LIVE UPDATES
Bota

Cila është e vërteta? OBSH: Ekipi hetimor përgatitet të nxjerrë raportin për origjinën e COVID-it

5 Mars 2021, 21:41 Nga DOSJA
Cila është e vërteta? OBSH: Ekipi hetimor përgatitet të

Hetuesit që zhvilluan inspektime në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavirusit, do të nxjerrin në mes të marsit një raport me përfundimet e tyre, tha të premten një zyrtar i OBSH-së.

Peter Ben Embarek, i cili udhëhoqi misionin, sqaroi në konferencën e rregullt për shtyp të organizatës se nuk do të nxirrej një raport paraprak, siç ishte premtuar më parë.

“Për sqarim, kurrë nuk kishim plane për të nxjerrë një raport paraprak. Shpresonim të nxirrnim një përmbledhje të raportit, por drejtori i përgjithshëm i OBSH-së do të marrë në të ardhmen e afërt raportin tonë me rekomandime,” tha zoti Embarek.

Gazeta Wall Street Journal njoftoi të enjten se ekipi i OBSH-së kishte vendosur të mos nxirrte raport paraprak “ndërkohë që po rriten tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit”. Një tjetër grup me shkencëtarë ndërkombëtarë i ka bërë thirrje OBSH-së të zhvillojë një hetim të ri për origjinën e virusit.

Shkencëtarët thanë përmes një letre të enjten se ekipi i OBSH-së “nuk kishte mandatin, pavarësinë, ose qasjen e nevojshme për të përmbushur një hetim pa kufizime”.

Shkencëtarët shtojnë në letër se hetuesit e OBSH-së në Kinë shoqëroheshin nga homologë kinezë. Për herë të parë koronavirusi u zbulua në qytetin kinez të Wuhanit në dhjetor 2019.

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngulte pa ofruar prova se koronavirusi kishte dalë nga një laborator në Wuhan dhe ishte përhapur në popullatë. Një ekip me ekspertë ndërkombëtarë filloi një hetim katër javor në Wuhan në janar, të cilin e përmbylli muajin e kaluar.

Ndërkaq, Administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat nxori të enjten një paralajmërim për pajisjet që përdoren për të kontrolluar temperaturën e individit, si mënyrë për t’u siguruar se nuk ka COVID.

Autoriteti federal thotë se “përdorimi i gabuar i këtyre sistemeve mund të rezultojë në temperaturën e gabuar si rezultat i disa faktorëve”. Agjencia thotë se u kishte dërguar kompanive një numër letrash për t’i paralajmëruar se kanë nxjerrë në shitje pajisje “të pamiratuara, të pakontrolluara për matjen e temperaturës”.

Ndërkaq, gazeta Guardian thotë se situata në Papua Nju Gini është kritike. Spitalet në këtë vend të Paqësorit kanë mbetur pa fonde dhe “po mbyllin dyert” si rezultat i shtimit të numrit të pacientëve.

Në Okland të Zelandës së Re autoritetet pritet të zbusin masat kufizueze të dielën, pasi të premten nuk pati raste të reja të identifikuara me COVID. Pritet që edhe pjesa tjetër e vendit të zbusë së shpejti masat kufizuese.

Universiteti Johns Hopkins njoftoi të premten se deri tani janë identifikuar afro 115.8 milionë raste me koronavirus në shkallë globale. Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të lartë të infektimeve me afro 29 milionë raste pozitive, pasuar nga India me afro 11.2 milionë dhe Brazili me 10.8 milionë.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota obsh peter ben embarek obsh peter ben embarek

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj