E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, 24-vjeçari Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arian Ndoja, i cili mbeti i plagosur në atentatin e një jave më parë te Mbikalimi i Shkozetit në Durrës.
Kur të gjithë menduan se ishte më mirë, madje kishte një lloj shprese që t’i shpëtonte edhe paralizës, papritur gjendja e tij është përkeqësuar.
Mbrëmjen e së mërkurës, ai kishte dalë nga reanimacioni dhe ishte shtruar në pavijon. Miqtë dhe familjarët e tij po diskutonin me mjekët se sa mundësi kishte që të ecte sërish, pasi një plumb i kishte prekur shtyllën kurrizore.
Ndërsa dje gjendja e Andi Malokut është përkeqësuar. Burime nga Spitali i Traumës thanë se 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe menjëherë është dërguar në reanimacion, ku është mbajtur për dy orë në terapi intensive.
Mjekët dyshuan për një tromboemboli. Plumbat i kishin dëmtuar të dyja anët e mushkërive dhe dyshohet se për këtë arsye kanë nisur edhe komplikacionet pasditen e djeshme. “Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë!”, këto kanë qenë fjalët e fundit në spital të 24-vjeçarit, teksa po e dërgonin për të kryer një skaner.
SHOFERI I PROKURORIT
Në atentatin e javës së kaluar, më i pafajshmi në të gjithë historinë ishte pikërisht personi që drejtonte makinën, Andi Maloku. Me një devijim të timonit, ai duket se i shpëtoi jetën shefit të tij, prokurorit Arian Ndoja, por edhe personit që ndodhej në sediljen e pasme, Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”.
Ndërsa vetë u plagos më rëndë e për pasojë ndërroi jetë dje në Spitalin e Traumës, ku ishte transportuar ditën e ngjarjes. Në njoftimin zyrtar për ngjarjen, Policia tha se Andi Maloku është 30 vjeç, kur, në fakt, ai ende nuk i kishte mbushur 24 vjeç. Më 30 nëntor kishte ditëlindjen, që nuk e arriti dot.
Burimet thanë pas atentatit se ai kishte qenë dikur efektiv Policie në Krujë, por, në fakt, Andi Maloku nuk kishte punuar asnjë ditë në Polici. Kishte zgjedhur të punonte si shofer i prokurorit Ndoja, me një rrogë modeste 30 mijë lekë të rinj, punë që për të rezultoi fatale.
Marrë nga Panorama
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI– Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane pasi akuzohet se shfrytëzonte të reja nga Shqipëria për prostitucion. Shqiptari ...
Tiranë- Nga Policia është arrestuar një person dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se goditën me sende të forta 4 punonjës të IKMT-së dhe një e...
TIRANË– I vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit prokurorit të Durrësit Arjan Ndojës, Redjan Rraja ka kërkuar lirinë. Pasi Gjykata e Krimeve të Rë...
SPANJË– Një muaj pas arrestimit të grupit të shqiptarëve që vodhën shtëpitë e yjeve të futbollit spanjoll, një tjetër grup shqiptarësh kthehet në lajmin e ...
Tiranë- Ditën e sotme nën/drejtori i Përgjithshëm SHÇBA-së Adriatik Ago ka dalë para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Në seancën e sotme pa praninë ...
Shkodër- Partia Demokratike e Shkodrës ka denoncuar mosdhënien e rrogave për mësuesit e këtij qarku, pavarësisht se në qytete të tjera tashmë problemi është zgj...
TIRANË– Ditën e djeshme në spitalin e Traumës ndërroi jetë shoferi i prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Andi Maloku. Në rrjetet e tij sociale, miq dhe fam...
TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur sot një grup që falsifikonte dokumentet, vula e stamta të insticioneve të ndryshme vendase e të huaja. Sipas një njopf...
ITALI- Alvin Berisha tashmë është në Itali, dhe është takuar me babanë e tij. Nga aeroporti i Romës autoritetet italine kanë dhënë një konferencë për mediat, ku...
Tiranë- Me sukses ka kaluar Vettingun ditën e sotme gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Daniela Shirka. Ajo u konfirmua në detyrë gjyqt...