LIVE UPDATES
Politike

Cila është gjëja që ju shqetëson më shumë në Shqipëri? Ambasadorja Kim ngre zërin: Luftoni!

12 Maj 2022, 19:56 Nga DOSJA
Cila është gjëja që ju shqetëson më shumë

E pyetur se cila është gjëja që e shqetëson më shumë nga realiteti shqiptar dhe cila është gjëja që i pëlqen më shumë, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi në “Open” në News24 se “ne jemi krenarë dhe na bën shumë përshtypje ajo që shqiptarët kanë arritur, sidomos në 35 vitet e fundit”.

Ajo tha se ka disa të cilët duan të dorëzohen, të cilët do të thonë se asgjë nuk ka ndryshuar, por se ata janë gabim dhe po përpiqen t’ju vrasin shpresën dhe të ardhmen tuaj. “Dhe ju nuk duhet ta pranoni këtë”, theksoi ambasadorja Kim.

Eni Vasili: Ndoshta nga gjithë eksperienca që keni parë në Shqipëri, cila është gjëja që ju shqetëson më shumë nga realiteti shqiptar dhe cila është gjëja që ju pëlqen më shumë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ajo që kam vënë re, sidomos këto ditë, është se shqiptarët nuk kanë një imazh të saktë, të përditësuar të vetes së tyre. Mendoj se kur flas me shqiptarët, ju përshkruani vendin tuaj dhe njerëzit tuaj në mënyra të cilat sipas meje tregojnë se ju e shihni veten tuaj nëpërmjet një pasqyre që është e njollosur. Ndaj, si një mike, më lejoni t’ju them çfarë shohim ne: ne shohim një popull i cili është jashtëzakonisht punëtor, të cilët kanë këmbëngulur, të cilët kanë vuajtur, ata kanë vuajtur, 45 vjet diktaturë komuniste të paraprirë nga 500 vjet pushtim nga një perandori. Ne jemi krenarë dhe na bën shumë përshtypje ajo që shqiptarët kanë arritur, sidomos në 35 vitet e fundit. Ju hodhët tutje vargonjtë e diktaturës komuniste. Sfidat mbeten, natyrisht, dhe vendi juaj mund të jetë shumë më tepër se sa është, por mendoni për gjithçka që keni arritur. Mendoni, edhe një here, faktin që jeni anëtare e NATO-s; do të bëheni, do të bëheni anëtare e BE-së dhe çdo shtet anëtar e pranon se populli shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë bërë ndryshimet e nevojshme për të qenë anëtare e plotë e BE-së. Ju keni qenë Kryesuese e OSBE-së, një prej organizatave më të rëndësishme të sigurisë në të gjithë Europën. Ju tani uleni, fizikisht, në krahun tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke drejtuar përgjigjen botërore ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo është një çështje themelore, një sfidë e cila do të ketë pasojat e saj jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën, në çfarë bote jetojmë, çfarë rregullash vendosen, çfarë sjelljeje tolerohet, kush do të mbahet përgjegjës, si do të mbahen përgjegjës. Përfaqësuesi juaj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së po bën një punë të mrekullueshme në përfaqësimin e vendit tuaj. Ne jemi shumë krenarë. Kur ne shohim këtë vend, ne shohim një vend plot potencial, ne shohim një vend ku kompani si Bechtel, Exxon, Excelerate dhe shumë kompani të tjera duan të jenë këtu. Dhe kjo, jo vetëm sepse kemi një lidhje emocionale. Kompanitë bëjnë llogaritë se ku do të shkojnë për të gjetur forcën më të mirë punëtore dhe kushtet më të mira për fitime, apo jo? Dhe kur ato shohin Shqipërinë, ato shohin një vend ku qartazi ka një forcë punëtore të arsimuar dhe të aftë. Shpresoj që edhe pjesa tjetër e vendit ta kuptojë këtë. Uroj që shqiptarët të vazhdojnë të kenë shpresë sepse edhe ne e kemi atë tek ju.

E di që ka disa të cilët duan të dorëzohen, të cilët do të thonë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ata hiqen sikur reforma në drejtësi ka dështuar. Ata pretendojnë se çdo gjë në Shqipëri është e tmerrshme. Ata pretendojnë se bota nuk mendon shumë për Shqipërinë. Ata janë gabim. Ata e kanë gabim. Ata po ju shpërqendrojnë dhe ajo që po përpiqen të bëjnë është që t’ju vrasin shpresën tuaj. Po përpiqen t’ju vrasin të ardhmen tuaj. Dhe ju nuk duhet ta pranoni këtë. Ju duhet të luftoni. Ju duhet ta mbani shpresën tuaj. Duhet të kujtoni se cilët jeni – kjo është toka e Skënderbeut. Këmbëngulni! Luftoni!

Marrë nga BalkanWeb

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni