Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Shtëpia e Bardhë jep SHPRESË: Të tria vaksinat e miratuara, të efektshme, të padëmshme
5 Mars 2021, 21:35Nga DOSJA
SHBA- Ekipi i Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj COVID-it tha të premten se të gjitha vaksinat e miratuara kundër koronavirusit janë të efektshme dhe të parrezikshme dhe u bëri thirrje amerikanëve të bëjnë cilëndo vaksinë që u ofrohet në klinikën e tyre. Reagimi pason komentin e kryebashkiakut të Detroitit i cili u shpreh se nuk do vaksinën e prodhuar nga Johnson & Johnson dhe e kishte mohuar ofertën për një sasi të kësaj vaksine për përdorim në qytetin e tij.
Të enjten në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku Mike Duggan tha se nuk e kishte pranuar kontigjentin e vaksinave Johnson & Johnson, duke shtuar se megjithëse është vaksinë e mirë, ai besonte se vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Modernas janë më të mira dhe ai donte “më të mirën” për banorët e Detroitit.
Në konferencën për shtyp të premten, këshilltari për koronavirusin Andy Slavitt tha se Shtëpia e Bardhë kishte kontaktuar kryebashkiakun dhe se kishte pasur një keqkuptim dhe zoti Duggan nuk kishte synuar të refuzonte vaksinat. “Në fakt, ai i pret vaksinat e Johnson & Johnson me entuziazëm”.
Dr. Anthony Fauci përsëriti se të tria vaksinat janë “jashtëzakonisht” efektive për parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes si dhe vdekjet. Ai këshilloi amerikanët të bëjnë cilëndo vaksinë u ofrohet, sepse është me rëndësi që të vaksinohen.
Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky tha se shpreson se agjencia do të nxjerrë udhëzimet zyrtare për ata që janë vaksinuar. Ajo tha se e kupton që njerëzit mezi presin të dinë se çfarë u lejohet të bëjnë, por qendra do të sigurohet se po jep këshillat e duhura.
Udhëzimet e qendrës do t’u përgjigjen një numër pyetjesh lidhur me aktivitetet që mund të bëjnë të vaksinuarit, si vënia apo jo e maskës, lëvizja me avion ose frekuentimi i restoranteve.
Më shumë se 54 milionë njerëz në SHBA kanë bërë deri tani 1 dozë vaksine, ndërsa më shumë se 27 milionë vetë janë të vaksinuar plotësisht.
Marrë nga: VOA
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SERBI- 500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi.Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçi&cc...
TIRANË– Sot bëhen 23 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të v...
MAQEDONIA E VERIUT- Dy shqiptarë të moshave 24 dhe 28 vjeç të identifikuar si Burim Vardari dhe Afrim Berisha janë ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 2...
KOSOVË- Ish-i dërguari i administratës së Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të shpërndajnë vizat. ...
MYANMAR- YouTube ka bllokuar 5 llogari në të, të drejtuara nga ushtria e Myanmarit. BBC shkruan se, kjo gjë ka ndodhur për shkak të grushtit të shtetit që po nd...
MARS- Makineria e anijes kozmike, Rover Perseverance ka bërë ditën e sotme një xhiro rreth planetit Mars. BBC ka publikuar disa nga fotot ku shihen gjurmët dhe ...
SUEDI- Katër shkencëtarë që zbuluan disa shkaqe që shkakton migrenën, kanë fituar çmimin më të madh për neuroshkencën në botë, 1.1 milion £. The Guardian...
GJERMANI- Disa media në Gjermani raportojnë se emigrantët e minoritetet sëmuren më dendur me Covid-19. Mjekë të tjerë i quajnë këto deklarata raciste. Ndërsa di...