LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut në zemër të takimit Biden-Moon, pritet arritja e objektivit për çarmatosjen bërthamore të gadishullit Kor

21 Maj 2021, 13:29 Nga DOSJA
Koreja e Veriut në zemër të takimit Biden-Moon, pritet arritja e

SHBA– Presidenti Joe Biden takohet sot me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in. Moon është udhëheqësi i dytë botëror që do të pritet në Shtëpinë e Bardhë që nga fillimi i mandatit të Presidentit Biden. Pritet që kjo të jetë vizita e tij e fundit në Shtetet e Bashkuara si kreu i shtetit për Korenë e Jugut dhe mundësia e fundit për të përmbushur disa nga zotimet që pat bërë për mandatin e tij.

Dy udhëheqësit takohen vetëm pak javë pasi administrata e Presidentit Biden finalizoi strategjinë e saj ndaj Koresë së Veriut, duke sinjalizuar largim nga polikat e ndjekura nga administrata e mëparshme dhe duke njoftuar si parim “një qëndrim të kalibruar, praktik” ndaj regjimit komunist koreano-verior, siç e prezantoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ky ndryshim në retorikë përbën zhvendosje nga strategjia e Presidentit Obama për “durim strategjik”. Administrata aktuale nuk ka premtuar ndonjë marrëveshje domethënëse, por duket e prirur për një qëndrim të ekuilibruar, thotë analistja e Qendrës Wilson në Uashington, Jean Lee.

“Kur përdoret retorika e zjarrtë, Koreja e Veriut e shfrytëzon si justifikim për të bërë prova me armatime. Sa herë bëjnë prova të tilla, arsenali i tyre zgjerohet. Qëndrimi i ekuilibruar që po përcjell si parim administrata e Presidentit Biden synon të shmangë shkallëzimin e tensioneve që u vunë re në fazat e para të administratës së Presidentit Trump,” thotë analistja.

Presidenti koreano-jugor Moon e ka përshëndetur këtë strategji që nuk përcakton objektiva të ngurta. Në një fjalim televiziv drejtuar vendit në katër vjetorin e ardhjes në post, ai bëri thirrje për hapa drejt rifillimit të dialogut mes dy Koreve dhe u zotua të bëjë ç’është e mundur “për të filluar numërimin e orëve drejt arritjes së paqes”.

“Do ta konsideroj vitin që më mbetet në detyrë si mundësinë e fundit për të avancuar nga një paqe e papërfunduar drejt një paqeje të pakthyeshme,” tha zoti Moon.

Pritet që Koreja e Veriut të jetë ndër temat kryesore në takimin e së premtes. Megjithëse dy udhëheqësit janë zotuar të punojnë së bashku drejt arritjes së objektivit për çarmatosjen bërthamore të gadishullit Korean, ekspertët thonë se strategjia e punës me etapa që po ndjek administrata aktuale amerikane mund të mos jetë e mjaftueshme për arritjen e objektivave të Presidentit Moon për të vënë në zbatim një marrëveshje për paqe.

Por analistët pohojnë se megjithë këto dallime në strategji, aleanca mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut mbetet një përparësi kryesore për të dyja vendet.

Vizita e Presidentit Moon Jae-in shënon takimin e dytë të Presidentit Biden me një kryetar shteti në Shtëpinë e Bardhë që nga fillimi i mandatit në janar. Ai priti në prill një tjetër udhëheqës aziatik, Kreyministrin e Japonisë, Yoshihide Suga.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden moon jae-in joe biden moon jae-in

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen