Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Destabilizoi vendin! SHBA sanksione ndaj Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve në Bosnjë
5 Janar 2022, 15:30Nga DOSJA
SARAJEVË – SHBA ka vendosur sanksione ndaj liderit të minoritetit serb të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik. Departamenti i Thesarit Amerikan ka komunikuar sot vendimin që Dodik të shpallet “non grata” nga SHBA për shkak se është i korruptuar dhe ka cënuar stabilitetin e rendin demokratik në Bosnje me deklaratat dhe sjelljet e tij të rrezikshme.
“Sot, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit të SHBA-së përjashtoi Milorad Dodik, i cili është anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, si dhe entitetit të tij “Alternativa Televizija” në përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive dhe kërcënimit të vazhdueshëm për stabilitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës”, shkruhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.
Today, OFAC designated Milorad Dodik, a member of the Presidency of Bosnia and Herzegovina, & an associated media platform in response to Dodik’s corrupt activities & continued threats to the stability & territorial integrity of Bosnia and Herzegovina.https://t.co/K5kyV0cP8F
Dodik ka deklaruar për një kohë të gjatë se shteti i Bosnjes është një dështim duke hedhur poshtë Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995 kur u vendos themelimi e shtetit federativ boshnjak. Në fund të vitit të kaluar, ai kërcënoi Perëndimin se do të tërhiqte Republikën Serbe të Bosnjes dhe trupat serbe nga shteti federativ dhe ushtria boshnjake. Europa dhe SHBA akuzuan liderin e serbëve të Bosnjes se po kërcënonte ta dërgonte vendin në luftë. Shteti amerikan ndërhyri nëpërmjet përfaqësuesit të tij në Ballkanin Perëndimor dhe Euroazi Gabriel Eskobar. Ky i fundit u takua me përfaqësuesit e 3 komuniteteve boshnjake, kroate dhe serbe të Bosnjes duke arritur të çtensiononte situatën.
Megjithatë, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi në qershor se në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe minimit të demokracisë, SHBA do të zbatojë sanksione ndaj politikanëve dhe ish-politikanëve në të gjithë botën. Në fund të vitit të kaluar, disa biznesmenë serbë u shpallën “non grata” për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsion.
TIRANË – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor publikoi mënyrat për të aplikuar online për rezervimin e orarit të kryerjes së ko...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publukuar një video teksa shihet një njeri që po heq simbolet e FRPD-së, nga selia blu. Me anë të një postimi në F...
TIRANË- Lidhur me rastin e zonjës Ana Gjokola, avokati i ish-bashkëshortit, Idajet Beqiri, thotë për emisionin “Stop”, se nëna i ka braktisur fëmijët edhe ...
TIRANË– 4 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar j...
TIRANË- Ana Gjokola nga Berlini solli shqetësimin e saj në redaksinë e Stop” në lidhje me një proces divorci të bërë në Tiranë, sipas të cilit 3 fëmijët i ...