushqehen nga shqetësimi për klimën, si edhe nga pasojat gjeopolitike të projektit.

Një evropian emocional

Armin Lascheti është një politikan më emocional për Evropën. Si qeveria aktuale edhe ai e mbron multilateralizmin. Ai ka shprehur disa herë gatishmërinë për të rishqyrtuar idetë e francezëve për Evropën.

Kandidati për kancelar tha se hyrja në borxhe, e të gjitha shteteve të BE për të ndihmuar shtetet më të goditura nga Covid-19, ishte një hap epokal. E quajti „hap të duhur” Fondin e Rindërtimit të dalë nga iniciativa e Merkelit dhe e Macronit. Por pa ekuivoke ai e kundërshtoi me një “jo” idenë franceze, për ta kthyer instrumentin e borxheve të përbashkëta në një instrument të përhershëm të Bashkimit Evropian.

Lascheti kujtoi se „gjermanët janë më të fortë, kur janë edhe të tjerë të fortë”. Në Gjermani janë të ndërgjegjshëm, për një element themelor: “se tregu i përbashkët mund të funksionojë vetëm kur janë të fortë edhe Spanja, edhe Greqia, edhe Portugalia, Italia dhe Franca”.

Prandaj, për kandidatin e CDU-së për kancelar, Fondi i Rindërtimit duhet të mbushet me jetë, në gjashtë vitet e ardhshme: “për të nxitur një dinamikë të re”, “jo për të mbyllur boshllëqe diku”.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armin lashet berthama e evropes evropa gjermania kina laschet merkel nato rusia armin lashet berthama e evropes evropa gjermania kina laschet merkel nato rusia

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë