LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimet “e frikshme” të energjisë në tregun e lirë, në nëntor arriti 38.73 lekë/kwh

6 Janar 2022, 06:28 Nga DOSJA

TIRANË – Çmimet e energjisë në tregun e lirë kanë arritur nivele rekord të larta të pa imagjinuara ndonjëherë për bizneset por edhe kompanitë publike të sektorit. Në muajin nëntor të vitit të shkuar, çmimi i një kilovat/orë ishte 38.73 lekë. Të paktën kjo është tarifa me të cilën Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) furnizoi kompanitë që kanë detyrimin e daljes në tregun e lirë (të lidhura në 35 kilovolt) dhe që nuk kanë gjetur furnizues. Bëhet fjalë kryesisht për kompani publikE që ofrojnë shërbime të rëndësishme dhe për të cilat FMF është e detyruar që t’i mbajë në rrjetin e saj por duke u faturuar çmime tregu.

Çmimet me të cilat po blihet energjia sot janë të paktën 3-4 herë më të larta se çmimet me të cilat furnizohen si bizneset në tregun e lirë edhe ato që janë në tregun e rregulluar. Aktualisht në tregun e lirë janë subjektet, që kanë tensionin 110 kv dhe që kanë shkëputur shumë vite më parë ndërkohë që nga viti 2018 në këtë treg janë bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt.

Bizneset e radhës, që do të përballen me çmime të larta, janë ata të lidhur në tension të mesëm për të cilët qeveria vendosi shtyrjen e liberalizimit deri në qershor në mënyrë që t’i mbrojë ata ndaj çmimeve të larta. Vetëm pak ditë më parë gjatë një tryeze mes Ministrisë dhe bizneseve u nënvizua se çmimet e larta do të falimentonin bizneset vendase nëse do të liheshin në treg të lirë nga janari sikurse ishte lajmëruar.

Qeveria vendosi që deri në qershor bizneset e lidhur në tension 20,10,6 kv të furnizohen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) me një çmim më të ulët sesa ai i tregut të lirë, por më i lartë gjithsesi se tregu i rregulluar. Modeli që do të funksionojë sipas OSHEE është shkrirja e çmimit me të cilin sigurohet energji nga KESH për këtë grup bizneset së bashku me çmimin me të cilën sigurohet diferenca në tregun e lirë. Kjo sipas përfaqësuesve të OSHEE do të japë një çmim prej 18-22 lekë/kwh, që është sa gjysma e atij me të cilin energjia u sigurua në nëntor.

Nëse çmimet do të kenë ulje atëherë pas qershorit qeveria do të vijojë negociatat me bizneset për të vijuar me liberalizimin dhe daljen përfundimtare të këtyre bizneseve në treg. Nëse këta të fundit nuk gjejnë furnizues atëherë FMF do të sigurojë energjinë edhe për ta përmes një tarife që është miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe që përfshin në të koston e energjisë së blerë në treg, kostot operative për procesin, tarifën e shpërndarjes si dhe një mazh minimal fitimi. Në çdo rast aplikimi i kësaj formule ka në thelb dekurajimin e bizneseve për të qëndruar tek kompania publike duke tentuar gjetjen e furnizuesve privatë. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet çmimet e energjisë enti rregullator i energjisë çmimet e energjisë enti rregullator i energjisë


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj